GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Sulmet kibernetike, PD: Kjo vjen nga një qeveri që nxori në treg të dhënat personale të shqiptarëve

13:09 - 21/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Sulmet kibernetike, PD: Kjo vjen nga një qeveri që nxori në treg të dhënat personale të shqiptarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Siguria kibernetike në vend ka qenë fokusi i ditëve të fundit, pas sulmeve nga Irani që paralizuan disa sistem, ndër to edhe TIMS.

Sot, zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo në një deklaratë nga selia blu ka dënuar urdhrin e prokurorisë për të ndaluar publikimin në media të të dhënave të botuara nga hackerat.

Garo u shpreh se PD e dënon këtë akt anti-kushtetues të Edi Ramës si një përpjekje për të rikthyer censurën në Shqipëri.

“Kjo nuk është një përpjekje për të mbrojtur sigurinë kombëtare, por për të kyçur me 100 çelësa të palarat e kësaj qeverie, për zbardhjen e të cilave nuk mjaftojnë 30 gradët e lavatriçes së Belës”, u shpreh Garo.

Deklarata e plotë

Pas shpartallimit të plotë, në një akt agresioni, nga hackerat iranianë, të të gjithë infrastrukturës dixhitale, dhe nxjerres në treg të të gjithë të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë dhe të dhënave zyrtare sekrete të ‘shtetit të kashtës’ së Edi Ramës, Prokuroria e partisë, me urdhër policesk, ndalon mediat që të botojnë të dhënat e bëra publike anembanë.

Partia Demokratike e dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt anti-kushtetues, policesk dhe banditesk të Edi Ramës. Kjo është një përpjekje e shëmtuar për të rikthyer censurën në Shqipëri.

Kjo vjen nga një qeveri që, e ka ngritur me kohë sektorin e agjitacion-propagandës, të marrë hua nga mëma e vet ideologjike, Partia e Punës.

Kjo vjen nga një qeveri që, ende e ka në sirtarë një projektligj që e quan anti-shpifje, por nuk është asgjë më pak se përpjekja për të heshtur median dhe kufizuar kundërshtarët politikë.

Reagimi i fuqishëm i të gjitha organizatave botërore të medias, nga Brukseli në Uashington e dëshmon këtë.

Kjo vjen nga një qeveri që i dhunon, i bullizon, i kufizon dhe i con për riedukim gazetarët që guxojnë të bëjnë pyetje të papëlqyera për naltgjatësinë e tij që Enver Hoxhës i ka kopjuar jo vetëm huqet, por edhe kostumet.

Kjo vjen nga një qeveri që nxori në treg të dhënat personale të mbi 1 milion qytetarëve, numrat e ID-ve dhe pagat e tyre;

Kjo vjen nga një qeveri që nxori në shesh target e shtetasve shqiptarë duke i dhënë një databazë të çmuar organizatave kriminale;

Kjo pra, është qeveria që e nisi e para ‘deklasifikimin’ nëpërmjet hakerimit, dhe kjo nuk erdhi nga Irani, por nga zyrtarët e saj.

Duhet të theksojmë se deri më sot nuk ka asnjë përgjegjës dhe asnjë të dënuar për këto akte të ‘terrorizmit të brendshëm’ kundër privatësisë së qytetarëve.

Partia Demokratike shpreh mbështetjen e plotë për mediat, dhe iu bën thirrje gazetarëve, redaktorëve, botuesve dhe blogerëve, të refuzojnë me guxim çdo përpjekje te regjimit për të vendosur censurën, që karakterizon regjimet moniste, si ky i Edi Ramës.

Ne jemi në krah të tyre.

U bëjmë thirrje gjithashtu organizatave botërore të medias të reagojnë ndaj këtij hapi të radhës të Edi Ramës për penguar lirinë e shtypit dhe fjalën e lirë.

Opinionit publik i kërkojmë të mos bjerë në kurthin e propagandës qeveritare.

Kjo nuk është një përpjekje për të mbrojtur sigurinë kombëtare, por për të kyçur me 100 çelësa të palarat e kësaj qeverie, për zbardhjen e të cilave nuk mjaftojnë 30 gradët e lavatriçes së Belës.

Etiketa: Floriana GaroHacker

Lajme të lidhura

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26
Para
Meta: Rama si hakerat iranianë, nxorri të dhënat e 1 mln shqiptarëve për shantazh elektoral

“Dosje të rënda”/ Padia ndaj Metës për vjedhjen e floririt të Krrabës, avokati: Ka prova

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com