GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Super CR7 i jep fitoren Al Nassr dhe mban gjallë garën për titull

22:29 - 23/05/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Super CR7 i jep fitoren Al Nassr dhe mban gjallë garën për titull
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Al Nassr ka triumfuar në mënyrë dramatike, në duelin e javës së 28-të të Kampionatit të Futbollit të Arabisë Saudite.

Suksesi me shifrat 3-2 ndaj Al Shabab, mban gjallë garën për titullin kampion në vendin e Lindjes së Mesme.

Takimi i luajtur në Riad, nisi “ters” për vendasit, të cilët e panë veten në disavantazh që në minutën e 24’. Guanca zhbllokoi shifrat për Al Shabab, me anë të një penalltie të goditur me mjeshtëri.

Al Nassr, kërkoi të barazonte menjëherë shifrat por mbrojtja mike, i rezistoi sulmeve të CR7 me shokë, gjatë pjesës së parë. Në fundin e këtij fraksioni loje, Guanca (40’) dyfishoi shifrat për të bardhët, duke e bërë të dukej e pamundur, një mrekulli nga ana e Al Nassr. Megjithatë, në minutën e 44’, Talisca shkurtoi diferencat për vendasit.

Në pjesën e dytë, vendasit, me në krye kapitenin 5-herë fitues të Topit të Artë, zbritën  në fushë, më të motivuar. Në minutën e 51’, Al Nassr barazoi shifrat me anë të Ghareeb.

Ky barazim, bëri që Al Nassr, e nxitur edhe nga tifozëria vendase, të bëhej edhe më kërkuese për të gjetur golin e avantazhit.

8 minuta pas golit të barazimit, ishte vetë Cristiano Ronaldo që realizoi golin e tretë, duke dërguar në avantazh ekipin e tij, falë një goditje mjeshtërore.

Tashmë, të gjendur një gol mbrapa, futbollistët e Al Shabab rifilluan sulmet drejt portës drejt Al Nassr, duke lënë ama, hapësira për kundërsulmet e verdhebluve.

Deri në fund, Al Nassr u mbrojt mirë, duke fituar tre pikë të rëndësishme. Klubi nga Riadi, vazhdon të jetë tre pikë pas Al Ittihad të Xhedas, kur mbeten edhe dy javë nga fundi i kampionatit./m.b /gijotina.com

Etiketa: Al ShababAl-NassrArabi SauditeCristiano Ronaldo

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Zgjedhjet – Akuzat e opozitës për manipulim, Rama i mohon

Rama: Demokratët që braktisën të djathtën do e rilindin atë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë
Breaking Views

“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë

18:21 - 01/04/26

Në ditën e dytë të Festivalit të Gazetarisë “Pyet”, u diskutua edhe çështja e dezinformimit, ku i pranishëm ishte edhe...

Lexo më shumë
Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4

Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4

16:59 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Spiropali u shkarkua me urdhër të Ballukut? Petro Koçi kundër Ramës: Pushtet i pakufizuar…

Spiropali u shkarkua me urdhër të Ballukut? Petro Koçi kundër Ramës: Pushtet i pakufizuar…

16:17 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com