GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Taylor Swift-it i përhapën foto të rreme pornografike në rrjet

14:15 - 27/01/24
në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Përndjekësi u pa mbi 30 herë afër banesës së Taylor, detaje të reja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Imazhe pornografike, të rreme, të manipuluara në mënyrë dixhitale, të këngëtares se famshme Taylor Swift po qarkullojnë në internet, duke e bërë këngëtaren, viktimën më të famshme të një problematike, që platformat e teknologjisë si dhe grupet kundër abuzimit, po luftojnë për ta ndrequr.

Imazhet e këngëtares qarkulluan gjerësisht këtë javë në platformën e mediave sociale X.

Fansat e saj të zjarrtë të njohur si “Swifties”, u mobilizuan me shpejtësi. Ata nisën një kundërofensivë në platformën e njohur më parë si Twitter me hashtagun #ProtectTaylorSwift, (#mbroniTaylorSwift-in), duke e mbushur platformën me imazhe pozitive të yllit të popit. Disa thanë se po denonconin llogaritë që shpërndanin imazhe të rreme të këngetares.

Disa foto qarkulluan gjithashtu në Facebook në pronësi të Meta-s si dhe platforma të tjera të mediave sociale.

“Fatkeqësisht, ato u përhapën në miliona e miliona përdorues përpara se të hiqeshin”, tha Mason Allen, kreu i grupi të zbulimit të falsifikimeve të kësaj natyre në median sociale “Reality Defender”.

Sipas ekspertëve disa dhjetra imazhe unike ishin krijuar me inteligjencë artificiale.

Studiuesit kanë thënë se numri i atyre që njihen si “deepfakes” është rritur në vitet e fundit, për shkak të një qasje më të madhe të publikut tek teknologjia e përdorur për të prodhuar imazhe të tilla dhe lehtësisë në përdorimin e saj.

Në vitin 2019, një raport i publikuar nga kompania e ‘AI DeepTrace Labs’ tregoi se këto imazhe po përdoreshin në masë të madhe kundër grave. Shumica e viktimave, tha kompania, ishin aktorë të Hollivudit si dhe këngëtarë të K-pop të Koresë së Jugut.

Brittany Spanos, një shkrimtare e revistës Rolling Stone, tha se fansat e Taylor Swift-it janë të shpejtë për t’u mobilizuar në mbështetje të artistes së tyre, veçanërisht ata që e marrin shumë seriozisht atë që bëjnë.

“Do të ishte një problem nëse ajo nuk e çon këtë çështje në gjykatë”, tha ajo.

Zonja Spanos thotë se fotot e fundit të rreme ndaj këngëtares përputhet me të tjera raste që ajo ka patur në të kaluarën, duke vënë në dukje padinë e saj të vitit 2017 kundër një DJ-i të një stacioni radiofonik, i cili dyshohet se e ngacmoi seksualisht këngëtaren. Juria vendosi që Taylor Swiftit t’i paguhej 1 dollar dëmshpërblim, një shumë që avokati i saj, Douglas Baldridge, e quajti “dollar simbolik”, vlera e së cilit është e pamatshme në raport me atë që “përjetojnë për të gjitha gratë në këtë situatë”, në mes të lëvizjes “MeToo”. Padia prej 1 dollarësh u shndërrua në prirje më pas, si në kundërpadinë e aktores Gwyneth Paltrow në 2023 kundër një skiatori.

Kërkesës për koment lidhur me shpërndarjen e fotove në rrjetin X, kompania e medias sociale iu përgjigj:

“Ekipet tona po heqin në mënyrë aktive të gjitha imazhet e identifikuara dhe po ndërmarrin veprimet e duhura kundër llogarive përgjegjëse për postimin e tyre”, shkruante kompania në rrjetin X të premte. “Ne po monitorojmë nga afër situatën për të siguruar që çdo shkelje e mëtejshme të trajtohet menjëherë dhe përmbajtja të hiqet”.

Ndërkohë kompania Meta tha në një deklaratë se dënon ashpër “përmbajtjen që është shfaqur në internet dhe se ka punuar për ta hequr atë”.

Përfaqësuesit e këngëtares Taylor Swift nuk iu përgjigjën kërkeses për koment të premten./VOA

 

 

 

Etiketa: Taylor Swift

Lajme të lidhura

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Show Biz

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën
Show Biz

Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën

23:42 - 07/02/26
Para
Nuk pranonte ndarjen, ja si Klodian Duro dhunonte ish-bashkëshorten

Nuk pranonte ndarjen, ja si Klodian Duro dhunonte ish-bashkëshorten

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com