GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Ta duam atdheun me vepra”, presidenti Begaj mesazh nga Vlora

10:52 - 28/11/22
në Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
“Ta duam atdheun me vepra”, presidenti Begaj mesazh nga Vlora
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në kuadër të festimeve për 110-vjetorin e Pavarësisë, presidenti Bajram Begaj u shpreh gjatë ceremonisë së ngritjes së flamurit në Vlorë se historia e Shqipërisë ka qenë e mbushur me luftëra dhe sakrifica për liri, dije dhe progres.

“Me gëzim dhe krenari Vlora lavdimadhe dhe heroike na fton për të kremtuar 110-vjetori ne shpalljes së Pavarësisë. Patriotë të mëdhenj dhe mendjendritur udhëhequr nga Ismail Qemali i dhanë atdheut vendin që i takonte në familje ne madhe të kombeve. Historia jonë është histori luftërash e sakrificash për liri, dije e progres. Pavarësia është dhe mbetet vepër e madhe e kombit shqiptar”, tha Begaj ndër të tjera.

Fjalimi i plotë:

Me gëzim dhe krenari të ligjshme, Vlora lavdimadhe dhe heroike na fton sot për të kremtuar 110 – vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Në këtë shesh dhe në këtë qytet, më 28 nëntor të vitit 1912, për herë të parë kumboi Himni i Pavarësimit të Shtetit të ri Shqiptar, të një populli që hynte në epokën e mëvetësisë dhe sovranitetit, si kurorëzim i përpjekjeve, aspiratave dhe sakrificave të panumërta shekullore.

Patriotë të mëdhenj dhe mëndjendritur, nga të gjitha viset e Shqipërisë, udhëhequr nga i urti Ismail Qemali, jetësuan përpjekjet e mëdha të Rilindjes Kombëtare dhe i dhanë atdheut, vendin që i takonte në familjen e madhe të kombeve.

Historia jonë kombëtare është histori luftërash e sakrificash të paepura për liri, është histori përpjekjesh të pafundme për dije e progres, është histori e një populli që dashurinë për tokën dhe atdheun e ka mbi gjithçka.

Ngritja e flamurit në Vlorë nuk qe një akt i veçuar i një grupi atdhetarësh. As dhuratë a produkt i konjukturave diplomatike, që shpesh kishin dëmtuar interesat e kombit shqiptar.

Pavarësia e Shqipërisë ishte dhe mbetet vepër e madhe e kombit shqiptar, e brezave dhe patriotëve të panumërt, që me përgjegjësi historike, në ditët e rrezikut të madh, jetësuan vullnetin shekullor të popullit, me shumë guxim dhe largpamësi.

Ishte trimëria e djelmnisë kosovare dhe asaj mbarëshqiptare, që me heroizmin e qëndresën e kultivuar ndër shekuj, i dolën për zot vatanit dhe i demonstruan mbarë botës shenjtërinë e lirisë, gjuhës, atdheut dhe identitetit tonë kombëtar.

Kurora e pavarësisë së Shqipërisë sonë të dashur është e mbushur me gurë të çmuar, që nga lavdia e Gjergj Kastriotit, tek Lidhja Shqiptare e Prizrenit, hapja e shkollës së parë shqipe në Korçë, Lidhja e Pejës, Kongresi i Manastirit, dhe kryengritjet e njëpasnjëshme shqiptare në fillim të shekullit të XX.

I kujtojmë sot, të gjitha këto ngjarje të mëdha të historisë së kombit tonë, që brezat të mos harrojnë, që të kujtojnë me mirënjohje paraardhësit e tyre dhe të mbushen me krenari për atdheun, flamurin dhe identitetin kombëtar.

I kujtojmë për të reflektuar për atë që duhet të bëjmë, si individë dhe shoqëri, për përparimin dhe begatimin e mëtejshëm të atdheut dhe kombit tonë.

Sepse ky flamur dhe kjo tokë është amaneti i të parëve, është përkatësia dhe përgjegjësia e të gjithëve ne.

110 vjet pas shpalljes së pavarësisë, jemi dëshmitarë të ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Ballkan, në Evropë e në mbarë botën.

Kombi shqiptar ka forcuar gjithnjë e më shumë pozitat dhe rolin e tij të merituar, duke u bërë një faktor dhe aktor i besueshëm për paqen, stabilitetin dhe fqinjësinë e mirë në rajonin tonë.

Shqipëria është anëtare e denjë e NATO-s, aleancës më të madhe politike dhe ushtarake në botë, por edhe aleancës më të madhe të vlerave, të demokracisë dhe prosperitetit.

