GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Tabaku: PD zgjedh të ardhmen, do të rikthejmë besimin tek qytetarët

17:06 - 18/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Tabaku: PD zgjedh të ardhmen, do të rikthejmë besimin tek qytetarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u shpreh se janë demokratët të cilët kanë sakrifikuar për këtë parti dhe janë po  ata që do të punojnë për rikthimin e shpresës tek të rinjtë që largohen masivisht dhe tek ata qytetarë që kanë humbur shpresën tek politika, për shkak të qeverisjes së kalbur.

“Ne, duam të godasim në zemër korrupsionin dhe kapjen e lirisë së tregut dhe individëve nga baronët hajdutë që sot qeverisin vendin. Sot Shqipëria dhe shqiptarët kanë përballë një qeverisje të kalbur dhe të korruptuar që i mban peng në burgun e tranzicionit. Shqiptarët kanë përballë një armatë hajdutësh dhe të korruptuarish që i përdorin zyrat e qeverisjes për të privuar të rinjtë dhe të rejat nga liria e tyre. Prandaj ne duhet të jemi krahu, shtegu dhe udha nga e cila Shqipëria të kalojë nga burgu i tranzicionit në lirinë e një Shqipërie Europiane. Jemi ngritur mbi parimin e një demokracie funksionale që ecën mbi institucionet e lira dhe ndarjet e pushteteve.”

Nënkryetarja e PD-së nënvizoi se kjo forcë politike do të luftojë për të luftojë për t’i kthyer vendit ndarjen e pushteteve duke luftuar krimin e organizuar dhe vendosjen e sundimit të ligjit mbi këdo.

 “Ndaj do të luftojmë për t’i rikthyer këtij vendi ndarjet e pushteteve, kufizimin e mandateve dhe mbi të gjitha shkëputjen e krimit të organizuar nga politika dhe qeverisja. Një forcë politike që sot lufton për një shtet të së drejtës, për sundimin e ligjit më shumë se sa për sundimin e një individi apo një bande oligarkësh. Ne jemi shpresa e të ardhmes sepse do të luftojmë për një ekonomi dhe Shqipëri të mundësive për të gjithë, të meritokracisë.”

Tabaku theksoi se parimet e shtetit të së drejtës së pari i duhen ofruar demokratëve, duke bërë që PD-ja të jetë sa më pranë shembujve që dëshmojnë meritokracinë. Ajo shtoi gjithashtu se beson tek ndyrshimet e mëdha, të cilat do t’i ofrojnë Shqipërisë e shqiptarëve një parti të re moderne dhe dixhitale, ndryshe nga shpikjet fiskale të partisë në pushtet, të cilat sipas saj nuk i shërbejnë rimëkëmbjes ekonomike të vendit.

“Po që këto parime t’ia japim shqiptarëve së pari duhet t’ia japim demokratëve. Do të këmbëngulim që kjo forcë politike t’i afrohet përherë e më shumë meritokracisë brenda saj për të dhënë ne shembullin e parë se si do të veprojmë në qeverisje. Ne besojmë se shtresa e mesme është pjesa më vitale e një shoqërie dhe ajo që mundëson avancimin e saj. Ne besojmë dhe jemi të bindur që mbështetja e kësaj shtrese jo me shpikje fiskale siç bën kjo qeveri por me politika reale në favor të saj është lojtari kyç që mund ta kthejë për mirë ekonominë tonë. Ne besojmë tek dija e vendosur në praktikë nga kjo shtresë. Besojmë tek forca e njeriut për të mundësuar ndryshime të mëdha. Prandaj sot jemi këtu për t’i ofruar Shqipërisë dhe shqiptarëve një parti më moderne, më të re, më dixhitale dhe më pranë jush”, tha Tabaku.

Etiketa: Jorida TabakuKuvendi Kombetar i PDPD

Lajme të lidhura

Integrimi në BE zgjon Kuvendin/ Balla kërkon më shumë punë dhe më pak mungesa
Aktualitet

Integrimi në BE zgjon Kuvendin/ Balla kërkon më shumë punë dhe më pak mungesa

13:50 - 16/01/26
Ambasada e SHBA në Tiranë: Kartelet shqiptare të drogës përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë: Kartelet shqiptare të drogës përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit…

13:19 - 16/01/26
Denoncimi i Berishës: Rama hakeroi sistemet e SPAK, kërkuan informacion për arrestimin e Engjëll Agaçit
Aktualitet

Denoncimi i Berishës: Rama hakeroi sistemet e SPAK, kërkuan informacion për arrestimin e Engjëll Agaçit

13:05 - 16/01/26
Para
Shtyhet deri në orën 18:00 votimi, komisioni: Do vijojë deri sa të ketë votuar edhe anëtari i fundit i PD

Shtyhet deri në orën 18:00 votimi, komisioni: Do vijojë deri sa të ketë votuar edhe anëtari i fundit i PD

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol dënohet me pesë vjet burg
Aktualitet

Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol dënohet me pesë vjet burg

14:10 - 16/01/26

Një gjykatë në Korenë e Jugut ka dënuar ish-presidentin Yoon Suk-yeol me pesë vjet burg, pasi e shpalli fajtor për...

Lexo më shumë
Integrimi në BE zgjon Kuvendin/ Balla kërkon më shumë punë dhe më pak mungesa

Integrimi në BE zgjon Kuvendin/ Balla kërkon më shumë punë dhe më pak mungesa

13:50 - 16/01/26
Aksidenti në Durrës/ Arrestohet drejtuesi i mjetit, ishte në gjendje të dehur

Aksidenti në Durrës/ Arrestohet drejtuesi i mjetit, ishte në gjendje të dehur

13:32 - 16/01/26
Ambasada e SHBA në Tiranë: Kartelet shqiptare të drogës përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit…

Ambasada e SHBA në Tiranë: Kartelet shqiptare të drogës përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit…

13:19 - 16/01/26
Denoncimi i Berishës: Rama hakeroi sistemet e SPAK, kërkuan informacion për arrestimin e Engjëll Agaçit

Denoncimi i Berishës: Rama hakeroi sistemet e SPAK, kërkuan informacion për arrestimin e Engjëll Agaçit

13:05 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com