GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Tahiri: Ndaloni lojërat e rrezikshme, shpallni “non grata” djalin e Sorosit

15:52 - 03/11/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Tahiri: Ndaloni lojërat e rrezikshme, shpallni “non grata” djalin e Sorosit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri takimet mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Aleksandar Soros, djali i George Sorosit, i ka cilësuar si lojëra të rrezikshme.

Në këtë që ajo e cilëson lojë, ka shigjetuar dhe kryeministrin e shqiptarëve Edi Rama, i cili sot dhe nesër është prezent në Beograd, në takime për nismën “Open Balkan”, nismë të cilës për shkak të të shkuarës politike Kosova nuk iu bashkua kurrë.

Më tej, Tahiri kërkon që Rama të ndalohet teksa shprehet se djali i Sorosit duhet të shpallet “non grata”, pasi sipas saj ai ka punuar hapur për shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës.

“Edi Rama ne Beograd, djali i Sorosit pardje ne Prishtine….Lojera te rrezikshme. A ka kush ta ndal Ramen dhe a ka kush ta shpall ‘persona non grata’ djalin e Sorosit qe hapur punoi per ‘shkembimin e territoreve’”, shkroi Tahiri në Facebook.

Të martën Aleksandër Soros u prit në zyrën e kryeministrisë së Kosovës nga Albin Kurti, ku u tha se objekti i këtij takimi ishin diskutimet për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe synimin e përbashkët të rajonit për integrim në Bashkimin Evropian.”

Paralelisht nismës “Open Balkan” sipas kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç, pritet t’i bashkohet dhe Mali i Zi.

Ky lajm vjen pas diskutimeve në lidhje me të ardhmen e kësaj nisme, pas dorëheqjes së aleatit nga Maqedonia e Veriut, Zoran Zaev si kryeministër, por situata u qartësua duke u bërë publik fakti se Zaev do të zëvendësohej nga zv.kryeministri, Nikolla Dimitrov.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në 29 korrikun e kaluar, nënshkruan një deklaratë të përbashkët, e cila bazohet në 4 liritë e mëdha të bashkëpunimit në botën perëndimore: liria lëvizjes së mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve.

Etiketa: non grataopen balkansoros

Lajme të lidhura

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit
Breaking Views

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

15:30 - 09/03/26
Para
Beyoncé thyen “tabunë”, bën “follow”-in e parë në Instagram

Beyoncé thyen “tabunë”, bën “follow”-in e parë në Instagram

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq...

Lexo më shumë
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com