GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Rrobaqepsja e Florenc Spahos: 1.6 miliard lekë uniformat e ILLYRIAN GUARD, ish-deputeti i mbyll gojën KPP-së

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha, Video
Kohë leximi: 5 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më 1 korrik 2025, Vojsava Zenelaj shleu taksat që i kishte lënë 2 vjet papaguar. Dy javë më pas u fut në një tender me vlerë 1,6 miliardë lekë dhe e fitoi! Ajo u qep kostume dhe uniforma policëve bashkiakë dhe punonjësve të Ujësjellësit të Tiranës, kështu që nuk ka kohë të paguajë detyrimet. Së fundmi, po merret me kostumet e Florenc Spahos që është bërë drejtor i ILLYRIAN GUARD.

Nuk dihet, nëse Vojsava i linte taksat pa paguar për neglizhencë, apo dikush tjetër që siguron “porositë” e pushtetit, ia menaxhon fitimet.

“Kërkesa për Heqje të Masës së Sigurimit të Detyrimit Tatimor ”, lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve lironte nga Barra Siguruese mbi Titujt e Pronësisë, tatimpaguesen “ Vojsava Zenelaj “ Person Fizik”.

Kjo masë ishte vendosur më 9 qershor 2023. Gjatë kësaj kohe, në shkelje të ligjit, Erion Veliaj, i jepte kontratat e veshjeve të Bashkisë Tiranë. Sqarojmë se nuk mund të marrësh pjesë në tendera, nëse nuk ke shlyer taksat!

Mbetet mister lidhja e saj e biznesit me kryebashkiakun Veliaj, i cili i ka dhënë 12 kontrata duke e favorizuar në tendera.

Ndërkohë, që Veliaj hyri në burg për korrupsion, Vojsava Zenelaj i ka hedhur sytë nga Ministria e Brendshme. Kështu, verën e kaluar Zenelaj ka marrë pjesë në tenderin e uniformave të YLLIRIAN GUARD, një shoqëri që varet nga Ministria e Brendshme, që drejtohet nga njerëz të besuar të kryeministrit. Edhe vetë Rama, e ka quajtur këtë repart si “jetimore qokash”.

Më 4 shkurt 2026, në krye të ILLYRIAN GUARD do të vinte ish-deputeti i PS-së, Florenc Spaho. Pasi kishte bërë dy muaj praktikë si drejtor i QSUT, e sollën tek reparti i Policisë që ruan VIP-at.

Puna e parë që bëri Spaho, sapo u ul në zyrën e drejtuesit të ILLYRIAN GUARD, ishte tenderi i veshjeve. Tenderi ishte mbajtur më 15 korrik 2025, nga paraardhësi i tij Enrik Banushi, por ishte pezulluar nga KPP për parregullsitë e konstatuara.

Por Spaho do ta zhbllokonte shumë shpejt situatën.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Uniforma” për nevojat e shoqërisë “Illyrian Guard” ShA. Fondi Limit i caktuar për këtë qëllim është afro 158.3 milionë lekë të reja.

Open Data Albania konstatoi me njëherë risk korrupsioni në këtë procedurë dhe i vendosi një “Flamur të kuq”.

Por c’ndodhi në zyrat e ILLYRIAN GUARD? Në datën 16 shtator 2025, komisioni ka njoftuar operatorët ekonomikë pjesëmarrës mbi rezultatet e vlerësimit të  ofertave ekonomike.

Më konkretisht “Arisa Konfeksion” Sh.p.k me ofertën 132,3 milionë lekë të reja është skualifikuar.

Bashkimi i operatorëve “Univers Promotion” shpk & “Malbertex” sh.p.k propozonte t’i siguronte uniformat me 98,4 milionë lekë të reja, por është skualifikuar.

E vetmja që është kualifikuar është Vojsava Zenelaj (Person Fizik) që ka bërë ofertën më të lartë: 138,7 milionë lekë të reja (pa TVSH).

Në datën 23 shtator 2025, ILLYRIAN GUARD ka publikuar “Formularin e Njoftimit të Fituesit Paraprak”, ku fitues rezulton operatori ekonomik Vojsava Zenelaj P.F.
Të befasuara nga vendimi, kompanitë pjesëmarrëse e kanë denoncuar padrejtësinë në KPP. Në datë 18 nëntor 2025, Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) vendosi të pranojë dy ankesat dhe urdhëroi autoritetin e ILLYRUAN GUARD të rivlerësojë ofertat brenda 5 ditëve.

KPP vendosi në favor të kompanisë me ofertë më të ulët, por tashmë tenderi ishte marrë në dorë nga një politikan si Spaho dhe do të zhbllokohej.

Nën këtë trysni dhe këmbëngulje, më 24 mars 2026 vendosi ta lejojë ILLYRIAN GUARD të vijojë me tenderin, ndërsa një muaj më pas, KPP do të publikonte arsyet e skualifikimit. Një material me argumente nga stafi i Florenc Spahos, ku tregohej përse refuzoheshin dy oferta më të ulta për uniformat. Dhe jo pak, por plot 400 milionë lekë mund t’i ishin kursyer buxhetit të shtetit.

Për Vojsava Zenelajn viti i kaluar solli transferta të mëdha nga Thesari i Shtetit.

Përpara se të arrestohej, në janar 2025, Erion Veliaj porositi tek rrobaqepsja Zenelaj 650 uniforma për policinë bashkiake, duke harxhuar shumën rekord gjatë mandateve të tij, prej 520 milionë lekësh.

