GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqiptarja plagos rëndë një grua në Greqi! Fik kamerat dhe zhduket, por më pas…

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqiptarja plagos rëndë një grua në Greqi! Fik kamerat dhe zhduket, por më pas…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në ishullin Rodos në Greqi, ku një punonjëse shtëpie është plagosur me thikë brenda banesës ku punonte. Viktima, 42 vjeçe, kujdesej për dy persona të paralizuar, kur në banesë hyri një e njohur e saj.

Sipas informacioneve, autorja 54-vjeçare, një emigrante shqiptare, e çoi gruan në kuzhinë pa ngritur dyshime dhe më pas e sulmoi papritur, duke e goditur katër herë me thikë. E plagosura ka marrë goditje në dorë, këmbë, kraharor dhe në anë të trupit.

Pas sulmit, 54-vjeçarja dyshohet se e mbylli viktimën në një dhomë, duke mos i lënë asnjë mundësi largimi.

E shpëtoi qetësia

Pavarësisht plagëve të rënda, 42-vjeçarja arriti të ruajë gjakftohtësinë dhe të njoftojë urgjencën. Ajo u transportua me ambulancë në spitalin e Rodosit, ku iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Preu kabllot e kamerave

Para se të largohej nga banesa, autorja, me origjinë shqiptare, dyshohet se preu kabllot e sistemit të kamerave për të shmangur regjistrimin e sulmit.

Megjithatë, disa orë më vonë ajo u paraqit vetë në Komisariatin e Ialyssos, ku edhe u arrestua. Sipas autoriteteve, e dyshuara ka histori problemesh të shëndetit mendor dhe më parë ka qenë e shtruar në klinikë psikiatrike.

Ngjarja po hetohet si tentativë për vrasje, ndërsa hetimet janë marrë në dorë nga strukturat përkatëse të policisë në Rodos.

Autoritetet po punojnë për të zbardhur motivet e sulmit, ndërsa rasti ka shkaktuar shqetësim në komunitetin lokal.

E dyshuara kishte shprehur më parë qëllimin për t’i dhënë fund jetës dhe ishte shtruar në një klinikë psikiatrike.

Gjendja mendore e të akuzuarës, e kombinuar me njohjen që ajo dyshohet se ka pasur me viktimën, janë pika mbi të cilat oficerët kompetentë po përpiqen të hedhin dritë, me qëllim rindërtimin e saktë si të motiveve ashtu edhe të renditjes kronologjike të ngjarjeve.

gijotina.com/

Etiketa: GreqiPlagosje

Lajme të lidhura

Të dielën ndërrohet ora, akrepat do të shkojnë 60 minuta pas
Aktualitet

Nesër rikthehet ora dimërore, akrepat zhvendosen 60 minuta pas

15:30 - 24/10/26
Osmani u bën thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë Koalicionin Shqiptar
Kosovë & Rajon

Osmani u bën thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë Koalicionin Shqiptar

15:15 - 24/10/26
Pse mungoi kryedemokrati Berisha në protestën e opozitës? Tabaku: Ishte zgjedhja e tij
Aktualitet

Pse mungoi kryedemokrati Berisha në protestën e opozitës? Tabaku: Ishte zgjedhja e tij

14:57 - 24/10/26
Para
Rrobaqepsja e Florenc Spahos: 1.6 miliard lekë uniformat e ILLYRIAN GUARD, ish-deputeti i mbyll gojën KPP-së

Rrobaqepsja e Florenc Spahos: 1.6 miliard lekë uniformat e ILLYRIAN GUARD, ish-deputeti i mbyll gojën KPP-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të dielën ndërrohet ora, akrepat do të shkojnë 60 minuta pas
Aktualitet

Nesër rikthehet ora dimërore, akrepat zhvendosen 60 minuta pas

15:30 - 24/10/26

Të dielën, më 25 tetor, do të rikthehet ora dimërore. Në orët e para të mëngjesit, akrepat do të zhvendosen...

Lexo më shumë
Osmani u bën thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë Koalicionin Shqiptar

Osmani u bën thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë Koalicionin Shqiptar

15:15 - 24/10/26
Pse mungoi kryedemokrati Berisha në protestën e opozitës? Tabaku: Ishte zgjedhja e tij

Pse mungoi kryedemokrati Berisha në protestën e opozitës? Tabaku: Ishte zgjedhja e tij

14:57 - 24/10/26
Protestuesit i vënë flakën koshave të mbeturinave pranë Ministrisë së Arsimit dhe hedhin gurë drejt policisë

Protestuesit i vënë flakën koshave të mbeturinave pranë Ministrisë së Arsimit dhe hedhin gurë drejt policisë

14:41 - 24/10/26
Studentët thirrje prindërve: Siç e hodhët ju diktatorin Hoxha, na ndihmoni ta hedhim edhe ne diktatorin Rama

Studentët thirrje prindërve: Siç e hodhët ju diktatorin Hoxha, na ndihmoni ta hedhim edhe ne diktatorin Rama

14:27 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com