GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Sula: Qeveria vendosi të mos u njohë mësuesve më shumë se 20 vite punë

13:28 - 25/05/24
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Sula: Qeveria vendosi të mos u njohë mësuesve më shumë se 20 vite punë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Selia blu dënoi sot me forcë, “agresionin” siç e cilësoi, që Ministria e Arsimit dhe Sportit ka ndërmarrë ndaj profesionit të mësuesit.

Lili Sula, shefe e departamentit të Arsimit në këtë parti, doli me një deklaratë pas udhëzimit më të fundit nga qeveria lidhur me profesionin e arsimtarit.

Deklarata:

Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit nr. 8, datë  03.05.2024 ‘Për procedurat e pranimit, të pezullimit dhe të largimit të mësuesit nga një vend pune, si dhe administrimit të portalit ‘Mësues për Shqipërinë’, – tha Sula, – është shprehje e flagrante e politizimit të sistemit të punësimit;  e centralizimit të procedurave të punësimit; e mungesës së përgjegjësisë dhe respektit për punën dhe karrierën e mësuesve.

Sipas këtij vendimi, mësuesit  i njihen vetëm 20 vite punë, pra deri në moshën 42-43 vjeç dhe pas këtyre viteve mësuesi nuk merr më asnjë vlerësim kur garon për ushtrimin e profesionit– duke u mohohuar kështu përvoja e punës- tregues vendimtar në punësime dhe vlerësime profesionale ndërkombëtare, duke u vendosur në pozita diskriminuese ndaj kolegëve të tyre më të rinj që kanë më pak vite në profesion.

Kreu V, pika 14 godet rëndë të drejtën e ushtrimit të profesionit të mësuesit edhe pse e ka fituar një herë. ‘Mësuesit që rezultojnë pa ngarkesë mësimore dhe mbeten të pasistemuar si pasojë e mungesës së vendeve të lira u ndërpritet marrëdhënia e punës me të drejtën e konkurrimit sipas këtij udhëzimi’.

Udhëzimi, nga njëra anë përligj dështimin e Rilindjes në arsimin parauniversitar, mbylljen e klasave dhe shkollave për shkak të shpopullimit dhe nga ana tjetër, shantazhon dhe mban në presion mësuesit sepse atyre u lidhen kontratat të përkohshme pune dhe janë të detyruar të konkurojnë çdo vit për shkak të rënies së thellë të numrit të nxënësve.

Është antiligjore që të drejtën e ushtrimit të profesionit të fituar tashmë– të mos ta gëzosh dot për shkak të dështimit të sistemit, për shkak të dështimt të qeverisë dhe të detyrohesh të konkurosh përsëri.

Qeveria e Edi Ramës, menjëherë pas ardhjes në pushtet, në kundërshtim me interesin publik, bëri një seri ndryshimesh në aktet ligjore dhe nënligjore duke cenuar profesionin e mësuesit dhe vënien e marrëdhënieve të punës së tyre nën trysninë partiake të Rilindjes.

Krahas ndryshimeve në ligjin nr. 69/2012 ‘ Për sistemin arsimor parauniversitar’, Rilindja, gjatë periudhës 10 vjeçare të saj në pushtet, 2014-2024, ka ndryshuar 5 herë udhëzimin ‘Për procedurat e pranimit, pezullimit dhe të largimit nga puna të mësuesit’.

Udhëzimi nr. 35, I vitit 2014;

Udhëzimi nr. 38, I vitit 2015;

Udhëzimi nr. 13. I vitit 2019;

Udhëzimi nr. 12 I viit 2021 dhe së fundi

Udhëzimi nr.8 i vitit 2024,

Këto Udhëzime, që mbajnë firmën e të gjithë ministrave të Rilindjes, flasin për:

Trysninë politike, që Rilindja vijon të ushtrojë mbi mësuesit.

Braktisjen dhe paaftësinë e kësaj qeverie për të zhvilluar burimet më të rëndësishme të sistemit, sikurse janë Mësuesit.

Papërgjegjshmërinë e kësaj qeverie, në menaxhimin e shërbimit arsimor, gjendja e të cilit u raportua si katastrofike nga vlerësimet ndërkombëtare të Pisa 2022.

Mjerimin profesional të administratës së sistemit arsimor.

I bëjmë thirrje znj. Manastirliu të shfuqizojë vendimin nr 8, vendim që i vendos mësuesit në tabelën e qitjes të shantazhit e presionit, që godet dhe asgjëson të drejtat e fituara profesionale.

Miratimi i statusit të mësuesit me qëllim garantimin e statusit të tij ligjor, ekonomik, të marrëdhënieve të punës dhe zhvillimit të karrierës, është objektiv kryesor i Partisë Demokratike që do të shmangë kontratat e punës me afat dhe do t`u garantojë mësuesve që ushtrojnë me dinjitet profesionin më fisnik, atë të formimit të brezave e të qytetarëve të Shqipërisë.

Etiketa: mesuesqeveri

Lajme të lidhura

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren
Breaking Views

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

19:00 - 12/03/26
Para
Sonte finalja e madhe e Big Brother VIP 3!  Cili do të kurorëzohet fitues?

Sonte finalja e madhe e Big Brother VIP 3! Cili do të kurorëzohet fitues?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com