GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tabaku: Rama po përdor tragjedinë e Martin Canit si alibi për projektin “Smart City”

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tabaku: Rama po përdor tragjedinë e Martin Canit si alibi për projektin “Smart City”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj mënyrës se si qeveria po përdor tragjedinë e Martin Canit për të justifikuar projektin “Smart City”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku akuzon kryeministrin Edi Rama se po e shndërron dhimbjen e familjes në alibi për një projekt që, sipas saj, ngre dyshime për koston, tenderimin dhe transparencën.

“Të përdorësh një tragjedi për të justifikuar një vendimmarrje korruptive është një tragjedi e një lloji tjetër. Prej disa kohësh, Kryeministri po përdor tragjedinë e Martin Canit si alibi për projektin “Smart City”. Po përdor dhimbjen e një familjeje, së cilës qeveria nuk pati guximin as t’i trokiste një herë të vetme në derë.

Të njëjtës familje i mbyllen veshët kur kërkon një përkujtimore për djalin e saj, vetëm sepse ka qëndruar me dinjitet dhe ka kërkuar drejtësi, jo kompromis. Ky cinizëm duhet të marrë fund, aq më tepër kur shërben si mburojë për të fshehur korrupsionin.

Tragjedia dhe dhimbja e familjes nuk mund të përdoren për të justifikuar një projekt që sot kushton më shumë se dyfishi i vlerës reale, që realizohet pa tender e pa transparencë dhe përfshin nënkontraktorë të dyshimtë. Tragjedia e Martinit nuk mund të shndërrohet në alibi.

As cinizmi i Kryeministrit nuk mund të përdoret si justifikim për vendosjen e kamerave brenda shkollave. Janë prindërit, përmes përfaqësimit të tyre real në bordet e shkollave, ata që duhet të vendosin nëse duan kamera brenda mjediseve shkollore dhe jo nga bordet korrupsionit të qeverisë.

Fëmijët shqiptarë duhen mbrojtur si nga tragjedi të tilla, ashtu edhe nga cinizmi i një qeverie që kërkon të përdorë edhe dhimbjen për të mbuluar zullumet e veta. Politika duhet të ketë një kufi. Lëreni të qetë Martinin dhe familjen e tij! Mos përdorni emrin dhe dhimbjen e tyre si mbulesë për zullumet tuaja! “, shkruan Tabaku.

Etiketa: Kryesore1Martin CaniRamasmart cityTabaku

Lajme të lidhura

Zhduket kasaforta me 600 mijë lekë dhe 6 celularë nga një dyqan rrobash në Kavajë, zbulohet ku ishte fshehur
Aktualitet

Zhduket kasaforta me 600 mijë lekë dhe 6 celularë nga një dyqan rrobash në Kavajë, zbulohet ku ishte fshehur

12:09 - 11/10/26
Kryeministri Rama zë në gojë largimin: Endrra ime, kur të iki nga kjo detyrë…
Breaking Views

Kryeministri Rama zë në gojë largimin: Endrra ime, kur të iki nga kjo detyrë…

11:06 - 11/10/26
Rama flet për “suksese”: Nga bulevardi shumëçka mbulohet me retë artificiale të kanaleve sociale
Breaking Views

Rama flet për “suksese”: Nga bulevardi shumëçka mbulohet me retë artificiale të kanaleve sociale

10:54 - 11/10/26
Para
Veliaj i hoqi kompetencat për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, reagon Anuela Ristani: Largohem me…

Veliaj i hoqi kompetencat për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, reagon Anuela Ristani: Largohem me...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zhduket kasaforta me 600 mijë lekë dhe 6 celularë nga një dyqan rrobash në Kavajë, zbulohet ku ishte fshehur
Aktualitet

Zhduket kasaforta me 600 mijë lekë dhe 6 celularë nga një dyqan rrobash në Kavajë, zbulohet ku ishte fshehur

12:09 - 11/10/26

Një vjedhje e ndodhur në një dyqan veshmbathjesh në Kavajë është zbardhur nga shërbimet e policisë, duke çuar në pranga...

Lexo më shumë
Neuer bën gafën e vitit, Bayern nuk shkon përtej barazimit në Augsburg

Neuer bën gafën e vitit, Bayern nuk shkon përtej barazimit në Augsburg

11:52 - 11/10/26
Arsenal fiton me përmbysje ndaj Leeds, Chelsea e mbyll lojën për 3 minuta, “ngec” United

Arsenal fiton me përmbysje ndaj Leeds, Chelsea e mbyll lojën për 3 minuta, “ngec” United

11:45 - 11/10/26
Kryeministri Rama zë në gojë largimin: Endrra ime, kur të iki nga kjo detyrë…

Kryeministri Rama zë në gojë largimin: Endrra ime, kur të iki nga kjo detyrë…

11:06 - 11/10/26
Rama flet për “suksese”: Nga bulevardi shumëçka mbulohet me retë artificiale të kanaleve sociale

Rama flet për “suksese”: Nga bulevardi shumëçka mbulohet me retë artificiale të kanaleve sociale

10:54 - 11/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com