GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tabaku në konferencën e IRI: Korrupsioni dhe kapja e shtetit janë kërcënime për sigurinë kombëtare

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tabaku: Korporata e Investimeve, rrezik për pronat publike, vepron pa kontroll
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Countering Authoritarian Influence”, të organizuar nga International Republican Institute (IRI), ku u mblodhën politikanë, ekspertë të sigurisë dhe përfaqësues nga vendet e rajonit.

Gjatë fjalës së saj, Tabaku u ndal te mënyra se si demokracitë mund të forcojnë rezistencën ndaj ndikimeve autoritare dhe ndërhyrjeve të huaja, duke theksuar se cenueshmëria fillon nga dobësitë e brendshme të shtetit.

“Nuk janë vetëm aktorët e jashtëm problemi. Ndërhyrja e huaj funksionon vetëm aty ku institucionet janë të dobëta, ku korrupsioni tolerohet, ku mungon transparenca dhe ku qytetarët humbasin besimin tek shteti,” u shpreh Tabaku.

Duke iu referuar zhvillimeve në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor, deputetja demokrate tha se korrupsioni, pastrimi i parave, krimi i organizuar dhe kapja e shtetit nuk përbëjnë më vetëm sfida të qeverisjes së mirë, por janë kthyer në rreziqe të drejtpërdrejta për sigurinë kombëtare.

Sipas saj, ekonomitë e hapura duhet të shoqërohen me mekanizma mbrojtës për të shmangur krijimin e varësive strategjike.

“Siguria ekonomike është siguri kombëtare. Siguria energjetike është siguri kombëtare. Siguria teknologjike është siguri kombëtare. Po kështu edhe transparenca financiare,” theksoi Tabaku, duke nënvizuar se demokracitë duhet të ndërtojnë mekanizma që parandalojnë krijimin e varësive strategjike.

Në fjalën e saj, Tabaku prezantoi edhe dy nisma që ka mbështetur në Kuvend. Njëra prej tyre lidhet me krijimin e një kuadri modern për shqyrtimin e investimeve të huaja strategjike (FDI Screening), që do t’i mundësonte Shqipërisë të kontrollojë investimet në sektorë të ndjeshëm si infrastruktura, energjia, telekomunikacioni, portet, të dhënat dhe teknologjitë strategjike.

Sipas saj, ky mekanizëm nuk synon të kufizojë investimet e huaja, por të garantojë që hapja ekonomike të mos kthehet në një rrezik për interesat strategjike të vendit.

Tabaku foli gjithashtu për paketën e propozuar prej saj kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave, e cila parashikon më shumë transparencë mbi pronësinë përfituese të kompanive, kontroll më të rreptë të transaksioneve financiare me vlerë të lartë, rritje të transparencës në prokurimet publike dhe masa për të penguar hyrjen e kapitaleve të paligjshme në sektorët strategjikë të ekonomisë.

Një pjesë e fjalës iu kushtua edhe rolit të teknologjisë në sfidat gjeopolitike. Sipas Tabakut, inteligjenca artificiale, infrastruktura digjitale, të dhënat dhe teknologjitë e avancuara janë tashmë elementë kyç të fuqisë kombëtare, ndaj Shqipëria duhet të investojë në institucione që tërheqin investime të besueshme dhe mbështesin inovacionin.

Në përfundim, deputetja u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë që vendet e Ballkanit Perëndimor të vlerësohen mbi bazën e zbatimit të reformave dhe jo të premtimeve politike. Ajo kërkoi gjithashtu që lufta kundër pastrimit të parave, transparenca e pronësisë përfituese dhe kontrolli i investimeve strategjike të trajtohen si instrumente për mbrojtjen e sovranitetit të vendeve të rajonit.

“Ndërhyrja e huaj tërhiqet nga dobësia. Përgjigjja më e fortë që mund të japë një demokraci është ndërtimi i rezistencës përmes transparencës, shtetit të së drejtës, llogaridhënies dhe besimit të qytetarëve tek institucionet”, përfundoi Tabaku.

Etiketa: korrupsionTabaku

Lajme të lidhura

Arrestohet në Shqipëri i dyshuari për atentatin me armë në Ibiza
Aktualitet

Arrestohet në Shqipëri i dyshuari për atentatin me armë në Ibiza

22:55 - 16/07/26
Kush është gruaja që u gjend e pajetë tek “Liqeni i Thatë” në Tiranë
Aktualitet

Kush është gruaja që u gjend e pajetë tek “Liqeni i Thatë” në Tiranë

22:22 - 16/07/26
“47 ditë, ne nuk tërhiqemi, nesër më shumë”/ Pankarta pikante në protestë
Aktualitet

“47 ditë, ne nuk tërhiqemi, nesër më shumë”/ Pankarta pikante në protestë

22:09 - 16/07/26
Para
Evazioni me kostum ligjor, në kufi të paligjshmërisë

Evazioni me kostum ligjor, në kufi të paligjshmërisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet në Shqipëri i dyshuari për atentatin me armë në Ibiza
Aktualitet

Arrestohet në Shqipëri i dyshuari për atentatin me armë në Ibiza

22:55 - 16/07/26

Garda Civile ka arrestuar në Shqipëri një person të dyshuar për atentatin me armë të ndodhur më 21 qershor 2024...

Lexo më shumë
Kush është gruaja që u gjend e pajetë tek “Liqeni i Thatë” në Tiranë

Kush është gruaja që u gjend e pajetë tek “Liqeni i Thatë” në Tiranë

22:22 - 16/07/26
“47 ditë, ne nuk tërhiqemi, nesër më shumë”/ Pankarta pikante në protestë

“47 ditë, ne nuk tërhiqemi, nesër më shumë”/ Pankarta pikante në protestë

22:09 - 16/07/26
Federata Franceze bën përjashtim për Zidane, i ofron pagën rekord

Federata Franceze bën përjashtim për Zidane, i ofron pagën rekord

21:46 - 16/07/26
Protestuesi thirrje SPAK-ut: Tregoni nëse ka një kërkesë të dytë për heqjen e imunitetit të Ballukut

Protestuesi thirrje SPAK-ut: Tregoni nëse ka një kërkesë të dytë për heqjen e imunitetit të Ballukut

21:03 - 16/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com