GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Sulmi terrorist në ujësjellësin e Ibër-Lepencit, Kurti konfirmon se ka të arrestuar

13:00 - 30/11/24
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmi terrorist në ujësjellësin e Ibër-Lepencit, Kurti konfirmon se ka të arrestuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Disa persona janë arrestuar në fshatrat e Zubin-Potokut të shtunën, pas bastisjeve nga Policia e Kosovës.

Përveç arrestimeve, Policia ka konfiskuar edhe disa materiale të ndryshme. Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Varagë paraditen e sotme u shpreh se për shpërthimin nuk janë përgjegjës vetëm një ose dy persona, “por një grup i strukturuar i dirigjuar nga Serbia”.

“Unë e pash vendin e ngjarjes dhe nuk ka mundësi që të bëjë një ose dy individë, ose qytetarët të zakonshëm. E ka bërë një organizatë që është profesioniste në sulmet e tilla terroriste dhe aftësinë, kapacitetin e interesin për një gjë të tillë e ka vetëm Serbia”, tha Kurti.

Ai tha se vitin e kaluar Qeveria e Kosovës i ka shpallur organizata terroriste Mbrojtjen Civile dhe Brigadën Veriore.

“Këto organizata, sidomos Mbrojtja Civile janë në listë të rrogave në Serbi. Prandaj edhe ne e mbajmë Serbinë përgjegjëse për këtë…”, tha ai.

Kryeministri i vendit e përmendi edhe sulmin e Rusisë në Ukrainë, duke dëmtuar infrastrukturën kritike dhe një e gjë e tillë siç tha ai po synohet edhe këtu nga Serbia.

Kurti falënderoi faktorin ndërkombëtar, ambasadorin amerikan, gjerman, francez, britanik, italian etj për bashkërendimin që kanë pasur gjatë natës dhe mbështetjen për Kosovën.

“Policia në Kosovës nuk është kundër serbëve, por Serbia është kundër Kosovës dhe ajo financon, orkestron, mbështet dhe dirigjon grupet kriminale që i ka në listë të rrogave.. prandaj e bëjmë fajtor Serbinë për këtë…

Dhe kërkojmë nga faktorët ndërkombëtar, sidomos nga Uashingtoni e Brukseli që të dënojnë Beogradin dhe të kërkojnë përgjegjësi prej tyre… Nuk është e rastësishme heshtja e presidentit të Serbisë… Ky ishte sulmi i tretë në 72 orë, urojmë të jetë i fundit…”, tha Kurti.

“Vetëm duke ju falënderuar punës vetmohuese të këtyre policëve, inxhinierëve, ekspertëve dhe punëtorëve kemi arritur që deri diku ta sanojmë dëmin ndonëse jemi diku diç më shumë se çereku i prurjeve normale të ujit nëpërmjet kanalit, që e bën edhe ftohjen e termoelektroneve dhe furnizimin me ujë të shumë komunave.

Policia po i zhvillon hetimet, ka bastisje dhe arrestime, dëshmi e prova materiale dhe të gjithë këta kriminelë e terroristë do të përballen me drejtësinë dhe ligjin e Republikës demokratike të Kosovës”, ka thënë Kurti nga vendngjarja.

Etiketa: arrestimeKurtisulm

Lajme të lidhura

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës
Kosovë & Rajon

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës

16:21 - 04/04/26
E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Para
Salianji letër nga qelia: Lirimi i Sali Berishës, çlirim energjizues për demokratët

Salianji letër nga qelia: Lirimi i Sali Berishës, çlirim energjizues për demokratët

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe
Botë

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

Mijëra persona u mblodhën në Tel Aviv për të protestuar kundër luftës, duke kërkuar ndalimin e operacioneve ushtarake, veçanërisht ndaj...

Lexo më shumë
Pretendime ndaj gjyqtarëve/ “E fituam ndeshjen tonë”, reagimi i trajnerit Kërnaja pas ndeshjes me Vllazninë

Pretendime ndaj gjyqtarëve/ “E fituam ndeshjen tonë”, reagimi i trajnerit Kërnaja pas ndeshjes me Vllazninë

21:07 - 04/04/26
Heshtje në “Arenën e Demave”, Vllaznia e mposht Partizanin dhe ruan kreun

Heshtje në “Arenën e Demave”, Vllaznia e mposht Partizanin dhe ruan kreun

20:52 - 04/04/26
Punëtori afrikan në Shkodër plagoset në fabrikë dhe nuk tregon, ja si e zbulon policia

Punëtori afrikan në Shkodër plagoset në fabrikë dhe nuk tregon, ja si e zbulon policia

20:31 - 04/04/26
Egnatia ‘likuidon’ Bylisin, Adjessa i jep fitoren me tripletë

Egnatia ‘likuidon’ Bylisin, Adjessa i jep fitoren me tripletë

20:09 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com