GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Tare këmbëngul për Granit Xhakën, Milani në kërkim të liderit të mesfushës

në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 1 min
A A
Tare këmbëngul për Granit Xhakën, Milani në kërkim të liderit të mesfushës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Milani është i vendosur të përforcojë mesfushën, në një merkato që nuk po sjell vetëm largime. Me rikthimin e mundshëm të Massimiliano Allegrit në pankinë, kuqezinjtë po punojnë për të rikthyer balancën në repartin qendror, ku largimet e Tijani Reijnders dhe ndarja e mundshme me Yunus Musah kanë lënë një boshllëk të dukshëm.

Igli Tare, tashmë pjesë e strukturës drejtuese, po punon për t’i ofruar trajnerit toskan alternativa me eksperiencë dhe personalitet. Emri që spikat mbi të gjithë është ai i Granit Xhakës, aktualisht pjesë e Bayer Leverkusen dhe me një të kaluar të gjatë te Arsenali. Lojtari zviceran, i njohur për qëndrueshmërinë dhe lidershipin në fushë, është në listën e ngushtë të dëshirave të Milanit, siç raporton La Gazzetta dello Sport.

Megjithatë, marrëveshja nuk është e lehtë. Leverkusen nuk është i prirur ta lëshojë lehtë Xhakën, që ka kontratë deri në vitin 2028 dhe një vlerësim rreth 12 milionë euro. Pavarësisht kësaj, Milani beson se mund të negociojë për ta bërë të mundur këtë transferim.

Në pritje të një përgjigje edhe nga Adrien Rabiot, i kontaktuar nga Allegri, por ende i lidhur me Olympique Marseille, Milani po shqyrton edhe alternativa më të reja dhe më të shtrenjta si Ardon Jashari nga Brugge (vlerësuar 35 milionë euro), ndërsa një pistë më e arritshme është ajo e Javi Guerra nga Valencia, aktualisht me përfaqësuesen U-21 të Spanjës.

Me të ardhurat nga shitjet, kuqezinjtë pritet të bëjnë lëvizje të rëndësishme në ditët në vijim.

gijotina.com/

Etiketa: Granit Xhaka

Lajme të lidhura

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti
Breaking Views

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë
Breaking Views

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Para
Izraeli sulmon një tjetër central bërthamor, shpërthime në Teheran!

Izraeli sulmon një tjetër central bërthamor, shpërthime në Teheran!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26

Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para Kryeministrisë. Më pak se 100 të rinj që u mblodhën në bulevard,...

Lexo më shumë
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

22:05 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com