GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Tabaku: Korporata e Investimeve, rrezik për pronat publike, vepron pa kontroll

14:30 - 30/11/25
në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Tabaku: Korporata e Investimeve, rrezik për pronat publike, vepron pa kontroll
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë se përmes Korporatës së Investimeve të Shqipërisë (KIS) ka krijuar një strukturë të paqartë dhe të rrezikshme që administron pasuri publike me mungesë transparence dhe kontrolli.

Me anë të një postimi në Facebook, deputetja demokrate theksoi se edhe FMN ka shprehur rezerva për këtë model, duke paralajmëruar se KIS nuk ofron mekanizmat e nevojshëm të transparencës dhe llogaridhënies.

Sipas Tabakut, auditimi i fundit i KLSH-së ka zbuluar probleme serioze në funksionimin e KIS, përfshirë: mungesë të njësisë së auditimit të brendshëm, operim me dy versione bilancesh, tenderime të pasurive publike në kundërshtim me parimet e MSA-së, mungesë departamentesh të kontrollit dhe strukturave bazë të qeverisjes së mirë.

Postimi i plotë

Shtatë vjet më parë, socialistët votuan në kuvend një ligj special që i hapte rrugë krijimit të Korporatës së investimeve (KIS). Duke i dhënë jetë një Golemi që do të kishte kontroll thuajse okult mbi pronat publike dhe që do të manaxhonte pa tendera dhe procedura brenda ligjeve milarda euro pasuri kombëtare.

Rreziku i kësaj krijese qe shumë i dukshëm dhe i prekshëm për të gjithë. Jo vetëm për ne që e kundërshtuam me forcë por edhe për FMN që e kritikoi haptazi një projekt që nuk ofronte as transparencë dhe as llogaridhënie por që kontrollonte pasurinë e gjithë shqiptarëve.

Vitet kalojnë, projektet e KIS u shiten shqiptarëve si prezantime futuriste ndërkohë që vetë ky institucion nuk ka lidhje me zhvillimin ekonomik të vendit. Në të kundërt, sa më shumë kalon koha dhe auditohet funksioni tij, aq më e qartë bëhet realiteti i një strukture pa kontroll, auditk dhe transparencë. Një ngrehinë e madhe ku operohet në fshehtësi dhe heshtje totale.

Në një auditim të kryer pak kohë më parë nga KLSH u zbuluan disa të vërteta që për vite janë folur dhe tretur në oqeanin e madh të abuzimeve të kësaj shumice dhe qeverie. Korporata Investimeve, si një kompani që fsheh bilancet operon me dy versione bilancesh (e më pas ankohen për informalitetin). Dhe kjo nuk është aspak e rastësishme. Që prej krijimit, KIS nuk ka pasur asnjë njësi auditimi të brendshëm. Asnjë mekanizëm të brendshëm kontrolli. Asnjë strukturë që të garantojë mbrojtjen e pronës publike. Vetë KLSH nënvizon se mungesa e auditit “rrit ndjeshëm rrezikun operacional dhe financiar” dhe bën të pamundur kontrollin minimal të aktivitetit. Kjo është e paimagjinueshme për një entitet që administron qindra miliona euro pasuri publike.

Po kështu tenderimet që KIS bën për pasuritë publike, bien në kundërshtim me parimet e MSA duke i hapur dyert abuzimit dhe njëkohësisht duke dëshmuar se KIS është ajo masha e errët që qeveria përdor për t’i ikur detyrimeve të integrimit. Duke dëshmuar sjelljen hipokrite të qeverisjes socialiste ku në mëngjes i këndojnë procesit të integrimit ndërsa në darke përmes KIS ndajnë tenderat në kundërshtim me MSA.

Struktura organizative e KIS është një tjetër skandal i dokumentuar. KLSH konstaton se organigrama e miratuar në vitin 2019 nuk përmban funksione kyçe, nuk ka departament kontrolli, nuk ka audit të brendshëm dhe nuk siguron as bazën minimale të qeverisjes së mirë.

Mirëpo ndonëse ka gjithë këto mangësi, në realitet KIS operon shpesh si një bankë financiare (ndonëse kjo nuk është e lejuar) duke i dhënë hua institucioneve publike dhe duke i krijuar vetes një risk të lartë financiar si për veten dhe për pronat publike që administron. Në ndërkohë paratë publike që ajo grumbullon shpenzohen në qira të shtrenjta dhe abuzive pa asnjë analizë çmimi dhe në kundërshtim me VKM që duhet të mbronin buxhetin e shtetit.

Qartësisht KIS është një ngrehinë ku projektet ndryshojnë sipas interesave pa e vrarë mendjen për implikimet në buxhet apo arkën e shtetit. Ndërsa flasim janë zbuluar projekte nga KIS  pa analiza, planifikim pa argumente dhe mospërputhje masive me realizimet. Pasi po sipas saj, projektet si Godina e Kadastrës, Kompleksi Qeveritar janë produkt i analizave të cekëta, të projekteve mbi tokë publike pa llogari të qeruara mirë dhe me procedura të shpejtuara në shkelje të ligjit.

Dyert që hapi krijimi KIS në vitin 2018 ishin rruga përmes të cilës qeveria përgatiti një tunel të fshehtë për të trajtuar pasurinë kombëtare dhe miliarda euro projekte në errësirë totale. Dhe jo më kot edhe FMN e deklaroi qartazi skepticizmin për KIS.

Detyra jonë, më parësore, është që Korporatën e Investimeve ta nxjerrim nga terri dhe ta auditojmë. Do të qe e udhës që Kuvendi Shqipërisë të propozojë mekanizma ligjorë për të audituar atë dhe për t’i ofruar kuvendit një mënyrë kontrolli mbi të.  Shqipëria nuk mund të lejojë një korporatë shtetërore të veprojë në errësirë, pa rregulla dhe pa llogari, ndërsa pronat e qytetarëve kthehen në mall tregu për një rreth të ngushtë vendimmarrjeje.

Prona publike është pasuria e shqiptarëve. Dhe nuk mund të preket në heshtje, në fshehtësi dhe me struktura që KLSH vetë i ka cilësuar të pambrojtura dhe të rrezikshme.

gijotina.com/

Etiketa: Jorida Tabaku

Lajme të lidhura

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Trump shpall mbylljen totale të hapësirës ajrore të Venezuelës, Karakas reagon ashpër
Botë

Lista me 19 vende qytetarët e të cilëve nuk lejohen të hyjnë në SHBA do të shkojë më shumë se 30

08:25 - 05/12/25
Para
Mediat turke: Ernest Muçi, një robot perfekt, shënon gol nga një kënd i pamundur

Mediat turke: Ernest Muçi, një robot perfekt, shënon gol nga një kënd i pamundur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

Shqipëria mbetet ndër vendet me shpenzimet më të ulëta për kërkim-zhvillim (R&D) në rajon, duke alokuar vetëm 0.20% të PBB-së...

Lexo më shumë
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Trump shpall mbylljen totale të hapësirës ajrore të Venezuelës, Karakas reagon ashpër

Lista me 19 vende qytetarët e të cilëve nuk lejohen të hyjnë në SHBA do të shkojë më shumë se 30

08:25 - 05/12/25
Kursi i këmbimit 18 mars 2025

Këmbimi valutor 5 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 05/12/25
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

07:53 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com