GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Sulm kibernetik ndaj FBI-së/ Hakerët pretendojnë se kanë vjedhur të dhënat mjekësore të mijëra agjentëve

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Hakerat sulmojnë edhe faqen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hakerët që kanë sulmuar sistemet e FBI-së pretendojnë se disponojnë të dhëna jashtëzakonisht të ndjeshme mjekësore të mijëra agjentëve specialë të institucionit amerikan. BBC ka parë mostra të dokumenteve mjekësore të vjedhura, të cilat lidhen me kontrollet e aftësisë për punë dhe përmbajnë të dhëna si rezultatet e analizave të gjakut dhe urinës, si dhe shënime të mjekëve për probleme shëndetësore, përfshirë raste alergjie ndaj frutave të detit dhe bananeve.

Dokumentet përmbajnë emrat e plotë dhe adresat e agjentëve, si dhe referenca për probleme të ndryshme shëndetësore, përfshirë “gjak në urinë” dhe “kolesterol të lartë”. Ekspertët paralajmërojnë se rrjedhja e të dhënave, e cila po hetohet nga FBI, mund t’i ekspozojë agjentët ndaj mashtrimeve, shantazheve dhe sulmeve të synuara, si dhe tu mundësojë kriminelëve të imitojnë zyrtarë të autoriteteve ligjzbatuese.

FBI nuk u është përgjigjur kërkesave për koment, por të mërkurën konfirmoi rrjedhjen e të dhënave dhe deklaroi se po heton intensivisht mënyrën se si ndodhi incidenti. Grupi i krimit kibernetik ShinyHunters njoftoi të hënën se kishte depërtuar në sistemet e FBI-së dhe publikoi detaje të sulmit në faqen e tij në darknet.

Grupi publikoi gjithashtu mostra të të dhënave që pretendon se janë vjedhur. Ato përmbajnë emra, adresa, numra telefoni, numra identifikimi, titujt e pozicioneve të punës, si dhe informacione lidhur me partnerët e punonjësve. Dokumentet duket se lidhen me mijëra agjentë, përfshirë edhe zëvendësdrejtorë të FBI-së.

Fillimisht u vlerësua se sulmi mund të kishte prekur rreth 38 mijë punonjës të FBI-së. Megjithatë, hakerët pretendojnë tashmë se numri mund të arrijë në 60 mijë punonjës aktualë dhe ish-punonjës të institucionit. Në mënyrë jo të zakonshme për sulme të këtij lloji, hakerët nuk po kërkojnë para.

Në vend të kësaj, ata kërkojnë tërheqjen e një deklarate të publikuar nga FBI në muajin maj, e cila, sipas pretendimit të tyre, i kishte fyer. Hakerët kanë paralajmëruar se do të publikojnë të gjithë bazën e të dhënave, nëse FBI nuk plotëson kërkesat e tyre. ShinyHunters është një grup ndërkombëtar hakerësh që vepron që prej vitit 2019 dhe është lidhur me një sërë sulmesh kibernetike në shkallë të gjerë.

 

Etiketa: FBIHakera

Lajme të lidhura

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Sekuestrohen  10 tonë kokainë, banda shqiptare kishte shënuar në pakot e drogës adresat e destinacionit
Aktualitet

Sekuestrohen 10 tonë kokainë, banda shqiptare kishte shënuar në pakot e drogës adresat e destinacionit

08:23 - 06/11/26
Para
U nisën drejt një destinacioni sekret, 150 influencues dhe gazetarë zbulojnë surprizën sapo mbërrijnë në Tiranë

U nisën drejt një destinacioni sekret, 150 influencues dhe gazetarë zbulojnë surprizën sapo mbërrijnë në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Seminari Ndërkombëtar i Trajnerëve të Portierëve/ Eksperienca e Milanit vjen në Shqipëri, Luigi Ragno i ftuar special i FSHF-së
Sport

Seminari Ndërkombëtar i Trajnerëve të Portierëve/ Eksperienca e Milanit vjen në Shqipëri, Luigi Ragno i ftuar special i FSHF-së

22:21 - 07/11/26

Federata e Futbollit do të organizojë më 23 nëntor 2026 edicionin e katërt të Seminarit Ndërkombëtar për Trajnerët e Portierëve,...

Lexo më shumë
SPAK regjistroi kallëzim penal për “Albanian Files”, Shehaj: Edi Rama është zyrtarisht në hetim! Askush nuk është më i paprekshëm në Shqipëri

SPAK regjistroi kallëzim penal për “Albanian Files”, Shehaj: Edi Rama është zyrtarisht në hetim! Askush nuk është më i paprekshëm në Shqipëri

21:58 - 07/11/26
Miqësoret e nëntorit/ Trajneri Bushi: Do të japim gjithçka, presim mbështetjen e tifozëve në të dyja ndeshjet

Miqësoret e nëntorit/ Trajneri Bushi: Do të japim gjithçka, presim mbështetjen e tifozëve në të dyja ndeshjet

21:46 - 07/11/26
Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë

Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë

21:29 - 07/11/26
Molotov dhe ujë me presion/ Reuters publikon pamjet e përplasjes së policisë me protestuesit

Molotov dhe ujë me presion/ Reuters publikon pamjet e përplasjes së policisë me protestuesit

21:08 - 07/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com