GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Tabaku kundër aktit normativ: Kaluam nga korrupsioni i banaqeve në korrupsion politik

14:05 - 30/06/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tabaku kundër aktit normativ: Kaluam nga korrupsioni i banaqeve në korrupsion politik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, nga foltorja e Parlamentit ka akuzuar qeverinë se është në shërbim të oligarkëve dhe kompanive të caktuara, për të cilët tha se po kërkohet edhe miratimi i aktit normativ për rritjen e çmimeve të produkteve të ndërtimit.

“U përpoqa të ndjek fjalët e kolegëve socialistë që kishin një emërues të përbashkët, të ulni kokën me turp që po ndajnë 80 milion euro për disa firma që kanë marrë tendera korruptive me 99 përqind të vlerës në 10 kompanitë e preferuara të qeverisë. Të ulni kokën me turp se nuk po votoni aktin korruptiv. Nuk di ç’duhet bërë më shumë që qeveria të ulë kokë e të kërkojë ndjesë që sa herë vijnë këtu nuk miratojnë një akt që shkon në dëm e shërbim të qytetarëve. Akti nuk quhet i tillë se Kuvendi ka qenë i mbledhur dhe nuk ka arsye se përse të mos veprojë Kuvendi. Kanë bërë një akt që ka hyrë në fuqi ndërkohë që kanë nisur të paguajnë kompanitë. Së dyti akti sjell amnisti indirekte të detyrimeve të firmave. Vonesa në përfundimin e veprave publike dënohet me penalistete. Me këtë akt amnistohen kompanitë që kanë vonesa. Kam raste pa fund të kompanitë të përfshira në rindërtimin”, tha Tabaku.

Gjithashtu Tabaku denoncoi sërish skandalin për rrugën Kardhiq-Delvinë ku tha se abuzimi më i madh është për kompanitë që kanë persona nën hetim.

“Nga ana tjetër, kompanitë përveç faktit që tenderat janë dhënë me 99 përqind të vlerës, kanë lidhje me qeverinë. Rruga Kardhiq-Delvinë dhe shumë raste të tjera i kam denoncuar. Abuzimi më i madh është për kompanitë që kanë pronarë persona në kërkim, të hetuar të gjykuar për trafik ndërkombëtar droge. E dini ç’bën kjo qeveri? 18.6 milion euro janë dhënë për kompani e persona që janë në hetim. Me aktin qeveria kujdeset ti sigurojë fitime e mos i mungojnë të ardhurat. Kur i thonim ne qeverisë që çmimet po rriten thoshte jo. Sot doli ministrja tha janë rritur që në shtator. Çfarë lufte kishte në shtator? Pak ditë më parë bashkë me zonjën Felaj diskutuar rezultatet e një sondazhi për korrupsionin, ishte një këmbanë alarmi. Ajo që është e rëndësishme është që oligarkët paguajnë për të kaluar ligje në Parlament. Kjo është kapja e shtetit në nivelin më të larta. Ky është korrupsioni në nivelin më të lartë. Nga korrupsioni i banaqeve është kaluar në korrupsion politik, ku kompani kërkojnë mbështetje e sjellin këtu rritje buxheti për to, ndërkohë që kjo ndihmë e mëshirë nuk i jepet askujt prej qytetarëve në nevojë. Votimi kundër aktit është nder që i bëjmë qytetarëve”, tha ajo.

Etiketa: korrupsionTabaku

Lajme të lidhura

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Para
Këshilli Europian merr sot vendim për të hapur negociatat me Shqipërinë

Këshilli Europian merr sot vendim për të hapur negociatat me Shqipërinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com