GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tabaku: Nuk ka avancim real për procesin e integrimit në BE

13:18 - 19/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tabaku: Nuk ka avancim real për procesin e integrimit në BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, njëherësh kryetare e Komisionit për Çështjet Europiane, tha se Shqipëria nuk ka një avancim real në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Në një dalje për mediet nga kryesia e Kuvendit, Tabaku tha se “marrja e vendimit për hapjen e negociatave dhe pozicionet negociuese, por njëkohësisht dhe diskutimet që po kryhen për të gjithë grup-kapitujt, vijnë si rezultat i vendimit gjeopolitik që është marrë për hapjen e negociatave”.

Tabaku tha se “Partia Demokratike e ka nisur këtë proces, e mbështet këtë proces dhe do të jetë ajo që do ta përfundojë këtë proces në qeverisje”.

Deputetja e PD-së nënvizoi se “nuk ka ndonjë kriter të plotësuar, nuk ka një avancim real, edhe në çështje të tregut të brendshëm, por është një proces teknik i cili po vijon si rezultat i vendimit gjeostrategjik që është marrë mbas agresionit rus në Ukrainë, të paktën tre vite më parë”.

“Në pjesën më të madhe të të gjithë iniciativave që qeveria shqiptare ka shprehur, fundi i realizmit të tyre është vitit 2027”, tha Tabaku.

Sipas Tabakut kjo tregon një mungesë serioziteti, ka një boshllëk shumë të madh sa i takon përfarimit të legjislacionit për tregun dhe se kjo ka krijuar pasiguri tek biznesi.

“Për tregun e brendshëm të shërbimeve janë 300 akte ligjore, 38 sektorë, 500 aktivitete shërbimi që janë 100 ligje në vetvete dhe ata thonë se do t’i bëjnë të gjitha në vitin 2027. Ndërkohë që kjo ndodh, vazhdojnë dhe miratojnë akte ligjore që bien në kundërshtim me këtë. Të gjithë jemi koshientë që për ligjin e Prokurimeve Publike ka përjashtime për sektorët strategjikë, që është në kundërshtim me direktivat e BE, ka përjashtime sa i takon TVSH-së së hoteleve, të cilën ne në vijimësi e kemi ngritur si shqetësim”, tha Tabaku.

Deputetja e PD-së tha se “kjo tregon një mospërputhje të qartë të vizionit që ka qeveria dhe të mungesës së vizonit politik me faktin që miraton vendime që nuk janë në përputhje me detyrimet që është duke marrë në procesin e integrimit”.

Tabaku shtoi më tej se “elementi i dytë lidhet me implikimet që ka për buxhetin. Nuk ka sot një analizë sa i takon buxhetit, cilat tarifa do të rriten? Cilat do të ulen? A ka një analizë të impaktit të buxhetit, të impaktit në sektorin privat? Asgjë e tillë nuk ka ndodhur”.

“Kjo për t’ju treguar me dy elementë kryesore se ky është një proces i cili nga ana e qeverisë në pjesën më të madhe të detyrimeve janë shtyrë të gjitha në vitin 2027 për t’u realizuar dhe nga ana tjetër në pjesën më të madhe të sektorëve të cilat ne i kemi identifikuar dhe kemi bërë propozime konkrete, duke nisur me tregun e brendshëm, masat që duhet të marrë çdo qeveri për t’u përfaruar me BE-në, rregulli i tepërt, gatishmëria e biznesit, heqja e lejeve dhe licencave dhe duke përfunduar me pastrimin e parave, që janë pesë fushat kryesore, qeveria shqiptare nuk i ka plotësuar detyrimet. Kur nuk i ka plotësuar për 10 vite, s’ka për t’i plotësuar për 2 vite”, tha Tabaku.

Etiketa: IntegrimiJorida Tabaku

Lajme të lidhura

Shkurti nis me mot ekstrem, rrezik për përmbytje dhe erëra shkatërruese
Aktualitet

Shkurti nis me mot ekstrem, rrezik për përmbytje dhe erëra shkatërruese

12:45 - 31/01/26
“Kam qenë në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme” – del e-maili që ish-sekretari i KiE i dërgoi Epsteinit pas vizitës në Shqipëri
Aktualitet

“Kam qenë në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme” – del e-maili që ish-sekretari i KiE i dërgoi Epsteinit pas vizitës në Shqipëri

12:30 - 31/01/26
Tregtarët e Vlorës sërish në protestë: Bashkia po na heq bukën e gojës
Aktualitet

Tregtarët e Vlorës sërish në protestë: Bashkia po na heq bukën e gojës

12:15 - 31/01/26
Para
Qëlloi partneren me plumb në kokë, i afërmi i Kolë Manajt: Kishin konflikte kohët e fundit

Qëlloi partneren me plumb në kokë, i afërmi i Kolë Manajt: Kishin konflikte kohët e fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shkurti nis me mot ekstrem, rrezik për përmbytje dhe erëra shkatërruese
Aktualitet

Shkurti nis me mot ekstrem, rrezik për përmbytje dhe erëra shkatërruese

12:45 - 31/01/26

Shkurti nis me mot të ashpër në Greqi, ndërsa meteorologët paralajmërojnë për një sistem të fuqishëm që do të sjellë reshje...

Lexo më shumë
“Kam qenë në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme” – del e-maili që ish-sekretari i KiE i dërgoi Epsteinit pas vizitës në Shqipëri

“Kam qenë në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme” – del e-maili që ish-sekretari i KiE i dërgoi Epsteinit pas vizitës në Shqipëri

12:30 - 31/01/26
Tregtarët e Vlorës sërish në protestë: Bashkia po na heq bukën e gojës

Tregtarët e Vlorës sërish në protestë: Bashkia po na heq bukën e gojës

12:15 - 31/01/26
Ndjekje e rrezikshme në Durrës/ Pranga 45-vjeçarit të droguar në timon, përplasi makinën e policisë

Ndjekje e rrezikshme në Durrës/ Pranga 45-vjeçarit të droguar në timon, përplasi makinën e policisë

11:58 - 31/01/26
Sarandë/ Arrestohet 30-vjeçari shpërndante kanabis me makinë

Sarandë/ Arrestohet 30-vjeçari shpërndante kanabis me makinë

11:40 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com