GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sulmet kibernetike, eksperti i sigurisë nga Kosova: Ka kohë që elefantin e kemi në dhomë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmet kibernetike, eksperti i sigurisë nga Kosova: Ka kohë që elefantin e kemi në dhomë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ekspert i Çështjeve të Sigurisë nga Kosova Agim Musliu i sheh sulmet kibernetike në Shqipëri si pjesë e luftës ruse dhe sulm nga i ashtuquajturi ‘Blloku i së keqes’ duke renditur disa shtete, aleate të Rusisë.

Musliu tha në “Open” në News24 se ka kohë që elefantin e kemi në dhomë dhe si vend në NATO, Shqipëria duhet të kishte një mbrojtje ekstra për sistemin.

“E shoh si vazhdimësi e luftës ruse në këtë pjesë të Ballkanit dhe të ashtuquajturit Bllokut të së keqes, të cilët janë të përkushtuar të ndërhyjnë në mënyra të ndryshme në atë që quhet luftë hibride. Në vazhdën e asaj ndodh dhe kjo. Ka një kohë që elefantin e kemi në dhomë, kush e sheh e sheh. Sulmet kibernetike, e ardhmja e sigurisë që duhet të mbrohet çdo institucion janë gjithmonë një hap përpara nga ata që duan të mbrohen. Shërbimi sekret i Kosovës ka njoftuar simotrën e saj në Shqipëri dhe në bashkëveprim me të kanë marrë masat për një atentat të mundur, në përgatitje për kryeministrin e Kosovën. Informacioni si i tillë është i vërtetë dhe zyrtar, se si ka dalë është jo zyrtar. Me rëndësi që atentati është parandaluar dhe komunikimi mes dy shërbimeve inteligjente është i duhur. Më habit fakti se Shqipëria është në NATO dhe duhet të ketë një mbrojtje ekstra të sistemit”, tha Musliu.

Por sa e rëndë është kjo që ka ndodhur? Ai tha se është agresion ndaj një shteti sovran. Më tej ai tregoi dhe hapat që do të ndiqte pas këtyre sulmeve.

“Mund ta quajmë individualisht si të duam, por ky është një agresion në një shtet sovran, në të dhënat e tij shtetërore që ruhen. Është lëshuar një armatë e tërë kundër sistemit në Shqipëri sepse është në NATO dhe nëpërmjet saj mund të ndërhyhet dhe aty. Bashkëpunimi mes institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë është në nivelin e duhur. Është e qartë që sistemi TIMS në Shqipëri nuk është mbrojtur në mënyrën e duhur, apo nuk është mbrojtur fare sepse të hysh aq lehtë. Unë çka do të kisha vepruar, hapi i parë tentativa e mospërhapjes së panikut në masë, kontrolli sa më shpejt i këtyre viruseve, pa marrë parasysh sa kushton do kisha kontraktuar një kompani nga jashtë. Hapi i tretë vendosja e një muri mbrojtës. E katërta të shkollohen njerëz adekuatë që të kemi kapacitetet e duhura. Me vetë faktin që dikush ka ndërhyrë në sistemin TIMS nuk është mbrojtur siç duhet, ose ka qenë sistem i vjetruar. Gojën e medias nuk mund ta mbyllim. A duhen ndërgjegjësuar mediat në Shqipëri për luftën hibride, them me plot gojën po. A duhet bashkëpunuar me qeverinë, po”, tha eksperti Musliu.

Etiketa: Agim Muslisulm kibernetik

Lajme të lidhura

E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet
Aktualitet

E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

22:20 - 14/11/26
Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset
Aktualitet

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

14:58 - 14/11/26
Spiropali publikon platformën: Të ndajmë partinë nga shteti, të garantojmë zgjedhje të lira dhe luftë kundër korrupsionit
Aktualitet

Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit, Blendi Klosi: Vazhdon të jetë anëtare e PS

14:43 - 14/11/26
Para
“S’do ketë ndarje të re territoriale”, Meta për bashkëpunimin me Berishën: Do bëhet çdo gjë që…

“S’do ketë ndarje të re territoriale”, Meta për bashkëpunimin me Berishën: Do bëhet çdo gjë që...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!
Breaking Views

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26

Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta gjatë fjalës së saj në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku...

Lexo më shumë
Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

22:50 - 14/11/26
Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

22:48 - 14/11/26
E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

22:20 - 14/11/26
Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

22:00 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com