GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Taksimi për profesionet e lira, në vetëm 4 muaj mbyllen 3600 biznese

17:20 - 20/05/24
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Taksimi për profesionet e lira, në vetëm 4 muaj mbyllen 3600 biznese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasi qeveria vendosi të taksojë deri në 23% profesionistët e lirë, mijëra individë që preken nga ky regjim kanë kërkuar mbyllje të aktivitetit pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Në katër muajt e parë të vitit, QKB ka marrë 3620 kërkesa për mbyllje biznesi. Ekspertët parashikojnë rritje të numrit nëse Gjykata Kushtetuese do të vendosë kundër profesionistëve të lirë.

Hyrja në fuqi e taksimit progresiv të profesionistëve të lirë ka detyruar mijëra prej tyre të mbyllin aktivitetin. Sipas ligjit të ri të tatimit mbi të ardhurat, shkalla e taksimit të të ardhurave për bizneset e vogla me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit, është 15 për qind. Ndërsa, taksa për bizneset me xhiro vjetore mbi 14 milionë lekë, arrin në 23 për qind.  Ky regjim taksimi ka shtyrë 3620 individë të kërkojnë mbyllje të biznesit pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Sipas, QKB-së 35% e tyre janë mbyllur zyrtarisht, teksa pjesa e mbetur janë ende në proces.

“Aplikimi për mbyllje ka një afat kohor verifikimi nga organet tatimore dhe bashkiake prej 30 ditë pune, prandaj aplikimet e ardhura në muajin prill marrin përgjigje nga institucioni ynë në muajin pasardhës.”, sqaron QKB.

Ligji i ri mbi të ardhurat që prek të gjithë të vetëpunësuarit, personat fizikë dhe tregtarë të shërbimeve të profesioneve të lira është ankimuar katër herë në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata ka përcaktuar datën 18 qershor për mbajtjen e seancës së parë ku do të shqyrtohen tre paditë e para.

“Ne pa diskutim që kemi shpresë sepse e kemi të bazuar [ankimimin] në ligj po varet se si do ta gjykojnë ata të Gjykatës Kushtetuese. Unë shpresoj…”, thotë kontabilisti Sotiraq Dhamo.

Sipas tij, rishikimi i kësteve apo ndryshimi i normës tatimore nga Gjykata Kushtetuese janë shpresa e vetme për të gjithë të prekurit nga regjimi i ri i taksimit progresiv. Në rast se Gjykata del me vendim negativ, Dhamo parashikon se numri i biznesve të mbyllura do të rritet më tej.

“Do të mbyllen edhe më shumë në rast se Gjykata Kushtetuese do të ketë vendim negativ. Një pjesë ende pret vendimin e saj.”, argumenton profesor Dhamo. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të jetë vendimtar për fatin e mijëra profesionistëvë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri.

“Në fund ata që do të paguajnë janë qytetarët, pasi çmimet do të rriten. Kostot e rritura i vetëpunësuari do t’i përcjellë tek produktet apo shërbimet që ofron”, argumenton eksperti për çështje fiskale, Eduard Gjokutaj. Veç rritjes së çmimeve, taksimi i profesionistëve të lirë sipas Gjokutajt, krijon shteg për informalitet si dhe i nxit profesonistët drejt largimit.

“Kur s’i ke mbyllur shtigjet e evazionit do t’i detyrosh këto profesionistë të lirë të kalojnë në informalitet ose nga ana tjetër do t’i nxisësh për t’u larguar në vendet fqinje.”, thekson ai.

Taksimi progresiv i profesionistëve të lirë do të hynte në fuqi në 2023. Por e gjendur përballë kundërshtive të forta të mijëra profesionistëve të lirë, në një vit zgjedhor, mazhoranca bëri një hap pas. Socialistët e shtynë për këtë vit taksimin e avokatëve, noterëve, kontabilistëve, audituesve e gjithë profesioneve të tjera të lira.

Ministria e Financave, thotë se regjimi i ri tatimor përfshin deri në 29 mijë biznese të profesioneve të lira. Në llogaritë e financave, rreth 90% e totalit të bizneseve të prekura (të ndarë sipas 3 kategorive, si: të vetëpunësuarit, personat fizikë dhe tregtarë) janë në fashën e të ardhurave vjetore deri në 14 milionë lekë në vit që do të thotë se do të paguajnë normë tatimi 15%.  Qeveria parashikon të mbledhë 3 miliardë lekë më shumë të ardhura në buxhet nga kjo taksë./Faktoje.al

 

Etiketa: Biznesetaksim

Lajme të lidhura

“Shqipëria po zbrazet”, Tabaku: ky model ekonomik po i detyron shqiptarët të ikin
Aktualitet

Tabaku: Qeveria i ka braktisur fermerët, prodhimi vendas po zëvendësohet me atë të huaj

14:55 - 03/03/26
Ura e Mirakës rrezikon shembjen, shkak gërmimet pa kriter të lumit Shkumbin
Aktualitet

Ura e Mirakës rrezikon shembjen, shkak gërmimet pa kriter të lumit Shkumbin

14:30 - 03/03/26
Shtrenjtohet nafta dhe benzina, ja çmimet
Aktualitet

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Konfindustria: Të merren masa për frenimin e shtrenjtimit të karburanteve në Shqipëri

12:21 - 03/03/26
Para
Policia mbyll gjashtë filiale të Bankës Postare Kursimore në veri të Kosovës

Policia mbyll gjashtë filiale të Bankës Postare Kursimore në veri të Kosovës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Futbollisti tregon: Jasir Asani më shpëtoi jetën në Iran, mbeta në rrugë i braktisur nga klubi
Breaking Views

Futbollisti tregon: Jasir Asani më shpëtoi jetën në Iran, mbeta në rrugë i braktisur nga klubi

23:29 - 03/03/26

Jasir Asani ka lënë pas Iranin dhe luftën atje duke u larguar nga vendi i cili është përfshirë në konflikt...

Lexo më shumë
Barcelona eleminohet nga Copa Del Rey, kualifikohet Atletico

Barcelona eleminohet nga Copa Del Rey, kualifikohet Atletico

23:21 - 03/03/26
Në zjarr konsullata amerikane në Dubai, u godit nga një dron iranian

Në zjarr konsullata amerikane në Dubai, u godit nga një dron iranian

22:01 - 03/03/26
“Të mblidhemi para Parlamentit”, Berisha shpall vendin e protestës së radhës

“Të mblidhemi para Parlamentit”, Berisha shpall vendin e protestës së radhës

20:39 - 03/03/26
Ish-deputetja socialiste tregon sulmet në Dubai/ Jeta mes dronëve dhe raketave

Ish-deputetja socialiste tregon sulmet në Dubai/ Jeta mes dronëve dhe raketave

20:27 - 03/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com