GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Taçe i Gramshit jep 240 mln lekë pa garë për rrugicat e varrezave

12:26 - 05/12/22
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Katër kompani ka gostitur Taçe me fondet e bashkisë në një ditë. Kryebashkiaku ka shpenzuar mbi 240 milionë lekë për të “rregulluar” rrugicat e varrezave të qytetit.

Katër kompani ka gostitur Taçe me fondet e bashkisë në një ditë. Kryebashkiaku ka shpenzuar mbi 240 milionë lekë për të “rregulluar” rrugicat e varrezave të qytetit.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa zgjedhjet po afrojnë, kryebashkiakët socialistë po prishin lekët e fundit të arkës për tendera asfalti që u jepen biznesmenëve të privilegjuar. Kështu, kryetari i Bashkisë Gramsh, Klodian Taçe, është zgjuar, pasi nuk është ndjerë fare gjatë kësaj kohe për të bërë ndonjë investim. Tashmë, edhe ai si shokët e tij, ia ka nisur punës me tenderët! Katër kompani ka gostitur Taçe me fondet e bashkisë në një ditë. Kryebashkiaku ka shpenzuar mbi 240 milionë lekë për të “rregulluar” rrugicat e varrezave të qytetit.

Janë nënshkruar dy tenderë me shkelje brenda një dite. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-47643-10-27-2022 dhe objekt “Sistemim –asfaltim i rrugës së varrezave publike Çekrezë”. Për këtë prokurim Taçe ka vendosur të shpenzojë 70 milionë lekë të vjetra. Këto para merren nga taksapaguesit dhe nuk dihet se ku do të përfundojnë. Dyshimet lindin, pasi kontrata është nënshkruar në shkelje të ligjit për prokurimet. Open Data Albania konstaton se ky prokurim është mbyllur pa konkurrencë. Sepse edhe sikur duket nga dokumentet, vetëm një ofertë është paraqitur për këtë projekt nga bashkimi i operatorëve  “GELE ZANI’ Shpk & “VIANTE Konstruksion” Shpk.

Edhe pse kjo ofertë ka qenë e shtrenjtë, bashkia Gramsh ia fali  tenderin kompanisë në fjalë. Ndërkohë evidentohet se “GELE ZANI’ Shpk nuk posedon asnjë licencë për ndërtim, prandaj në çdo tender që zhvillon ajo bashkëpunon me kompani të tjera, pas të cikave fshihet për të grumbulluar fonde.

Në këto kushte ky tender ka shkelur dy rregullat bazë të prokurimit dhe mban “Flamurin e Kuq”. Pra në këtë bashki po keqpërdoren fondet e fundit që kanë mbetur nga buxheti 2022 vetëm për propagandë zgjedhore. Gjithashtu, tenderi lë të dyshohet se ka përvetësim dhe korrupsion nga zyrtarët organizatorë të tenderit.

170 milionë lekë për asfalt

Klodian Taçe vazhdon aferat edhe me të tjera kontrata! Në të njëjtën ditë krybashkiaku ka mbyllur garën për asfaltimin e një tjetër rruge. “Sistemim –Asfaltim i lagjes Holta, ish-Konservimi”, në fakt është një rrugicë lagjeje. Për këtë rrugicë, Bashkia Gramsh kanë derdhur 170 milionë lekë. Më mirë asfalt elektoral se sa të ndihmohen familjet e pastreha në këtë qytet!

 

Gjithsesi, në kohë fushate kryebashkiakët nuk kanë kohë të mendojnë për qytetarët, por vrapojnë të rregullojnë fasadën dhe të grumbullojnë sa më shumë para të munden. Për këtë arsye edhe ky tender është zhvilluar në shkelje të ligjit nga kryebashkiaku i Gramashit. Sipas të dhënave të publikuara,  për këtë prokurim kanë paraqitur ofertat bashkimi i operatorëve “KURORA” SHPK & “VARAKU E” SHPK dhe  kompania “ALKO –IMPEX General Construction” shpk. Taçe ka skualifikuar ofertën më të lirë me justifikimin se ka deklaruar si inxhinier, një person i cili është i angazhuar dhe në projekte të tjera për rrugë.

 

Kështu, bashkimi i operatoreve “KURORA” SHPK & “VARAKU E” SHPK e fituan tenderin pa garë fare dhe në shkelje flagrance të ligjit. Duke abuzuar me ligjin, kryebashkiaku i Gramshit i xhiroi 240 milionë nga fondet e qytetarëve tek kompanitë e paracaktuara.

Lexo edhe: Berisha akuza të forta për Gjiknurin nga Gramshi: Vodhi votat e ia mbathi

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuzimasfaltimKLodian taceOpen Datarrugice varrezashtender

Lajme të lidhura

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë
Breaking Views

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë

23:28 - 20/03/26
Skandal me rrugën e Zall Bastarit/ Anuela i bën qokën 1.8 miliardë lekë ortakut të vëllait të Ermal Nufit
Breaking Views

Skandal me rrugën e Zall Bastarit/ Anuela i bën qokën 1.8 miliardë lekë ortakut të vëllait të Ermal Nufit

08:00 - 20/03/26
Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…
Fact-Checking & Analize

Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

16:00 - 18/03/26
Para
Alarm për bombë në aeroportin e Glasgow, shqiptarët të bllokuar

Alarm për bombë në aeroportin e Glasgow, shqiptarët të bllokuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë
Breaking Views

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë

23:28 - 20/03/26

https://www.youtube.com/watch?v=TTowY7PNlmo Qysh nga 12 shkurti, kryeministri Edi Rama, nën goditjet e SPAK, është detyruar të riformatojë AKSHI-n. Pas zbulimit të...

Lexo më shumë
Barazim spektakolar në Bournemouth-Manchester: Nga golat tek penalltia dhe kartoni i kuq

Barazim spektakolar në Bournemouth-Manchester: Nga golat tek penalltia dhe kartoni i kuq

23:15 - 20/03/26
Egnatia ndal Elbasanin, barazim pa gola dhe me dy kartona të kuq

Egnatia ndal Elbasanin, barazim pa gola dhe me dy kartona të kuq

22:48 - 20/03/26
“Kilometri i fundit”: opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve

“Kilometri i fundit”: opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve

21:18 - 20/03/26
Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan

Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan

21:15 - 20/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com