GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Takimi i Ramës me shqiptarët e Londrës, reagon Mediu: Një teatër absurd

13:34 - 24/11/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Takimi i Ramës me shqiptarët e Londrës, reagon Mediu: Një teatër absurd
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, e ka cilësuar si teatër absurd takimin e Ramës me shqiptarët e diasporës në Londër.

Mediu ka akuzuar kryeministrin, si shkaktarin kryesor të largimit të afro 1 milion qytetarëve nga vendi që kur erdhi në pushtet.

“Kjo që bën Rama është teatri më absurd në jetën e shqiptarëve. Ua them me bindje se atje ka vajtur i gjithë shteti, vetëm për të mbushur sallën dhe për t’i krijuar atij një atmosferë festive pritjeje. Ata shqipatrë janë larguar nga ky vend nga pamundësia për të ndërtuar lumturinë e tyre në këtë vend, për shkak të pamundësisë së kësaj qeverie. Dhe më shumë se kaq në aventura të jashtëzakonshme janë larguar dhe nuk kanë asnjë prirje për t’u kthyer, se qeveria u ka krijuar një mur të madh duke krijuar parajsën e vet brenda këtij muri dhe varfërinë e pamundësinë njerëzve që janë jashtë këtij muri të rrethit qeverisës.  Çfarë do t’u thuash shqiptarëve në Londër kur të kanë ikur nga 2013 afërsisht 1 milion shqiptarë?  Shoqëria shqiptrae po plaket, nuk prodhon më për interesat e shqiptarëve. Ajo që po ndodh është protesta e njerëzve që nuk duan të jenë fasadë, që u thonë pushtetarëve; boll më me këtë tallje me shqiptarët. Nuk mund t’u flasësh për parajsën e punët e mira kur situata në Shqipëri i ka bërë të largohen”, tha Mediu për “A2 Cnn”.

Sipas Mediut Rama ka përdorur mekanizmin e patronazhistëve për të marrë votën e diasporës, duke kërcënuar me largim nga vendi i punës.

“Nuk ka pasur këtë valë largimi masiv Shqipëri dhe ajo që ka bërë skandal kjo qeverisje në raport me shqiptarët është rikthimi i tyre dhe ai mund që kanë është nëpërmjet një deal-i që të rikthehen në Shqipëri, duke shkatërruar e ndërtuar një kalvar vuajtjesh e mundimesh. Rama premton çdo gjë, por në Shqipëri për fat të keq nuk kemi institucion që bën fact-check për të nxjerrë në pah karakterin e një politikani se çfarë ka premtuar dhe çfarë ka bërë. Ajo që premton Rama nuk ka vlerë për ta ai po përdorur mekanizma të tjerë të patronazhistëve. Administrata përcakton një numër 5-10 veta të afërm në diasporë që të votojnë për PS, përndryshe humbasin vendin e punës. Presion dhe intimidim i votuesve”, u shpreh Mediu.

Hije dyshimi për Mediun kanë edhe kostot e aktiviteteve të Ramës jashtë vendit, që sipas tij nuk janë transparente.

 

 

“Analiza e kostove të këtyre aktiviteteve kuptohet që nuk lozet me financat e PS. Nuk ka shqiptar e socialist që paguan kuotën e anëtarësisë për të bërë aktivitete PS. Burimet janë jo transparente. Përdorimi i parave të pista në ekonomi dhe kthimi në interesa ekonomike e politike për të fituar zgjedhjet”, theksoi kreu republikan.

Etiketa: LonderMediuRama

Lajme të lidhura

Salianji vijon takimet me demokratët, ndalesa e radhës Vlora: Na duhet ta kthejmë PD-në fituese
Breaking Views

Salianji vijon takimet me demokratët, ndalesa e radhës Vlora: Na duhet ta kthejmë PD-në fituese

23:04 - 06/03/26
“Salianjit iu bë padrejtësi me burgun”, Alizoti “ndahet” me Berishën: Jam kundër përjashtimit të tij nga PD
Breaking Views

“Salianjit iu bë padrejtësi me burgun”, Alizoti “ndahet” me Berishën: Jam kundër përjashtimit të tij nga PD

22:36 - 06/03/26
Protesta te Kryeministria, policia u heq çadrën/ Adriatik Lapaj: Vijnë si hiena marrin çfarë u del para
Breaking Views

Protesta te Kryeministria, policia u heq çadrën/ Adriatik Lapaj: Vijnë si hiena marrin çfarë u del para

21:21 - 06/03/26
Para
“Rama ik!” Kryeministri fishkëllehet sapo merr fjalën me shqiptarët në Londër

“Rama ik!” Kryeministri fishkëllehet sapo merr fjalën me shqiptarët në Londër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Mars 2026

07:34 - 07/03/26

Dashi Fundjava sjell vendosmëri dhe iniciativë të fortë, veçanërisht në punë dhe çështjet financiare, ku mund të merrni lajme të...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Mars 2026

07:32 - 07/03/26
La Liga/ ‘Los Blancos’, fitore në çastet e fundit ndaj Celta Vigos

La Liga/ ‘Los Blancos’, fitore në çastet e fundit ndaj Celta Vigos

23:31 - 06/03/26
Salianji vijon takimet me demokratët, ndalesa e radhës Vlora: Na duhet ta kthejmë PD-në fituese

Salianji vijon takimet me demokratët, ndalesa e radhës Vlora: Na duhet ta kthejmë PD-në fituese

23:04 - 06/03/26
“Salianjit iu bë padrejtësi me burgun”, Alizoti “ndahet” me Berishën: Jam kundër përjashtimit të tij nga PD

“Salianjit iu bë padrejtësi me burgun”, Alizoti “ndahet” me Berishën: Jam kundër përjashtimit të tij nga PD

22:36 - 06/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com