GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Sulmet ndaj Belind Këlliçit, Patozi: Është njësoj si të fusësh murgeshën në shtëpi publike

20:00 - 23/06/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kuvendi do të mblidhet”, Patozi: Pala vulëmbajtëse, nuk do e njoh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përmes një postimi në facebook, ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka reaguar në lidhje me sulmet që i janë bërë deputetit të PD-së, Belind Këlliçi. Patozi shkruan se sulmet i janë bërë Këlliçit nga pala të cilën ai ka mbështetur, për faktin e vetëm se është më normali në atë anormalitet që gjeneron aty. Sipas Patozit, Belindi nuk ka dashur apo nuk ka pasur mundësi që të tregojë ndonjë aftësi apo cen të veçantë deri tani, përveç pranimit pa vërtetim të revolucionit paqësor dhe të rikthimit të pluralizmit politik në Shqipëri.

“Të gjitha “krimet” e Belind Këlliçit. Më dhimbset shumë Belind Këlliçi, tek e shoh të goditur e të sulmuar nga të gjitha krahët, pikërisht prej asaj ane, ku ai vetë ka pritur që t’i vinin, në mos gradat, të paktën duartrokitjet. E marr me mend dhe habinë apo hutimin e tij, sidomos në fillim, por jam i sigurt se ai edhe tani është ende është i paqartë për arsyet e këtij rrebeshi të furishëm në mes të verës. Dhe pyetja është se çfarë ka bërë Belindi i shkretë që të meritojë kaq shumë vëmendje dhe armiqësi brenda llojit në një kohë kaq të shkurtër, në kushtet e një thatësire politike, kur foltores i nevojitej çdo kuakje bretkoce, prej çfarëdo pellgu që të vinte. Sepse mendoj që ajo nuk e ka luksin të zgjedhë në korin përherë e më të rralluar të dishepujve të saj. Belindi nuk ka dashur apo nuk ka pasur mundësi që të tregojë ndonjë aftësi apo cen të veçantë deri tani, përveç pranimit pa vërtetim të revolucionit paqësor dhe të rikthimit të pluralizmit politik në Shqipëri, si filozofi udhërrëfyese e foltores. Që do të thotë se nuk e akuzon sot për ndonjë gabim, për të cilin duhet të paguajë faturën, por edhe nuk mund t’i gjesh ndonjë vlerë të veçantë, që ta përfytyrosh qoftë edhe për një çast si udhëheqës të perspektivës” – shkruan Patozi.

Patozi e mbyll analizën me një shprehje thumbuese, duke thënë se është njësoj si të fusësh murgeshën në një shtëpi publike. Është e sigurt që do ta konsiderojnë në çast si më të përdalën dhe për pasojë edhe më të padëshirueshmen.

“Të paktën deri tani ai as nuk ka tradhtuar kënd, por ndoshta as i ka mbajtur kujt karrigen në parlament apo diku tjetër para se të ulet. Dhe mbi të gjitha mund të quhet si një politikan të ri, që ndoshta nuk i vjen mbarë të përdorë atë arsenalin e vrazhdë të retorikës politike për kundërshtarin e sidomos për armikun e brendshëm, që është edhe identiteti i formacionit, ku ai bën pjesë që nga fillimi. Dhe paradoksi është se pikërisht kjo CV politike gati e panjollë është kthyer në një hall shumë shqetësues për Belind Këlliçin. Sepse normaliteti kthehet në problem të madh, kur i gjithë ambienti është me dominancë anormale. Është njësoj si të fusësh murgeshën në një shtëpi publike. Është e sigurt që do ta konsiderojnë në çast si më të përdalën dhe për pasojë edhe më të padëshirueshmen” – shkruan Patozi në facebook.

 

Etiketa: Astrit PatoziBelind Kellicimurgeshashtepi publikesulmet

Lajme të lidhura

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist
Breaking Views

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26
Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku
Breaking Views

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku

20:46 - 01/04/26
Para
Mike Pence në kampin e muhaxhedinëve në Manzë: SHBA mbështet luftën për lirinë e Iranit

Mike Pence në kampin e muhaxhedinëve në Manzë: SHBA mbështet luftën për lirinë e Iranit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com