GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Tafas: Do qëndroj në Kukës, drejtuesit më thanë se…

17:02 - 28/06/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Tafas: Do qëndroj në Kukës, drejtuesit më thanë se…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Portieri Angelo Tafas është ndër të paktët që arriti t’i mbijetojë “furtunës” së largimeve te Kukësi. Kjo, jo vetëm për faktin se ka ende kontratë me këtë klub, pasi edhe me një pjesë të tyre u ndërpre bashkëpunimi me konsensus, por shihet si një futbollist bazë nga ana e drejtuesve për të nisur një cikël të ri.

Ka qenë vetë 23-vjeçari që konfirmon për “Panorama Sport” se do të respektojë kontratën me klubin dhe në bisedat që ka pasur me drejtuesit, ka besim se do të krijohet një ekip pretendent.

“Unë jam ende në kontratë me Kukësin dhe do të vazhdoj të jap kontributin tim në këtë skuadër. Kam biseduar me drejtuesit dhe më kanë thënë që do të ndërtohet një ekip i ri, me lojtarë që kanë ambicie dhe dëshirë për të arritur suksesin”, u shpreh fillimisht portieri i verilindorëve, i cili bëhet gati të nisë sezonin e tij të katërt në radhët e Kukësit.

SITUATA- Tafas flet pak edhe për situatën në skuadër, e cila nuk ka qenë pozitive, sidomos këtë sezonin e fundit, ku rrezikoi madje edhe mbijetesën. Mesa duket, largimet e shumta kanë lidhje me këtë fakt, ndonëse sipas portierit, nuk i bëjnë mirë ekipit.

“Në fakt, tri vitet e fundit që nuk janë arritur objektivat, ka pasur shumë largime nga skuadra dhe kanë ardhur po aq shumë lojtarë të rinj. Kjo, normalisht nuk është e mirë, sepse ekipi duhet të ketë një bazë lojtarësh”, vijoi më tej portieri i Kukësit, i cili pranon se largimet dhe lëvizjet e shpeshta përgjatë këtyre viteve tek ekipi, kanë dhënë efektin e vet negativ në fushë, në mosarritjen edhe të rezultateve. Sa i përket nisjes së përgatitjeve, Tafas konfirmoi se dje për shkak të një shqetësimi familjar, nuk ishte i pranishëm, por do të bashkohet më vonë me grupin.

“Nuk isha në stërvitje për shkak të një problemi familjar. Por, do t’i bashkohem pak më vonë ekipit, me shumë gjasa në fillim të korrikut”, mbylli prononcimin e tij për gazetën portieri i skuadrës së Kukësit, Angelo Tafas. Përpos tij, në kontratë me Kukësin janë edhe mbrojtësi Franko Lamçe, mesfushori Abdou Mbarak dhe sulmuesi Atdhe Rashiti. Me shumë gjasa, nga kjo katërshe ndoshta do të ringrihet edhe Kukësi i sezonit të ri./PanoramaSport

Etiketa: angelo tafasKukesi

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Messi tashmë si aktor, debuton në serialin argjentinas

Messi tashmë si aktor, debuton në serialin argjentinas

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com