GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Shqipëri-BE/ Zyrtari i KE: Shqipëria të mbajë fjalën për rishikimin e ligjit të investimeve strategjike

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëri-BE/ Zyrtari i KE: Shqipëria të mbajë fjalën për rishikimin e ligjit të investimeve strategjike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Clive Rumbold nga divizioni i zgjerimit të Ballkanit Perëndimor në Komisionin Europian ka folur për protestat masive të cilat kanë përfshirë vendin prej 38 ditësh. Duke folur në mbledhjen e Stabilizim Asociimit Shqipëri BE, në Strasburg ai u shpreh se qytetarët po ushtrojnë të drejtën e të mbledhurit dhe të shprehurit. Rumbold theksoi se këto zhvilime po ndiqen me vemendjen nga BE.

“Ne inkurajojmë të gjithë të përfshirët të jenë të qetë dhe nga ata tjetër të sigurohet një protestë e paqtë dhe e mbajtur në kushte të sigurta. Ata po ushtrojnë të drejtën e të mbledhurit dhe të shprehurit dhe duhet ta bëjnë këtë paqësisht sipas ligjit.

Kjo është me rëndësi për vijimin e Shqipërisë në pasjen e standardeve demokratike e kësisoj në vijimin e rrugës europiane. Ne po i ndjekim këto zhvillime nga afër. Delegacioni ynë ka qenë në terren aktiv prej nisjes së protestës duke organizuar vizita dhe parë situatën”, u shpreh ai.

Clive Rumbold pati edhe një kërkesë konkretë për qeverinë shqiptare. Ai tha se  lufta kundra korrupsionit është në zemër të zgjerimit të BE-s dhe puna e deritanishme duhet të vazhdojë në Shqipëri. Rumbold theksoi se Shqipëria duhet  ta mbajë fjalën për rishikim e ligjit të investimeve strategjike deri në fund të vitit.

“Ne kemi mësuar se ka një hetim aktiv të SPAK për sa i përket pronave në Zvërnec. Me lejoni të them se lufta kundra korrupsionit është në zemër të zgjerimit të BE-s dhe puna e deritanishme duhet të vazhdojë në Shqipëri. Ne shpresojnë të realizohet një studim i plotë mbi impaktin në ambient me standardet më të larta. Shpresojmë që Shqipëria ta mbajë fjalën për rishikim e ligjit të investimeve strategjike deri në fund të vitit. Dialogu mes të gjithë aktorëve është rruga që duhet të ndiqet”, tha ai.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar drejt anëtarësimit në BE. Sipas tij, vendi po pret dritën jeshile në mbylljen edhe të 3 kapitujve, gjë e cila do të pasojë nga mbledhja ndërqeveritare Shqipëri- BE.

“Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar drejt anëtarësimit. Presim dritën jeshile në mbylljen edhe të 3 kapitujve gjë e cila do të pasojë nga mbledhja ndërqeveritare Shqipëri- BE. Dezinformimi e zëvendëson debatin me manipulimin, faktet me gënjeshtrat dhe besimin me dyshimin. Lufta kundër dezinformimit është mbrojtje e së vërtetës, e lirisë dhe e vetë demokracisë. Europa jo vetëm destinacion por transformim i vendin”, tha Balla.

Nga ana tjetër, Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ngriti shqetësimin se parlamenti nuk merr në shqyrtim kërkesat e paraqitura nga deputetët e opozitës. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se opozita ka kërkuar 11 interpelanca me Ramën. Ai shtoi se asnjë prej tyre nuk është zhvilluar sepse kryeministri refuzon të japë llogari për vendimet që mbajnë firmën e tij.

“Parlamenti nuk er në shqyrtim nismat e deputetëve të opozitës. Parlamenti nuk kontrollon qeverinë. Gjatë këtij sesioni opozita ka kërkuar 11 interpelanca me Ramën, asnjë prej tyre nuk është zhvilluar sepse kryeministri refuzon të japë llogari për vendimet që mbajnë firmën e tij”, tha Bardhi.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1ligji per investimet strategjike

Lajme të lidhura

Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, 4 të plagosur. Dy prej tyre me djegie të rënda në trup
Aktualitet

Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, 4 të plagosur. Dy prej tyre me djegie të rënda në trup

22:00 - 17/08/26
Arresto Ballukun”/ Pas fjalimeve te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama Burg!
Aktualitet

Arresto Ballukun”/ Pas fjalimeve te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama Burg!

21:42 - 17/08/26
Aktivisti Arben Kola: Përdorin makina me ujë kundër protestuesve, por jo për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Aktivisti Arben Kola: Përdorin makina me ujë kundër protestuesve, por jo për shuarjen e flakëve

21:36 - 17/08/26
Para
“Kjo protestë më mësoi t’i them frikës stop”/ Protestuesja: Të arrestohet Rama

“Kjo protestë më mësoi t’i them frikës stop”/ Protestuesja: Të arrestohet Rama

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, 4 të plagosur. Dy prej tyre me djegie të rënda në trup
Aktualitet

Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, 4 të plagosur. Dy prej tyre me djegie të rënda në trup

22:00 - 17/08/26

Katër persona kanë mbetur të plagosur pas një incidenti të rëndë të regjistruar mbrëmjen e sotme në Porto Palermo, Himarë,...

Lexo më shumë
Arresto Ballukun”/ Pas fjalimeve te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama Burg!

Arresto Ballukun”/ Pas fjalimeve te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama Burg!

21:42 - 17/08/26
Aktivisti Arben Kola: Përdorin makina me ujë kundër protestuesve, por jo për shuarjen e flakëve

Aktivisti Arben Kola: Përdorin makina me ujë kundër protestuesve, por jo për shuarjen e flakëve

21:36 - 17/08/26
Shpërthen skafi në Porto Palermo, plagosen disa persona

Shpërthen skafi në Porto Palermo, plagosen disa persona

21:32 - 17/08/26
I riu në protestë: Fondacioni Soros duhet të shpallet ‘non grata’ në Shqipëri

I riu në protestë: Fondacioni Soros duhet të shpallet ‘non grata’ në Shqipëri

21:24 - 17/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com