GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tabaku: Integrimi europian nuk vjen me një fotografi në Bruksel, bizneset gjenden mes një ekonomie të pandershme

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa Shqipëria vijon procesin e hapjes së grupkapitujve të negociatave me Bashkimin Europian, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngre shqetësimin për mungesën e përgatitjes së bizneseve shqiptare për përballjen me tregun dhe standardet europiane.

Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku thekson se integrimi europian nuk duhet reduktuar në konferenca, ceremoni apo fotografi zyrtare në Bruksel, pasi ai kërkon transformimin e shtetit, ekonomisë dhe mënyrës se si funksionon tregu.

“Për një zyrtar, standardet europiane mund të jenë thjesht kapituj dhe direktiva të lexuara nga zyra. Për një sipërmarrës, ato janë investime, pajisje, teknologji, kredi dhe vende pune”, shkruan deputetja demokrate.

Sipas Tabakut, qeveria kishte vite në dispozicion për të përgatitur sipërmarrjen shqiptare, por nuk ndërtoi në kohë skema financimi, laboratorë, institucione certifikimi dhe kapacitete teknike. Ajo kritikon gjithashtu mungesën e konsultimit të vazhdueshëm me biznesin, transparencës për secilin sektor dhe një kalendari të qartë të detyrimeve që burojnë nga procesi i integrimit.

Reagimi

Integrimi europian nuk është një fotografi në Bruksel. Nuk është një ceremoni, një konferencë apo një datë në kalendarin e qeverisë.

Integrimi, është transformimi i shtetit, i ekonomisë dhe i mënyrës se si funksionon tregu.

Për një zyrtar, standardet europiane mund të jenë thjesht kapituj dhe direktiva të lexuara nga zyra. Për një sipërmarrës, ato janë investime, pajisje, teknologji, kredi dhe vende pune. Bizneset dhe qytetarët janë ata që do të përfitojnë nga ky proces, por edhe ata që do të paguajnë kostot e papërgatitjes.

Qeveria pati vite për t’i përgatitur bizneset shqiptare. Megjithatë, nuk ndërtoi në kohë skema financimi, laboratorë, institucione certifikimi dhe kapacitete teknike. Sipërmarrja u mbajt larg procesit, pa konsultim të vazhdueshëm, pa transparencë sektoriale dhe pa një kalendar të qartë detyrimesh.

Ndërkohë, biznesi shqiptar hyn në konkurrencën europiane nga një treg i deformuar prej monopoleve, favorizimeve, korrupsionit dhe ligjeve me porosi. Në këtë treg nuk fiton gjithmonë ai që prodhon më mirë, investon në teknologji dhe paguan rregullisht taksat. Shpesh fiton ai që ka lidhjen më të fortë.

Por tregu europian është i hapur dhe konkurrues. Ai nuk fal mungesën e standardeve dhe e ndëshkon papërgatitjen.

Bizneset shqiptare gjenden sot mes një ekonomie të kapur dhe të pandershme, nga njëra anë, dhe një qeverie që nuk dialogon me to dhe nuk i ndihmon të përballojnë sfidat e integrimit, nga ana tjetër.

Shqipërisë i duhen plane të qarta tranzicioni për çdo sektor, financim real për përshtatjen e sipërmarrjes, asistencë teknike dhe konkurrencë e ndershme.

Integrimi europian nuk fillon në tavolinën e negociatave. Fillon në fermë, në fabrikë, në dyqan dhe në buxhetin e çdo familjeje.

Halli nuk është të përmbushim kushte në letra por qëllimi duhet të jetë që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Europian me një ekonomi më të fortë dhe me biznese shqiptare që konkurrojnë, prodhojnë dhe eksportojnë jo me bizneset e ndershme të sakrifikuara dhe të privilegjuarit të mbrojtur. Apo me një klimë ku biznesi është lënë në mes të katër rrugëve qëllimisht!

Etiketa: IntegrimiKryesore1Tabaku

Lajme të lidhura

“Shqipëria kërkon revolucion”, mbyllet protesta e 121, dorëheqja e Ramës, kërkesë e panegociueshme
Breaking Views

“Shqipëria kërkon revolucion”, mbyllet protesta e 121, dorëheqja e Ramës, kërkesë e panegociueshme

22:50 - 28/09/26
“Erdhën studentët”/ Protestuesit mbushin Qytetin Studenti: Kombi na thërret! Rama, jepe dorëheqjen!
Breaking Views

“Erdhën studentët”/ Protestuesit mbushin Qytetin Studenti: Kombi na thërret! Rama, jepe dorëheqjen!

22:06 - 28/09/26
Aktivisti, Edison Lika: Partia në pushtet, e kriminalizuar! Studentë bashkohuni për të rrëzuar këtë regjim
Breaking Views

Aktivisti, Edison Lika: Partia në pushtet, e kriminalizuar! Studentë bashkohuni për të rrëzuar këtë regjim

21:53 - 28/09/26
Para
Aksident në Vlorë/ Automjeti përplas një monopatinë, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit elektrik

Aksident në Vlorë/ Automjeti përplas një monopatinë, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit elektrik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Italia merr kthesën në Turqi, Franca e pamposhtur edhe në Belgjikë
Sport

Italia merr kthesën në Turqi, Franca e pamposhtur edhe në Belgjikë

23:04 - 28/09/26

Liga e Kombeve ka dhuruar një tjetër mbrëmje plot emocione, ku Franca ka konfirmuar dominimin e saj me një fitore...

Lexo më shumë
“Shqipëria kërkon revolucion”, mbyllet protesta e 121, dorëheqja e Ramës, kërkesë e panegociueshme

“Shqipëria kërkon revolucion”, mbyllet protesta e 121, dorëheqja e Ramës, kërkesë e panegociueshme

22:50 - 28/09/26
“Erdhën studentët”/ Protestuesit mbushin Qytetin Studenti: Kombi na thërret! Rama, jepe dorëheqjen!

“Erdhën studentët”/ Protestuesit mbushin Qytetin Studenti: Kombi na thërret! Rama, jepe dorëheqjen!

22:06 - 28/09/26
Aktivisti, Edison Lika: Partia në pushtet, e kriminalizuar! Studentë bashkohuni për të rrëzuar këtë regjim

Aktivisti, Edison Lika: Partia në pushtet, e kriminalizuar! Studentë bashkohuni për të rrëzuar këtë regjim

21:53 - 28/09/26
Protestuesit marshojnë drejt “Qytet Studenti”: Shqipëria po bën revolucion

Protestuesit marshojnë drejt “Qytet Studenti”: Shqipëria po bën revolucion

21:44 - 28/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com