GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sulmi me raketa në Izrael, Tirana zyrtare: Shqiptarët në nevojë të kontaktojnë ambasadat

09:46 - 14/04/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestimi i Belerit, ambasadorja greke shkon në Ministrinë e Jashtme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tirana zyrtare i bashkohet mesazhit të vendeve perëndimore duke dënuar sulmet me raketa të Iranit ndaj Izraelit, ndërsa u bën apel shqiptarëve në Lindjen e Mesme të kontaktojnë me ambasadat në rast se kanë nevojë për ndihmë.

“Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit. Ky përshkallëzim është një kërcënim i rëndë për sigurinë e Izraelit dhe të gjithë rajonit. Rrezikon të sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim më të madh në të gjithë Lindjen e Mesme”, shkruan ministri i Jashtëm Igli Hasani në rrjetin social “X”, këtë të diel.

“Këshillojmë shqiptarët në këtë rajon, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për përditësimet e sigurisë publike dhe të kontaktojnë ambasadat tona për ndihmë”, shton ai.

Albania strongly condemns Iran’s attack on Israel.

This escalation is a grave threat to the security of Israel and the entire region. It risks bringing greater instability and devastation across the Middle East.

Albanians in the region are advised to follow the instructions…

— Igli Hasani (@IgliHasani) April 14, 2024

Në një reagim gjatë orëve të vona të së shtunës, Ministria e Jashtme u bëri apel shqiptarëve me qëndrim të përkohshëm apo të përhershëm në Izrael, “të ndjekin e të zbatojnë udhëzimet e sigurisë, të bëra publike së fundmi nga autoritetet vendase”.

Ambasada atashoi dhe numrat e kontaktit për të gjithë shqiptarët në Izrael që kanë nevojë për ndihmë. “Për çdo nevojë të mundshme të kontaktojnë në telefon dhe WhatsApp me numrat e kontaktit të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael: +972 54-904-2813 dhe +972 54-480-6601”, tha Ministria e Jashtme përmes një njoftimi.

Forcat iraniane nisën sulme ajrore kundër Izraelit, natën mes 13 dhe 14 prillit. Izraeli, megjithatë, tha se forcat e tij dhe ato aleate rrëzuan shumicën e raketave dhe dronëve përpara se ato të godisnin.

Sulmi i Iranit u dënua njerëzi nga shtetet Perëndimore. Irani siluroi Izraelin pas një sulmi në konsullatën e Iranit në Siri, më 1 prill, kur u vranë shtatë oficerë ushtarakë, përfshirë një komandant të lartë. Irani e akuzoi Izraelin për kryerjen e këtij sulmi, ndërsa Izraeli as nuk e konfirmoi, as nuk e mohoi.

Etiketa: Igli HasaniIranIzraelKryesore1Ministria e jashtme

Lajme të lidhura

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës
Aktualitet

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë
Aktualitet

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26
Para
Vdes shqiptari në burgun grek – Detajet

Vdes shqiptari në burgun grek - Detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26

SPAK nuk e kundërshtoi thirrjen si dëshmitar të kryeministrit Edi Rama në procesin ndaj tetë të pandehurve, i cili është...

Lexo më shumë
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com