Shqipëria është partnere e besuar dhe aleate e SHBA-së, BE-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe shumë vendeve të tjera mike në botë.

Nëse para 110 viteve diskutohej cozpëzimi i trojeve shqiptare, sot Shqipëria si një anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në Organizatën e  Kombeve të Bashkuara, luan rol të rëndësishëm për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe për promovimin e demokracisë.

Ajo është e fokusuar në objektivin strategjik të integrimit në Bashkimin Evropian, si e ardhmja më e mirë dhe rruga më e sigurtë për Shqipërinë, për gjithë faktorin shqiptar në rajon dhe vetë rajonin.

Në fillim të dhjetorit, për herë të parë, jo vetëm në vendin tonë, por për të gjithë rajonin, mblidhet samiti BE-Ballkani Perëndimor. Një ngjarje dhe përgjegjësi e madhe.

Një mesazh mbështetjeje dhe inkurajimi për të gjithë shqiptarët dhe të ardhmen tonë në familjen evropiane duke nxitur njëherazi një përgjegjësi të shtuar për institucionet dhe klasën politike për vijimin e reformave dhe avancimin e agjendës evropiane.

Pavarësisht arritjeve, kemi rrugë të gjatë përpara. Por ajo që duhet të bëjmë, më së pari, është ta duam atdheun me vepra, me shërbim dhe idealizëm, ashtu si patriotët e mëdhenj, që nderojmë sot.

Historia jonë e lashtë dhe e re na vjen si amanet. Askund më mirë se në Vlorën e flamurit, e në këtë ditë, nuk mund të marrë vlerë mesazhi për përgjegjësinë e të gjithëve, dhe më së pari të klasës politike dhe institucioneve.

Ne duhet të jemi bashkë për zhvillimin e vendit, për ndërtimin e shtetit ligjor, për forcimin dhe demokratizimin e institucioneve dhe respektimin e çdo individi dhe të drejtave, që burojnë nga kushtetuta.

Duhet të jemi bashkë në luftën kundër korrupsionit, pabarazisë dhe varfërisë; bashkë për çështje të sigurisë kombëtare dhe reformës në drejtësi; bashkë për një shoqëri të lirë, të angazhuar dhe të arsimuar; për një Shqipëri të mundësive të barabarta, të medias së lirë, të institucioneve që u shërbejnë qytetarëve, e të rinjve që gjejnë hapësirë dhe shpresë për ëndrrat dhe idealet e tyre që të ardhmen  tyre ta ndërtojnë në vendlindjen e ture shqipëri.

Përgjegjësitë e Shqipërisë janë edhe më të mëdha se kaq.

Ne kemi detyrim për fuqizim të faktorit shqiptar në rajon. Kemi detyrim ndaj vëllezërve shqiptarë në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi, Luginën e Preshevës dhe diasporë në përmbushje të detyrimeve kushtuese dhe kombëtare.

Me ata nuk na bashkon vetëm gjuha dhe historia e përbashkët, por edhe aspirata kombëtare e Integrimit Europian dhe vlerat që ne ndajmë e dëshmojmë për paqen, bashkëjetesën, mirëkuptimin dhe begatinë.

Kemi sakrifikuar si asnjë komb tjetër në rajon, por sot Kosova është një shtet i lirë dhe i pavarur, që synon integrimin në BE dhe NATO.

Shqipëria mundet dhe duhet të mbështesë fuqizimin e shtetit të Kosovës në çdo drejtim, të jetë zëri i saj sa herë të jetë e nevojshme; bashkëudhëtare dhe mbështetëse e palëkundur e rrugëtimit të saj Euro-Atlantik.

Të dashur motra dhe vëllezër,

Patriotët e mëdhenj që nderojmë sot janë shembulli më i mirë i bashkimit për interesat kombëtare.

Me këtë mesazh, unë dua t’i bëj apel sot vetëdijes shqiptare se atdheu dhe kombi kanë nevojë për përkushtimin, përgjegjësinë, shërbimin dhe dashurinë e secilit prej nesh.

Nga Vlora e bukur e flamurit, uroj sot të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, në Luginën e Preshevës, Arbëreshët, dhe shqiptarët kudo në botë: Gëzuar ditën e Flamurit! Gëzuar 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë!

Etiketa: Bajram Begajdita e pavaresiseVlore

Lajme të lidhura

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin
Aktualitet

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Para
Ndodh e papritura mes Tunës dhe ish-të dashurit të saj Cozman

Ndodh e papritura mes Tunës dhe ish-të dashurit të saj Cozman

Discussion about this post

TË FUNDIT

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25

Një përleshje mes dy familjeve ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Gramshit, ku në konflikt është përfshirë edhe...

Lexo më shumë
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com