GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Tabaku: Të emërohet prokuror i posaçëm për zgjedhjet e 14 Majit

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rritja e çmimeve, Tabaku: Shqiptarëve iu morën 500 mln euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2023. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përshëndeti dhe përgëzoi edhe drejtuesin e ri të SPAK, Altin Dumani. Ajo vuri në dukje dhe theksoi rëndësinë që kanë zgjedhjet për momentin në të cilin ndodhet Shqipëria.

“Ky është një vit i rëndësishëm e një vit testi e prove për Shqipërinë. A mundet Shqipëria që ka çelur negociatat të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme?” pyeti Tabaku ndërsa vuri në pah se ende në Progres Raportet e Bashkimit Europian ka mbetur çështja e zgjedhjeve dhe integriteti i tyre në pikëpyetje. Sipas saj, nuk ka kuptim dhe nuk mund të jetë e pranueshme që zgjedhjet të jenë ende problem për statusin që ka sot Shqipëria.

Më tej ajo shprehu gjithë mbështetjen e saj dhe të opozitës ndaj institucionit të SPAK.

“SPAK dhe drejtuesi i saj do ketë mbështetjen time në punën tuaj dhe në përpjekjen tuaj dhe institucionit që ju po drejtoni për të luftuar Krimin e Organizuar, Korrupsionin dhe mafian në vend. Ne kemi nevojë për një drejtësi të pavarur. Ne kemi nevojë për prokurorë të ndërgjegjshëm për punën e tyre. Kemi nevojë për sundimin e ligjit dhe fundin e pandëshkueshmërisë. Tre nga kriteret në këtë proces varen nga institucioni që ju drejtoni dhe do të jemi këtu përsëri për të raportuar për rezultatet konkrete së shpejti.”

Tabaku theksoi dhe kërkesën e plotë të opozitës për një prokurori speciale.

“Sot dosjet 184 dhe 339 rrezikojnë të parashkruhen dhe përgjegjësit e vërtetë mos të përfundojnë përpara drejtësisë, e ne nuk mund të presim derisa këto të bëhen statistika prandaj në emër të opozitës Z. Dumani ju kërkoj që një prokuror special të caktohet sa më shpejt i dedikuar për të hetuar krimet zgjedhore, ku një procedure e thjeshtë dhe e shpejtë menjëherë të marrë vendime.

Propozim që vjen pasi është e papranueshme që Shqipëria me negociata të hapura të ketë zgjedhjet problem; të ketë krimin e organizuar që angazhohet në zgjedhje, të ketë dosje që dëshmojnë lidhjen krim-politikë. Ne e kemi të qartë që ndërhyrja në zgjedhje është shembja e demokracisë. Prandaj në emër të opozitës ju kërkoj që të përcaktoni një prokuror special që të merret me problemin e zgjedhjeve; që blerja e votës të ndëshkohet dhe kriminalizimi i zgjedhjeve të ndëshkohet që të hetohet në kohë reale. Nuk ka prioritet tjetër për Shqipërinë veç zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.”

Etiketa: SpakTabaku

Lajme të lidhura

Protesta/ Studenti: Qytetarët nuk u trembën nga aktet normative të qeverisë!
Breaking Views

Protesta/ Studenti: Qytetarët nuk u trembën nga aktet normative të qeverisë!

13:14 - 08/11/26
Arrestime dhe gjoba në protestën e së shtunës në Tiranë, katër në qeli, shtatë të proceduar penalisht
Breaking Views

Arrestime dhe gjoba në protestën e së shtunës në Tiranë, katër në qeli, shtatë të proceduar penalisht

11:30 - 08/11/26
Pas protestës, Rama heq dorë nga tavolina prej guri, sot “Fol me Kryeministrin” online!
Breaking Views

Pas protestës, Rama heq dorë nga tavolina prej guri, sot “Fol me Kryeministrin” online!

11:19 - 08/11/26
Para
Ambasadori britanik vizitë në SPAK, ja arsyeja

Ambasadori britanik vizitë në SPAK, ja arsyeja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta/ Studenti: Qytetarët nuk u trembën nga aktet normative të qeverisë!
Breaking Views

Protesta/ Studenti: Qytetarët nuk u trembën nga aktet normative të qeverisë!

13:14 - 08/11/26

Studenti i Shkencave Politike, Klevis Tako, pjesëmarrës në protestën kombëtare që prej ditës së parë, deklaroi në emisionin “News24 Fundjavë”...

Lexo më shumë
Pedagogu Metani: Kërkesa për largimin e Ramës është kthyer në objektivin kryesor të protestës

Pedagogu Metani: Kërkesa për largimin e Ramës është kthyer në objektivin kryesor të protestës

12:35 - 08/11/26
Uji i pijshëm me fekale në Vlorë, disa raste helmimi te fëmijët dhe të rriturit

Uji i pijshëm me fekale në Vlorë, disa raste helmimi te fëmijët dhe të rriturit

12:06 - 08/11/26
Arrestime dhe gjoba në protestën e së shtunës në Tiranë, katër në qeli, shtatë të proceduar penalisht

Arrestime dhe gjoba në protestën e së shtunës në Tiranë, katër në qeli, shtatë të proceduar penalisht

11:30 - 08/11/26
Pas protestës, Rama heq dorë nga tavolina prej guri, sot “Fol me Kryeministrin” online!

Pas protestës, Rama heq dorë nga tavolina prej guri, sot “Fol me Kryeministrin” online!

11:19 - 08/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com