GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Sulmuesi i Kombëtares tërhiqet nga futbolli në moshën 34-vjeçare

21:07 - 25/05/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Legjionarët/ Danimarka “flet” shqip pas golit të Muçollit, Broja protagonist me Chelsea, “ngroh” rikthimi i Gjimshitit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tashmë është zyrtare, Shkëlzen Gashi ka vendosur t’i jap fund futbollit të luajtur, duke “varur këpucët në gozhdë”. Lajmi u konfirmua nga vetë 34-vjeçari nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”.

“Ka ardhur koha t’ju them se kapitulli i futbollit po mbyllet për mua dhe do t’i jap fund karrierës time aktive pas këtij sezoni. Dëshiroj të falënderoj klubet dhe bashkëlojtarët e mi për shumë momente të paharrueshme dhe suksese të mëdha. Një falënderim shumë i madh shkon për familjen dhe miqtë e mi për mbështetjen e madhe. Unë jam duke pritur shumë për të ardhmen dhe gjithçka që vjen”, shkroi Gashi.

https://www.instagram.com/p/CsrBPGptOYZ/?utm_source=ig_embed&ig_rid=e4e13865-9917-4e61-b7ba-ac34f1b6a552

Kujtojmë që Gashi u aktivizua 17 ndeshje me fanellë ne Kombëtares shqiptare, ku shënoi një gol, atë ndaj Armenisë në “Elbasan Arena”. Momenti i artë i sulmuesit në karrierën e tij ka qenë kur u shpall golashënuesi më i mirë i edicionit të vitit 2014 dhe 2015 në Superligën e Zvicrës.

Në vitin 2013-të, Gashi e fitoi Kupën e Zvicrës me Grashopperin, kurse në vitin 2015 u bë kampion në Superligën e Zvicrës me Bazelin.

Gashi, që aktualisht është pjesë e Aaraut në ligën e dytë të futbollit helvetik, karrierë ka bërë edhe tek Belinzona, Shafauseni, Ksamaksi e Zyrihu në Zvicër, kurse në ligën MLS në SHBA, ishte pjesë e skuadrës Kolorado Rapids.

Sulmuesi ishte pjesë e Shqipërisë në Europianin e vitit 2016-të në Francë dhe luajti vetëm tetë minuta në duelin kundër Zvicrës./PanoramaSport

Etiketa: GASHIkombetarja shqiptareSport

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Luizi tashmë “del hapur” në krah të kësaj partie politike

Luizi tashmë “del hapur” në krah të kësaj partie politike

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26

Qeveria shqiptare ka reaguar sot pas paralajmërimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë për sulme të mundshme nga...

Lexo më shumë
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26
Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku

20:46 - 01/04/26
Përjashtimi nga PD/ Dritan Burgija: Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi…

Përjashtimi nga PD/ Dritan Burgija: Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi…

20:35 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com