Këtu rezulton një manipulim shifrash që të fryhej vlera e tenderit. Në shtator 2018, Këshilli i Ministrave ka miratuar strukturën e re sa i takon numrit të policëve bashkiak për Bashkitë Tiranë dhe Durrës. Sipas vendimit, numri maksimal i punonjësve të policisë bashkiake, për Bashkinë Tiranë, bëhet 428 veta.

Në atë kohë, në vitin 2018, në tenderin e që e ka fituar personi fizik “Vojsava”, janë harxhuar nga bashkia 104 milionë lekë për uniformat e policisë. Në stilin e zakonshëm, Vojsava është shoqëruar nga një kompani tjetër në tender, e cila ka paraqitur ofertën zero lekë.

Një vit më vonë bashkia ka rritur numrin e policëve dhe buxhetin për uniforma. Tenderi me objekt “Uniforma dhe veshje të tjera speciale për Policinë Bashkisë për vitin 2019” i ka kushtuar arkës së bashkisë 134 milionë lekë.

Paratë i mori sërish Vojsava. I kënaqur me punën e saj, komisioni i Veliajt i fshiu të gjitha ofertat dhe e shpalli fituesen me “Flamur të Kuq”.

Nga ana tjetër, “Vojsava Zenelaj”, ka të deklaruar vetëm 1 të punësuar, ndërkohë që i duhet të bëjë gati gjithë këto uniforma!

Vjedhje më të hapur nuk ka! Në YLLIRIAN GUARD uniformat janë biznesi kryesor i drejtuesve që ndërrohen cdo vit.

Në vitin 2023, Robert Lilo, ish-këshilltari i ministrit Bledi Cucit, që u caktua drejtor për pak kohë tek ILLYRIAN GUARD, bëri tender për uniforma dhe këpucë.

 

Për 976 veta u shpenzuan 70 milionë lekë për këpucë dhe 328 milionë lekë për uniformën. Tenderin për veshjet, edhe në atë kohë, u përfitua nga Vojsava Zenelaj.

Edhe ky tender u dha me shkelje dhe u shënua me “Flamur të kuq”.

Vjen drejtori i ri, shtohen efektivët, uniformat, fondet. Për dy vjet numri i të punsuarve në ILLYRIAN GUARD është trefishuar. Këtë e zbulojmë nga lista e veshjeve që do të furnizojë Vojsava në vitin 2026.

Pra, në vitin 2023 ishin 976, tani numri i të punësuarve është 2550. ILLYRIAN GUARD qenka bërë ushtri! Paska të drejtë kryeministri që ka cuar aty të drejtojë një eksponent si Florenc Spaho! Para zgjedhjeve duhen punësuar mijëra vetë dhe duhen pajisur me uniforma nga Vojsava.

gijotina.com/

Etiketa: Florenc Spahotenderi

Lajme të lidhura

“Premtimi” i Salianjit: Selinë e PD-së, nëse do zgjidhesha kryetar, firmën për të ndërtuar kulla do t’ia lija Berishës
Breaking Views

“Premtimi” i Salianjit: Selinë e PD-së, nëse do zgjidhesha kryetar, firmën për të ndërtuar kulla do t’ia lija Berishës

22:46 - 04/05/26
“Njerëz të krimit i blejnë edhe të mbathurat”/ Salianji: Berisha godet në mënyrë selektive
Breaking Views

“Njerëz të krimit i blejnë edhe të mbathurat”/ Salianji: Berisha godet në mënyrë selektive

22:35 - 04/05/26
Ervin Salianji: Mbytja që po i bëhet PD-së do sjellë reagime!
Breaking Views

Ervin Salianji: Mbytja që po i bëhet PD-së do sjellë reagime!

22:25 - 04/05/26
Para
Ervin Salianji: Mbytja që po i bëhet PD-së do sjellë reagime!

Ervin Salianji: Mbytja që po i bëhet PD-së do sjellë reagime!

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Premtimi” i Salianjit: Selinë e PD-së, nëse do zgjidhesha kryetar, firmën për të ndërtuar kulla do t’ia lija Berishës
Breaking Views

“Premtimi” i Salianjit: Selinë e PD-së, nëse do zgjidhesha kryetar, firmën për të ndërtuar kulla do t’ia lija Berishës

22:46 - 04/05/26

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salian u shpreh se u përpoq për të dhënë argumentet se si PD të bëhet fituese....

Lexo më shumë
“Njerëz të krimit i blejnë edhe të mbathurat”/ Salianji: Berisha godet në mënyrë selektive

“Njerëz të krimit i blejnë edhe të mbathurat”/ Salianji: Berisha godet në mënyrë selektive

22:35 - 04/05/26
Ervin Salianji: Mbytja që po i bëhet PD-së do sjellë reagime!

Ervin Salianji: Mbytja që po i bëhet PD-së do sjellë reagime!

22:25 - 04/05/26
Rrobaqepsja e Florenc Spahos: 1.6 miliard lekë uniformat e ILLYRIAN GUARD, ish-deputeti i mbyll gojën KPP-së

Rrobaqepsja e Florenc Spahos: 1.6 miliard lekë uniformat e ILLYRIAN GUARD, ish-deputeti i mbyll gojën KPP-së

21:49 - 04/05/26
Shqiptarja plagos rëndë një grua në Greqi! Fik kamerat dhe zhduket, por më pas…

Shqiptarja plagos rëndë një grua në Greqi! Fik kamerat dhe zhduket, por më pas…

21:30 - 04/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com