GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ta djegin edhe atë monstrën si shtëpinë”, banorët flasin për zjarrin te banesa e Çalamanit

15:40 - 26/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ta djegin edhe atë monstrën si shtëpinë”, banorët flasin për zjarrin te banesa e Çalamanit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët e fshatit Grecalli, ku ndodhi ngjarja makabër e vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiu, kanë shpjeguar se zjarri në shtëpinë e Klodian Çalamanit u shua nga shiu, pasi askush nuk do e njoftonte policinë apo zjarrfikësit për atë monstër.

Një grua që banon pranë vendit të ngjarjes rrëfen se ishin në gjumë kur ngjarja ka ndodhur. E pyetur se nga çfarë mund të jetë shkaktuar zjarri, fqinja e Klodian Çalamanit shprehet se nuk ka parë gjë, por sipas asaj që ka dëgjuar bëhet fjalë për një problem me shtyllën e tensionit. “Ai ishte djegur natën, s’i kemi dëgjuar. E i kishte rënë ajo ca i thonë korrent. Ajo bëri masë atje te shtylla, nuk pamë gjë ne kështu thonë se bëri masë”, shprehet ajo.

Ndërsa një banor tjetër, shprehet se mirë ia kanë bërë. “Ta kishin lyer me benzinë mirë që mos të kishte shi që ta shuante”, shprehet ai për Gijotina.com, duke shtuar se “kështu duhet të djegin edhe vetë autorin e asaj ngjarje të rëndë”.

Banorët thonë se disa prej tyre i kanë parë flakët, por nuk u ka interesuar të njoftojnë policinë e zjarrfikësit, ndërsa të tmerruar nga ngjarja makabër shprehen “si nuk e vret vetë policia atë monstër”.

Vetëm pak ditë më parë, familjarët e viktimës hynë në shtëpinë e tmerrit, ku Klodian Çalamani vrau dhe groposi Mateon. Pasi janë hequr shiritat e skemës së krimit, familjarët kanë ndezur qirinj në gropën ku Klodian Çalamani groposi 8-vjeçarin.

Ndërkohë, familjarët pretendojnë se një e afërme e familjes di rrethanat dhe të vërtetat që shtynë 38-vjeçarin t’i marrë jetën fëmijës së mitur. Mbetet e çuditshme sesi grupi hetimor, po punon me ritme shumë të ngadalta për të zbardhur plotësisht këtë krim makabër, për të cilin ende nuk dihet as motivi.

Etiketa: digjetFierKlodian CalamaniMateo VasiumonsterShtepia

Lajme të lidhura

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona
Aktualitet

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

11:29 - 07/04/26
Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve
Aktualitet

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj
Aktualitet

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Para
Gjykata jep masën për shqiptarin që tentoi të përdhunojë të miturën

Gjykata jep masën për shqiptarin që tentoi të përdhunojë të miturën

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona
Aktualitet

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

11:29 - 07/04/26

Shoqata “Blegtorët Prodhues të Qumështit” është mbledhur përpara ministrisë së Bujqësisë, ministrisë së Financave dhe Kryeministrisë për të protestuar për...

Lexo më shumë
Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com