GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tabaku: KLSH denoncoi vjedhjen e 8 miliardë eurove, abuzimet e këtyre nuk t’i kap as logjika

09:55 - 21/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrestimi i Veliajt, Tabaku: Ka qenë një ditë e mirë,  u çmontua një sistem korruptiv
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për deputeten e PD, Jorida Tabaku tentativa e qeverisë dhe mazhorancës në pushtet për ‘uzurpimin’ e intsitucioneve të pavarura, KLSH, GJK dhe SPAK, nuk është vlerë demokracie.

Tabaku tha se kërcënimet e mazhorancës socialiste për të ‘shkrirë’ Kontrollin e Lartë të Shtetit në një Gjykatë Auditimi, janë treguesit më të qartë se Shqipëria më shumë se kurrë ka nevojë për më shumë institucione të pavarura.

Sipas saj, PS ka si qëllim, prishjen e balancave të institucioneve të pavarura, porse një qëllim i tillë vetëm sa do të pengojë procesin e integrimit dtë vendit në BE.

Për ligjvënësen demokrate është e pashpjegueshme e gjithë kjo vjedhje galopante e mazhorancës socialiste në sektorin publik, gjë që sipas Tabakut është reflektuar edhe në procesin zgjedhor të 11 majit.

“PD ka nevojë t’i shohë jo vetëm në pikëpamjen e denoncimit, që nga GJK, KLSH e SPAK, jo vetëm për ndërgjegjësim ndërkombëtar por edhe për t’i ndaluar këto tentative të kapjes së institucioneve të pavarura’, u shpreh ndër të tjera Tabaku.

“Nuk e kisha të mundur të isha në seancën e KLSH, me të gjitha të metat e një institucioni ka hedhur dritë mbi një sërë skandalesh të qeverisë. 12 vite të qeverisë ka një abuzim, është vjedhur 8 mld euro, një buxhet i një viti i shtetit shqiptar, një konstatim nga KLSH. Ka gjetur në këto vite se një buxhet i Shqipërisë është zhdukur, pastaj koncesionet, paratë e pista etj, janë zë tjetër. Vjet në korrik KLSH pati gjetje të rëndësishme, atë që u konsiderua si skandal për akulloren e konatminuar dhe e ndaluar nga BE, gjetje në spitalin onkologjik.

Këtu mazhoranca u ngrit në këmbë, i gjithë Komisioni Ekonomisë. U ngrit në këmbë kundër KLSH. E sulmonin dhe atakonin, madje donin të ndryshonin strukturën e KLSH dhe kontrollin e tij. KLSH do shkrihet fare për t’u hapur një Gjykatë Auditimi. Ajo e djeshmja s’ka lidhje me realitetin. Shqipëria më shumë se kurrë ka nevojë për institucione të pavarura. Ku ka më shumë abuzime, duhet më shumë kontroll.

PD i ka bërë të qarta për sistemin e drejtësisë. Duhet bërë një analizë e asaj që ndodhi 7 vite më parë, dhe një analizë e rishikim total të faktit të zbatimit të reformës. Kjo që po ndodh me KLSH, sistemin e drejtësisë, është ‘urzurpim’ i vlerave të demokracisë. Këta duan t’i prishin institucionet dhe të ushtrojnë kontroll maksimal. Nëse ka një parim procesi i integrimit, në praktikë është vendosja e pavarësisë së institucioneve. Kjo që po ndodh ndaj institucioneve në 2-3 ditët e fundit, është e pakonceptueshme.

PD ka nevojë t’i shohë jo vetëm në pikëpamjen e denoncimit, që nga GJK, KLSH e SPAK, jo vetëm për ndërgjegjësim ndërkombëtar, por edhe për t’i ndaluar këto. Nga GJK te SPAK, KLSH për t’u vendosur nën kontroll, s’bëhet fjalë vetëm për PD, por për mekanizmat e demokracisë, prishja e balancave të një shteti normal. Kemi nevojë për një strategji dhe t’i pengojmë që këto të ndodhin. GjK ka pasur vendime kundër qeverisë, të Xhaçka te ligjet për Komisionet Hetimore, dhe qeveria s’i ka zbatuar, nëse ne edhe këto që kanë mbetur përpiqemi t’i kontrollojmë, këtu ka një problem që lidhet me gjerë, me median, me shoqërinë që këto institucione që kanë njëfarë balance të lejohen të urzurpohen.

Ne jemi duke u marrë me denoncimin e zgjedhjeve dhe një analizë. PD ka nevojë t’i shohë këto procese me qetësi, edhe një mënyrë se si do të jetë rruga përpara.

Këtu ndodhin gjëra të pashpjegueshme që s’ti kap as logjika. Kam qenë në procesin e numërimit te Greqia e shikon një trend 99% të votës së diasporës për PS, e s’i jap dot përgjigje. Vjedhja në Shqipëri është galopante, vjedhje në sektorin publik dhe që kanë ndikuar në procesin zgjedhor”, tha Tabaku.

Etiketa: KLSHTabakuVjedhje

Lajme të lidhura

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise
Aktualitet

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

17:21 - 04/04/26
Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë
Aktualitet

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26
SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit
Aktualitet

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26
Para
Pas humbjes më 11 Maj, Dash Shehi jep dorëheqjen nga Djathtas për Zhvillim Kombëtar

Pas humbjes më 11 Maj, Dash Shehi jep dorëheqjen nga Djathtas për Zhvillim Kombëtar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Heshtje në “Arenën e Demave”, Vllaznia e mposht Partizanin dhe ruan kreun
Sport

Heshtje në “Arenën e Demave”, Vllaznia e mposht Partizanin dhe ruan kreun

20:52 - 04/04/26

Vllaznia mori një fitore të rëndësishme për ambiciet e saj për të fituar titullin që i mungon prej 25 vitesh....

Lexo më shumë
Punëtori afrikan në Shkodër plagoset në fabrikë dhe nuk tregon, ja si e zbulon policia

Punëtori afrikan në Shkodër plagoset në fabrikë dhe nuk tregon, ja si e zbulon policia

20:31 - 04/04/26
Egnatia ‘likuidon’ Bylisin, Adjessa i jep fitoren me tripletë

Egnatia ‘likuidon’ Bylisin, Adjessa i jep fitoren me tripletë

20:09 - 04/04/26
1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

19:58 - 04/04/26
Vedat Muriqi nuk i shënoi Turqisë, por Real Madrid nuk e fal, Pirati’ i dhuron fitore të çmuar Mallorcas (VIDEO)

Vedat Muriqi nuk i shënoi Turqisë, por Real Madrid nuk e fal, Pirati’ i dhuron fitore të çmuar Mallorcas (VIDEO)

19:20 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com