GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Taksat e fierakëve/ Subashi iu dhuron 130 mln lekë naftë vartësve në bashki

14:46 - 15/08/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Taksat e fierakëve/ Subashi iu dhuron 130 mln lekë naftë vartësve në bashki
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, ka qerasur të besuarit e tij në bashki me paratë që merre nga xhepat e taksapaguesve. Raporti më i fundit i KLSH të publikuar pas një auditimi në Bashkinë Fier nxjerrë skemën e vjedhjes përmes karburantit.

Në raport thuhet se Bashkia ka furnizuar me karburant makinat personale të punonjësve, të cilët nuk dalin në terren, por kanë për të kryer detyra vetëm në zyra.

Sipas raportit 120 punonjës në periudhën 2017-2021 kanë shpenzuar 81.450 litra karburant. Por kjo naftë është përdorur për makinat e tyre personale, për lëvizje në hesap të vetë. Sepse gjatë gjithë vitit të punës ky personel ka punuar vetëm në zyrë.

“Nga auditimi i konsumit të karburantit, konstatohet se Bashkia Fier ka nënshkruar kontrata hua-përdorimi me disa nga punonjësit e saj, për përdorimin e mjeteve të tyre. personale në funksion të bashkisë. Për këtë qëllim Bashkia Fier ka mbuluar furnizimin me karburant të mjeteve private të punonjësve“, thuhet në raport.

Skema e vjedhjes

Sipas raportit të KLSH kjo skemë sigurisht që është vulosur me firmën e kryetarit Armando Subashi,  por  skema është zhvilluar nga  ADELA HYSENAJ, Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore,  nga Shefi i Sektorit të Transportit dhe Drejtori i Planifikimit të Terrenit. Kur në fakt autorizimin për këto veprime e ka patur vetëm Hysenaj.

“Kontratat e hua-përdorimit janë të nënshkruara ndërmjet punonjësve të institucionit dhe nga znj. A. H., me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore, z. M. G., me detyrë Shef i Sektorit të Transportit dhe Licencave pranë Drejtorisë së Punëve Publike dhe Transportit, K. S., me detyrë Drejtor i Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit. Autorizim për lidhjen e këtyre kontratave ka pasur vetëm Znj. A. H”, thekson KLSH

Sipas KLSH, ata kanë përfituar dokumentin për të përfituar naftë falas, pro në këto dokumente mungonin të gjithë faktorët plotësues dhe vërtetues të shërbimit që do të kryhet. Por, askush nuk marrë masa, ndërsa ky grup në bashkëpunim me njeri -tjetrin kanë vazhduar të vjedhin.

“Si dokumentacion justifikues nga punonjësit të cilët kanë përfituar karburant nga bashkia, paraqiten fletët e udhëtimit për lëvizjen e mjetit, por nuk  ka program pune, apo autorizim të miratuar nga titullari i institucion, ku të përcaktohet dhe argumentohet qëllimin e lëvizjes së punonjësve. Kryesisht personat që kanë tërhequr këtë sasi karburanti ushtrojnë detyra funksionale në zyrë dhe jo në terren dhe nuk përfitojnë asnjë lloj trajtimi financiar”, sqarohet në raport.

 

130 mln lekë dëm ekonomik

KLSH thekson se dëmi për këtë abuzim kap vlerat 130 milionë lekë (të vjetra). Konkretisht në 3 vite 120 punonjës kanë përfituar naftë falas në kundërshti me ligjin. Dhe për këtë periudhë ata kanë shpenzuar 81,450 litra naftë e cila ka një vlerë prej 13,032,000 lekë, e cila përbën dëm ekonomikë për buxhetin e Bashkisë Fier.

 

“Në total për vitet 2017-2021 për 120 punonjës janë tërhequr gjithsej 81,450 litra karburant dhe sipas fletë-daljeve nga magazina çmimi mesatar i këtij karburanti është 60 lekë/litër. Që do të thotë se e gjithë sasia prej 81,450 litra ka një vlerë prej 13,032,000 lekë, e cila përbën dëm ekonomikë për buxhetin e Bashkisë Fier”, raporton KLSH.

Ndërsa shohim që nga viti në vit është rritur numri i përfituesve, sepse ndërsa shton mandatet në këtë bashki, Subashi kashtuar edhe numri e vartësve të besuar.  Ka vjelur më shumë taksa, por gjithmonë jep më pak shërbime tek qytetarët.

Lexo edhe: Subashi tallet me paratë e kamionëve për plehrat, fiton “Flamurin e kuq” për korrupsion

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimArmando SubashiBashkia FierKLSHnaftepersoneltender

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Idrizi: Beleri u vendos për të rikthyer tensionet në Himarë

Idrizi: Beleri u vendos për të rikthyer tensionet në Himarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

Në Stamboll, jehona e formës fantastike që po kalon Muçi është shumë e madhe, me sulmuesin kuqezi që është kthyer...

Lexo më shumë
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26
Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

12:37 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com