GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Talebanët “të prerë”: S’do bashkëpunojmë me SHBA në luftën kundër IS-it

09:52 - 10/10/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Talebanët “të prerë”: S’do  bashkëpunojmë me SHBA në luftën kundër IS-it
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Talebanët thonë se nuk do të bashkëpunojnë me Shtetet e Bashkuara për të luftuar anëtarët e Shtetit Islamik (IS) dhe grupet e tjera ekstremiste në Afganistan.

“Ne do të jemi në gjendje që të përballemi vetë me Daesh-in”, tha për AP-në zëdhënësi i talebanëve, Suhail Shaheen, duke iu referuar IS-it me akronimin në gjuhën arabe.

Zyrtarët amerikanë dhe përfaqësuesit e lartë të talebanëve po takohen në Doha të Katarit. Ky është takimi i parë kokë më kokë ndërmjet dy palëve që prej se grupi islamik mori kontrollin e Afganistanit pas tërheqjes së trupave perëndimore.

Zyrtarët amerikanë ende nuk kanë komentuar për takimet, që u mbajtën më 9 tetor dhe janë planifikuar të mbahen edhe më 10 tetor.

Që prej se morën kontrollin e Afganistanit, liderët talebanë dhe të tjerët kanë qenë subjekt i sulmeve vdekjeprurëse, përgjegjësinë e të cilave e ka marrë Shteti Islamik-Khorasan (IS-K), që është degë lokale e IS-it.

Sulmi më i përgjakshëm, për të cilin IS-K ka marrë përgjegjësinë ishte sulmi vetëvrasës jashtë një xhamie shiite në provincën afgane të Kunduzit më 8 tetor, ku është raportuar për mbi 100 persona të vrarë dhe të lënduar.

Në takimet me talibanët, zyrtarët amerikanë kanë thënë se do t’iu bëjnë presion atyre që të zotohen që do të lejojnë evakuimin e qytetarëve të huaj dhe të gjithë afganëve që duan të largohen nga shteti.

Po ashtu, zyrtarët amerikanë kanë thënë se bisedimet e drejtpërdrejta me talebanët nuk nënkuptojnë që Uashingtoni është i gatshëm që ta njohë qeverinë e udhëhequr nga talebanët.

Al-Jazeera citoi Ameer Khan Muttaqi, që talebanët e kanë emëruar ministër të Jashtëm, të ketë thënë se talebanët kanë kërkuar nga SHBA-ja që të heqë ndalesat për rezervat e Bankës Qendrore afgane.

Pas marrjes së kontrollit të shtetit nga talebanët, SHBA-ja ngriu pothuajse 9 miliardë vlerë të aseteve të Afganistanit, që ka çuar në mungesë të parave dhe rritje të lartë të çmimeve të ushqimeve bazike dhe të karburantit.

Etiketa: ISSHBATaleban

Lajme të lidhura

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë
Aktualitet

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

08:51 - 21/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!
Botë

Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

17:50 - 19/02/26
Para
COVID-19 mori dhe ‘fjalën e lirë’, gazetarët shqiptarë që i mundi koronavirusi

COVID-19 mori dhe ‘fjalën e lirë’, gazetarët shqiptarë që i mundi koronavirusi

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com