GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Sulmi terrorist në Banjskë, PE kërkon masa ndëshkuese ndaj Serbisë

10:34 - 16/10/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmi terrorist në Banjskë, PE kërkon masa ndëshkuese ndaj Serbisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Grupet më të mëdha politike në Parlamentin e Evropian kanë përfunduar draftet e propozimeve të tyre për një Rezolutë për marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe incidentet e fundit të armatosura në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, në të cilën do të kërkojnë vendosjen e masave ndëshkuese ndaj Serbisë.

Disa kanë qëndrime të ndryshme nëse duhet të prezantohen menjëherë apo vetëm nëse vërtetohet se Beogradi zyrtar ka lidhje me “sulmin terrorist në veri të Kosovës”.

“Popullorët” evropianë nga Partia Popullore Evropiane (EPP), grupi politik më i madh në Parlamentin Evropian, janë të mendimit se duhet dënuar përkrahja që u ka dhënë Beogradi zyrtar autorëve të “sulmit terrorist”, por ata nuk do të insistojë në gjuhë të ashpër dhe dënime apriori ndaj Serbisë, për shkak të kundërshtimit të disa anëtarëve partiakë të grupit, të cilat, siç mëson portali serb “N1”, vijnë kryesisht nga vendet që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur.

Siç mëson ky portal, EPP dhe të Gjelbrit (Greens/EFA) janë dakord që Serbia duhet të ndëshkohet, por vetëm nëse hetimi tregon lidhjen e shtetit me incidentin në Banjskë, ndërsa socialdemokratët besojnë se Serbia është “de fakto” përgjegjëse për ngjarjet e 24 shtatorit dhe se ajo duhet të dënohet menjëherë për këtë, si dhe për veprimet e mëparshme, të cilat sipas tyre nuk kanë shkuar në favor të bashkëpunimit dhe qetësimit të situatës.

Në kampet e ‘popullorëve”, socialdemokratëve dhe të gjelbërve mbizotëron mendimi se masat ndëshkuese ndaj Kosovës duhet të hiqen, ndaj pritet që gjatë harmonizimit të versionit përfundimtar të tekstit të Rezolutës kjo ide do të marrë mbështetje të mjaftueshme, përkundër qëndrimit të deklaruar më herët nga Shërbimi për Punë të Jashtme të BE-së, në të cilin konsiderojnë se ende nuk kanë pushuar të gjitha arsyet që çuan në vendosjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

Sipas portalit serb, shumica e deputetëve socialdemokratë (S&D) duan të përfshijnë në Rezolutë një dënim të qartë të retorikës dhe veprimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke e konsideruar atë si një “faktor destabilizues”, por kjo, për momentin, nuk ka mbështetjen e grupeve të tjera politike.

Ekziston një konsensus midis grupeve politike që Rezoluta e Parlamentit Evropian për Kosovën dhe Serbinë të dënojë sulmin terrorist në Banjskë dhe kërkon bashkëpunimin e plotë të Prishtinës dhe Beogradit në hetimin e asaj ngjarje, duke përfshirë ndjekjen penale dhe ekstradimin e personave përgjegjës, “apelon fuqishëm” te të dyja palët të bëjnë gjithçka që të ulin tensionet dhe të mos ndërmarrin hapa që do të çonin në përkeqësim të situatës.

Rezoluta kërkon që Kosova dhe Serbia të përmbushin propozimet e BE-së që çojnë në de-përshkallëzimin dhe të kthehen në tryezën e bisedimeve, për të cilat ndajnë mendimin se janë e vetmja mënyrë për të arritur një kompromis që do të zgjidhte të gjitha problemet dhe do të rregullonte në mënyrë të përhershme marrëdhëniet e ndërsjella, transmeton Telegrafi.

Etiketa: KosovaKryesore1PErezolutaSerbia

Lajme të lidhura

Qeveria miraton rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë
Aktualitet

Zyrtare nga 1 janari 2026: Paga minimale rritet në 50 mijë lekë

13:23 - 01/01/26
Tragjedi në Zvicër: Shpërthim i fuqishëm në një bar në Crans-Montana, të paktën 10 të vdekur
Aktualitet

Tragjedi në Zvicër: Shpërthim i fuqishëm në një bar në Crans-Montana, të paktën 10 të vdekur

12:57 - 01/01/26
Festa e Vitit të Ri u kthye në tragjedi në Gjirokastër! Një nga tre viktimat, nipi i Gramoz Rucit (FOTO dhe EMRI)
Aktualitet

Festa e Vitit të Ri u kthye në tragjedi në Gjirokastër! Një nga tre viktimat, nipi i Gramoz Rucit (FOTO dhe EMRI)

12:52 - 01/01/26
Para
Igli Hasani mirëpret në Tiranë Presidentin e Këshillit Evropian

Igli Hasani mirëpret në Tiranë Presidentin e Këshillit Evropian

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qeveria miraton rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë
Aktualitet

Zyrtare nga 1 janari 2026: Paga minimale rritet në 50 mijë lekë

13:23 - 01/01/26

Nga sot, 1 janar 2026, hyn në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë. Rritja e pagës minimale...

Lexo më shumë
Tragjedi në Zvicër: Shpërthim i fuqishëm në një bar në Crans-Montana, të paktën 10 të vdekur

Tragjedi në Zvicër: Shpërthim i fuqishëm në një bar në Crans-Montana, të paktën 10 të vdekur

12:57 - 01/01/26
Festa e Vitit të Ri u kthye në tragjedi në Gjirokastër! Një nga tre viktimat, nipi i Gramoz Rucit (FOTO dhe EMRI)

Festa e Vitit të Ri u kthye në tragjedi në Gjirokastër! Një nga tre viktimat, nipi i Gramoz Rucit (FOTO dhe EMRI)

12:52 - 01/01/26
Goditet rrjeti i lojërave të fatit në Lezhë, arrestime dhe hetim për efektivë policie

Goditet rrjeti i lojërave të fatit në Lezhë, arrestime dhe hetim për efektivë policie

12:21 - 01/01/26
Ndahet nga jeta ish-kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci

Ndahet nga jeta ish-kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci

12:13 - 01/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com