GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Taksa e pronës, Dhoma Amerikane e Tregtisë kundër qeverisë ‘Rama’

11:51 - 05/09/23
në Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Dhoma Amerikane: Korrupsioni, krimi dhe droga po largon investitorët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dhoma Amerikane Tregtisë ka reaguar në lidhje me taksën e pronës duke e konsideruar projektligjin me probleme thelbësore në konceptim dhe në shkrim.

Në një letër drejtuar ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, Dhoma Amerikane Tregtisë ngre shqetësimin se ndryshimet e propozuara 4-fishojnë normën e taksës së pasurisë duke rënduar mbi qytetarët.

Rishikimi i metodologjisë së vlerësimit, duke filluar nga çmimet e referencave, por dhe vendosja  e një norme të vetme tatimore për taksën e pasurisë janë disa nga kërkesat që anëtarët sugjerojnë të përfshihen në këtë projektligj.

Reagimi

Projektligji mbi taksën e pasurisë së paluajtshme, i cili është aktualisht në fazën e konsultimit publik, konsiderohet i një rëndësie të madhe si për Dhomën Amerikane të Tregtisë, ashtu edhe për komunitetin e biznesit dhe publikun në tërësi, pasi sjell një reformim rrënjësor të sistemit të taksimit të pasurive të paluajtshme në Shqipëri.

Ky projektligj targeton çdo segment shoqëror nga individi deri tek kategoritë e biznesit që do ta përdorin pronën si aset në veprimtarinë e tyre. Ekspertët e Komitetit të Taksave dhe Doganave si edhe të Komitetit të Ligjeve, kanë analizuar në rrafshin konceptual, por edhe në teknikën legjislative risitë që sjell projektligji dhe impaktin e tij. Në përpjekjen për të ndikuar në formimin e një ligji të qartë që nuk lë shteg për interpretime dhe realizimin e reformës strukturore për të cilën është hartuar, AmCham beson se projektligji ka nevojë për ndërhyrje serioze që kanë në fokus format e vlerësimit të pronës, ofrimin e sigurisë për ruajtjen e saj si dhe zhvillimin e pronës në mënyrë të drejtë si një kolateral i nevojshëm për biznesin. Duke qenë një ligj kompleks i cili rikonceptualizon taksën mbi pasurinë e paluajtshme, procesi i konsultimit për këtë projektakt duhet të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe intensiv, për të marrë mendime nga ekspertët dhe gjithë grupet e interesit.

Në një letër të detajuar që prek termat themelorë të projekligjit, AmCham i ka kërkuar Ministrisë së Financave të rishikojë metodologjinë e vlerësimit, duke filluar nga çmimet e referencave, të cilat duhet të reflektojnë vlerën reale të tregut, deri tek tagri i pakufizuar që i është dhënë pushtetit vendor. E shoqëruar kjo me sfondin kaotik që ka krijuar mungesa e një baze të saktë të të dhënave për pasuritë e paluajtshme, shërben për të rritur konfuzionin sidomos kur flitet për procedura të vetëdeklarimit të pasurive të paluajtshme që nuk janë të regjistruara në Kadastër. Në të njëjtin rrafsh të konfuzionit konceptual qëndron edhe ekzistenca e dy regjistrave në lidhje me të njëjtat të dhëna, Kadastra Fiskale dhe Regjistri Kadastral. AmCham e konsideron shumë të rëndësishëm që ky projektligj të hartohet duke marrë në konsideratë legjislacionin ekzistues në Shqipëri, qoftë ligjin për procedurat tatimore, qoftë Kodin e Procedurave Administrative apo ligje të tjera, të cilat tashmë kanë një praktikë të konsoliduar.

Ekspertët e AmCham në një garë me kohën dhe ditët e nxehta të verës, kanë mundur të draftojnë një  përqasje të argumentuar me fakte mbi projektligjin, i cili do të marrë jetë në fillim të 2026-ës për ndërtesat dhe në 2028-ën për truallin, por “nxitoi” me afatin kohor duke thyer edhe njëherë pritshmërinë për organizimin e një konsultimi publik që mundëson zhvillimin e një diskutimi konkret mes ekspertësh për finalizimin e një draftligji që na shërben të gjithëve.

 

Etiketa: amerikanpronetaksa

Lajme të lidhura

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin
Breaking Views

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin

19:01 - 11/01/26
Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin
Breaking Views

Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin

17:30 - 11/01/26
Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit
Breaking Views

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit

15:30 - 11/01/26
Para
Ky ushqim të shpëton jetën, por 90% e njerëzve nuk e hanë mjaftueshëm

Ky ushqim të shpëton jetën, por 90% e njerëzve nuk e hanë mjaftueshëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin
Breaking Views

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin

19:01 - 11/01/26

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, zhvilloi dje një takim me mbështetësit dhe strukturat demokrate në Korçë, të cilin e...

Lexo më shumë
Gruda feston në Manchester, sulmuesi shqiptar i shënon United-it

Gruda feston në Manchester, sulmuesi shqiptar i shënon United-it

18:38 - 11/01/26
“Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit

“Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit

18:23 - 11/01/26
Shkuan për të parë borën në Dajt, qytetarët bllkohen në trafik kilometrik

Shkuan për të parë borën në Dajt, qytetarët bllkohen në trafik kilometrik

18:07 - 11/01/26
(VIDEO) Arsenali mposht Portsmouth me 4 gola, avancon në FA Cup

(VIDEO) Arsenali mposht Portsmouth me 4 gola, avancon në FA Cup

17:54 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com