GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Taulant Balla mbron skandalin te Magjistratura: Arben Rakipi jurist i nderuar

14:27 - 02/05/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Taulant Balla mbron skandalin te Magjistratura: Arben Rakipi jurist i nderuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka mbrojtur skandalin te Shkolla e Magjistraturës gjatë një replike në Kuvend këtë të enjte, me deputetin demokrat Flamur Noka.

Ky i fundit, tha se ajo që ndodhi te shkolla e Magjistraturës është “praktikisht kapje dhe shkatërrim i sistemit të drejtësisë”.

“Sepse ata gjyqtarë dhe prokurorë që kalojnë te ajo shkollë, do jenë përjetë në ato karrige. Çfarë ndodhi? Në një moment që janë ulur 411 konkurrentë, në një sallë ku nuk kishte asnjë përfaqësues ndërkombëtarë, nuk ishin as pedagogët, por vetëm disa punonjës administrate, edhe ata kundër rregullores me telefona në dorë, u shpërnda teza. Në mënyrë të fshehtë dhe tinëzare, pa u njoftuar askush, spiuni i Sigurimit të Shtetit, Arben Rakipi, vendos që testet të korrigjohen manualisht.

Sipas tij, pajisja ka korrigjuar vetëm 96 pyetje nga 100 të testit. Kush e solli këtë pajisje? A u testua ajo? Askush nuk jep përgjigje. U shpallën nga 411, 79 fitues. Më pas, dy ditë mbrapa shtohet lista me 42 fitues të tjerë. Edhe ditën e tretë duhet shtuar lista se nuk u kënaqën patronazhistët e rilindjes. U shtua lista edhe me 10 të tjerë. Dhe çfarë ndodh? Për të fshehur këtë krim shtetëror, nuk e rendisin siç e kërkon rregullorja, mbi bazën e pikëve, por mbi bazën e rendit alfabetik që të ngatërrohen pikët”, deklaroi Noka.

Sipas tij, kjo ndodhi pasi mazhoranca ka synim “që patronazhistët të mbushin sistemin e drejtësisë, që ju të vidhni dhe ata t’i mbrojnë se do jenë ushtarët tuaj”.

Një qëndrim ndryshe mbajti ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili tha se opozita po godet “drejtorin e shkollës, juristin e nderuar Arben Rakipi”.

“Shkollën e Magjistraturës, ua kemi besuar atyre që janë partnerët tanë më të rëndësishëm. Që nga 1997-1998, mos gaboj, certifikimin ose sekretimin e procesit ia kemi besuar OSBE-së. I kemi thënë OSBE-së që duhet të jeni ju. Aty janë projektet e shumta, mirënjohje, taksapaguesve amerikanë, përmes të cilëve Ambasada Amerikane është prezente në projektet e veta të mbështetjes, sepse në fund të fundit aty është burimi i magjistratëve, aty është Këshilli i Evropës dhe plot partnerë të tjerë. Është një proces që zhvillohet me një pajisje digjitale, përmes një skantroni, një proces që është qartësuar siç kam ndjekur unë, në publik, e ke ndjekur edhe ti. Pra është qartësuar dhe nuk ka asnjë problem. Procesi ka vazhduar normalisht, pajisja kur ka marrë faqet nuk ka marrë një faqe të fundit, është ribërë vlerësimi, kanë dalë të gjithë. Asnjë prej atyre që janë aty nuk kanë ankesa. Pse ankohesh ti”, iu drejtua Balla-Nokës.

Në kundërpërgjigje, deputeti demokrat thekoi se “unë po ua them që Arben Rakipi është spiun i Sigurimit të Shtetit, sikundër ti je produkt i krimit në këtë parlament dhe këtë qeveri”. “Po të hapen letrat, del Metamorfoza ku jeni të gjithë të zhytur aty brenda”, akuzoi ai.

Provimi për në Shkollën e Magjistraturës u anulua dy herë brenda ditës. Përveç kësaj, numri i fituesve u shtua nga 79 u bë 121 dhe në orët e pasdites shkoi në 131 persona. Sipas disa raportimeve mediatike, fituesit e konkursit në Shkollën e Magjistraturës janë familjarë apo të afërm të krerëve të politikës, drejtësisë ‘së vjetër’ dhe zyrtarëve të shtetit.

Etiketa: flamur nokaKryesore1kuvendmagjistraturashkolla e MagjistraturesTaulant Balla

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Sekreti i Victoria Beckham për të qëndruar në formë është uthulla e mollës: A funksionon vërtet?

Sekreti i Victoria Beckham për të qëndruar në formë është uthulla e mollës: A funksionon vërtet?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com