GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Sulmet raciste, reagon Infantino: FIFA qëndron pranë Vlahovic

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmet raciste, reagon Infantino: FIFA qëndron pranë Vlahovic
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Në futboll nuk ka vend për racizëm apo ndonjë formë tjetër diskriminimi.

Fyerja raciste e drejtuar nga tifozët ndaj sulmuesit të Juventusit, Dusan Vlahovic, gjatë ndeshjes së Serie A kundër Atalantës është absolutisht e papranueshme.

Ky nuk është një episod i izoluar dhe kërkoj nga organet kompetente që të sigurojnë aplikimin e sanksioneve të ashpra për t’iu kundërvënë episodeve të tilla”.

Presidenti i FIFA-s, Infantino, ndërhyn me një postim për rastin e thirrjeve fyese nga tifozët bergamaskë kundër sulmuesit të Juves gjatë ndeshjes kundër Atalantës.

“FIFA dhe unë qëndrojmë pranë Dushan Vlahovicit, si dhe çdo lojtari tjetër, trajner, zyrtari ndeshjeje, mbështetësi apo pjesëmarrësi në një ndeshje futbolli që ka përjetuar racizëm apo çdo formë tjetër diskriminimi.

Viktimat e këtyre abuzimeve duhet të mbështeten dhe përgjegjësit, ndëshkuar siç duhet nga autoritetet në çdo nivel”, shton Infantino.

“E ritheksoj gjithashtu apelin që kam bërë disa herë në të kaluarën që tifozët të mbajnë qëndrim dhe të heshtin racistët – përfundoi numri një i FIFA-s – Një herë e përgjithmonë: Jo racizmit. Jo çdo forme diskriminimi”.

“Ato të Gasperinit janë deklarata të bëra në fund të lojës që kanë ngjallur njëfarë hutimi, atëherë nëse e mendon për një moment, ndoshta edhe Gasperini do të korrigjonte diçka”- deklaroi Renzo Ulivieri për Radio Anch’io Sport në Rai Radio 1 duke iu përgjigjur atyre që e pyesin për një koment për dallimet e trajnerit të Atalantës për thirrjet raciste të tifozëve të Bergamos kundër Dushan Vlahovicit.

“Ndoshta po, nuk ishte gjë e mirë”. “Njëri se është i zi, tjetri se është cigan apo i verdhë: nuk mund ta kuptojë më – shton Ulivieri, pas çështjes Bergamo-Vlahovic – Ka nevojë për më shumë takime me tifozët, më shumë përballje: përndryshe marrim një rrugë që nuk të çon askund”.

Edhe kryebashkiaku i Bergamos, Giorgio Gori ndërhyri me një postim në Twitter: “Korret kundër Stankoviçit në Romë, kundër Lukakut në Torino, kundër Vlahovicit në Milano dhe Bergamo. Nuk janë thjesht ndonjë fyerje, është racizëm dhe është koha për t’i dhënë një ndëshkim. Unë nuk mund të duroj të shoh qytetin tim në gazeta për marrëzi si ajo e djeshmja. Bergamo është diçka tjetër dhe meriton diçka tjetër”.

 

Etiketa: Atalanta-Juventusgianni infantinoJuventusSportsulmet raciste

Lajme të lidhura

Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu
Sport

Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

09:57 - 11/09/26
Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt
Sport

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt

23:01 - 10/09/26
Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League
Sport

Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

22:39 - 10/09/26
Para
“Do i mësoni dora-dorës”, Berisha paralajmëron vendime kundër Alibeajt

Berisha-Meta më shumë hapësirë në TV, Alibeaj: Vepër e Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu
Aktualitet

Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

11:40 - 11/09/26

Qeveria e Edi Ramës ka reaguar për herë të parë pas akuzave të rënda që ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj se qeveria...

Lexo më shumë
SPAK merr nën hetim deputetin Luan Baçi, akuzohet për fshehje pasurie!

SPAK merr nën hetim deputetin Luan Baçi, akuzohet për fshehje pasurie!

11:34 - 11/09/26
“O hajdut!”/ Ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në SPAK, qytetarë e presin me protesta

“O hajdut!”/ Ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në SPAK, qytetarë e presin me protesta

11:11 - 11/09/26
Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

10:41 - 11/09/26
Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

10:11 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com