GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Takimi me Trump javën e ardhshme, Carney: Kanadaja nuk do të bëhet kurrë shtet i SHBA-së

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Takimi me Trump javën e ardhshme, Carney: Kanadaja nuk do të bëhet kurrë shtet i SHBA-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i ri kanadez Mark Carney konfirmoi se do të udhëtojë për në Uashington të martën e ardhshme për takimin e tij të parë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump. Në krye të agjendës së tij janë tarifat tregtare dhe natyra e përgjithshme e marrëdhënieve dypalëshe.

“Qëllimi im ka qenë gjithmonë t’i ngre këto çështje drejtpërdrejt”, tha Carney, duke theksuar se ai kërkon të diskutojë për çështjen urgjente të tarifave, ashtu si edhe për drejtimin afatgjatë të marrëdhënieve Kanada-SHBA.

Kur një gazetar e pyeti nëse Presidenti Trump nënkuptoi, gjatë telefonatës së tyre të fundit, se Kanadaja duhet të bëhet shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara (një koment që Trump e ka bërë vazhdimisht publikisht në muajt e fundit) Carney u përgjigj kategorikisht: “Jo, ai nuk e tha këtë“.

Kur u pyet nëse mendonte se administrata Trump po tregonte respekt ndaj Kanadasë, Carney tha: “Ne gjithmonë duhet të bëjmë dallimin midis dëshirës dhe realitetit“. “Mundësia që Kanadaja të bëhet shtet i Shteteve të Bashkuara nuk do të ndodhë kurrë”, shtoi ai.

Carney pranoi se takimi i tij me Trump nuk do të jetë i lehtë. “Nuk pretendoj se bisedimet do të jenë të lehta. Do të luftoj për marrëveshjen më të mirë të mundshme për Kanadanë”, tha ai.

Duke folur më vonë në frëngjisht, ai tha se diskutimet rreth tarifave do të ishin të ndërlikuara dhe se nuk kishte ndërmend të negocionte publikisht. Kur u pyet nëse pret negociata me mirëbesim në Uashington, duke pasur parasysh deklaratat e përsëritura të Trumpit në lidhje me “shtetin e 51-të”, Carney shmangu parashikimet, duke vënë thjesht në dukje se nga takimi nuk duhet të pritet “tym i bardhë“.

Në të njëjtën kohë, kryeministri kanadez premtoi të fillojë “transformimin më të madh të ekonomisë kanadeze që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore”, në intervistën e parë që dha pas fitores së tij në zgjedhjet parlamentare të së hënës së kaluar.

Etiketa: Donald TrumpKanadaSHBATrump

Lajme të lidhura

Përmbytet varka në Oqeanin Atlantik, dyshohet për rreth 80 të vdekur
Botë

Përmbytet varka në Oqeanin Atlantik, dyshohet për rreth 80 të vdekur

13:25 - 03/09/26
E rëndë/Abuzoi dhe përdhunoi një grua për 4 vite me radhë, arrestohet 44-vjeçari shqiptar në Greqi
Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Rodos, 35 gramë kokainë çuan policinë në sekuestrimin e një milion eurove

08:45 - 03/09/26
Irani i përgjigjet SHBA pas sulmit me 4 viktima, godet bazat amerikane në Bahrein, Jordani dhe Irak
Botë

Irani i përgjigjet SHBA pas sulmit me 4 viktima, godet bazat amerikane në Bahrein, Jordani dhe Irak

09:02 - 02/09/26
Para
Astir dhe Yzberisht, aty ku shkollat “ngrihen” vetëm për fushatë

Astir dhe Yzberisht, aty ku shkollat “ngrihen” vetëm për fushatë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjoba 5 mln euro ndaj biznesmenit në Vlorë/ Policia: Vasil Bedinaj u kërcënua nga persona të armatosur
Aktualitet

Gjoba 5 mln euro ndaj biznesmenit në Vlorë/ Policia: Vasil Bedinaj u kërcënua nga persona të armatosur

15:35 - 03/09/26

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në 3 shtator në zonën e Orikumit, ku pronari i një...

Lexo më shumë
Armand Duka drejton mbledhjen e Komitetit të Medias të UEFA-s në Lituani

Armand Duka drejton mbledhjen e Komitetit të Medias të UEFA-s në Lituani

15:17 - 03/09/26
Kryefamiljari në Kuçovë merret zvarrë nga policia në sy të fëmijëve

Kryefamiljari në Kuçovë merret zvarrë nga policia në sy të fëmijëve

14:52 - 03/09/26
11 protestues të shoqëruar, shpërthen Balliu: Një turp i madh! Në burg duhet të ishte Rama, Balluku dhe hajdutët e qeverisë

11 protestues të shoqëruar, shpërthen Balliu: Një turp i madh! Në burg duhet të ishte Rama, Balluku dhe hajdutët e qeverisë

14:30 - 03/09/26
Përleshje e dhunshme te hotel “Regina” në Vlorë, kërcënohet me armë Vasil Bedinaj

Përleshje e dhunshme te hotel “Regina” në Vlorë, kërcënohet me armë Vasil Bedinaj

14:16 - 03/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com