GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Sulmi me bombë, 26-vjeçarja ruse akuzohet për vrasjen blogerit

21:16 - 15/11/23
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Sulmi me bombë, 26-vjeçarja ruse akuzohet për vrasjen blogerit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një grua doli para gjyqit të mërkurën për sulmin në një kafene të Shën Petersburgut që vrau një bloger të njohur ushtarak rus pasi i ishte dhuruar një bust të tijin që më vonë kishte shpërthyer.

Mbi 26 vjeçaren Darya Trepova rëndojnë akuzat se ka kryer sulmin terrorist, për kontrabandë të jashtëligjshme të mjeteve shpërthyese dhe falsifikim dokumentesh që lidhen me shpërthimin e 2 prillit në kafenenë që la të vdekur blogerin Vladen Tatarsky dhe 52 të tjerë të lënduar.

Ajo u arrestua pak pas shpërthimit dhe përballet me 30 vite burg nëse dënohet për sulmin, sipas raporteve të agjencive ruse.

Blogeri Tatarsky, 40 vjeç, ishte përkrahës i madh i operacionit ushtarak të Kremlinit në Ukrainë dhe raportonte rregullisht për luftën nga vijat e frontit.

E akuzuara Trepova shihet në një xhirim ndërsa i dhuron bllogerit Tatarsky një bust me shëmbëlltyrën e tij disa momente para se shpërthimit në kafiterinë pranë lumit në pjesën historike të qytetit të dytë më të madh rus ku po mbante një diskutim.

Mediat ruse raportuan se zonja Trepova u tha hetuesve se asaj i është kërkuar të dorëzojë statujën, por se nuk e dinte se çfarë pati brenda saj.

Një i njohur 27 vjeç i zonjës Trepova, Dmitry Kasintsev, po gjykohet bashkë me të, ndonëse ai po mbahet në arrest shtëpiak. Ajo ka qëndruar në banesën e tij pas shpërthimit dhe autoritetet e akuzojnë se ka fshehur një krim të rëndë.

Autoritetet ruse kanë fajësuar agjencitë ukrainase të zbulimit për orkestrimin e sulmit. Autoritetet në Kyiv nuk u janë përgjigjur drejtpërdrejt akuzave, por një këshilltar i Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy e ka përshkruar sulmin si pjesë të telasheve të brendshme në Rusi.

Shërbimi federal rus i zbulimit, i njohur si FSB, ka akuzuar një shtetas ukrainas, të identifikuar si Yuriy Denysov se ka mbledhur informacion për Tatarsky-n dhe ka furnizuar të akuzuarën Trepova me eksplozivë përmes një poste. Sipas FSB-së, zoti Denysov veproi me urdhrin e shërbimit ukrainas të zbulimit.

Blogeri Tatarsky kishte qindra mijëra ndjekës në kanalit e tij në aplikacionin Telegram. Ai u ishte bashkuar separatistëve në pjesën lindore të Ukrainës pas shpërthimit të kryengritjes së përkrahur nga Moska në vitin 2014 dhe luftoi në vijat e frontit me vite të tëra para së t’i kthehej punës së tij si blloger.

Blogerët ushtarakë po luajtur një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në Rusi gjatë luftës në Ukrainë. Ata mbështesin Kremlinin, por shpesh kritikojnë udhëheqësit ushtarak rusë dhe shfaqin të metat e ndryshme të ushtrisë. Për dallim prej mediave të pavarura dhe opozitës, ata nuk janë përballur me pasoja për shkak të kritikave.

FSB-ja pretendon se Trepova ishte mbështetëse e udhëheqësit të burgosur të opozitës ruse Alexei Navalny dhe se aleatët e tij kryesor, Ivan Zhdanov dhe Leonid Volkov, kanë bërë thirrje të vazhdueshme për aktivitete sabotimi në Rusi.

Zoti Zhdanov ka pretenduar se autoritetet do të provojnë ta shfrytëzojnë shpërthimin për të zgjatur dënimin me burg të zotit Navalny, që po vuan një dënim 19 vjeçar pasi u dënua me akuza për ekstremizëm, të cilat ai i hedh poshtë si të pavërteta.

Në një letër drejtuar “Bumaga”, një medie të Shën Petersburgut, zonja Trepova tha se një gazetar dhe blloger ushtarak, të cilin e njihte, e kishte ftuar të merrte pjesë në prezantimet e zotit Tatarsky për një hulumtim gazetarie dhe se ajo nuk kishte ide se do të çonte deri tek shpërthimi vdekjeprurës. Ajo nuk identifikoi gazetarin në fjalë.

“Nuk e dija se do t’i prezantoja Tatarskyt ndonjë gjë,” u citua Trepova. “Moralisht, natyrisht, është shumë vështirë. Ende nuk mund ta besoj se çfarë ka ndodhur.”/VOA

Etiketa: BLOGERbombeRusisulm

Lajme të lidhura

Raporti i BE-së “nxin” Shqipërinë – Kos lavdëron Ramën!
Aktualitet

Komisioni Europian propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

14:53 - 25/02/26
Kryeministri i Senegalit propozon ligj më të ashpër kundër LGBT-së, dyfishim të  dënimeve me burg
Botë

Kryeministri i Senegalit propozon ligj më të ashpër kundër LGBT-së, dyfishim të dënimeve me burg

09:27 - 25/02/26
U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen
Botë

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

16:32 - 24/02/26
Para
Lugati: Edona James është ‘shyhreti i shtëpisë’

Lugati: Edona James është ‘shyhreti i shtëpisë’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës
Breaking Views

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

18:03 - 25/02/26

Biznesi brenda partisë është shndërruar në një plaçkitje të madhe të pronës publike, aq sa zyrtarët apo ish-zyrtarët veprojnë në...

Lexo më shumë
Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

17:44 - 25/02/26
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

17:27 - 25/02/26
Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha

Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha

17:22 - 25/02/26
Bllokohet edhe Përmeti, u ndërtua nga “Salillari”, çahet asfalti i rrugës për në Skrapar

Bllokohet edhe Përmeti, u ndërtua nga “Salillari”, çahet asfalti i rrugës për në Skrapar

17:04 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com