GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Të ardhura nga krimi/ Apeli lë në fuqi sekuestrimin e pasurive për Gazmir Kosiqin

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Të ardhura nga krimi/ Apeli lë në fuqi sekuestrimin e pasurive për Gazmir Kosiqin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, për të sekuestruar pasuritë e Gazmir Kosiqit.

Të ardhurat kolosale të shtetasit në fjalë, sipas vlerësimeve që janë bërë, rezulton të kenë ardhur nga veprimtari të paligjshme kriminale.

Trupi gjykues i kryesuar nga Nertina Kosova, la në fuqi vendimin për konfiskimin e një ndërtesë 4-katëshe biznesi, një sipërfaqe trualli 77 m2, si edhe dy makina.

Vendimi i plotë:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova (kryesuese), Daniela Shirka (anëtare) dhe Miliana Muça (anëtare), sot më datë 10.10.2022, shqyrtoi çështjen e regjistruar me nr. 110 akti, datë 06.06.2022, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi/subjekti G.K., ndaj vendimit nr. 13, datë 21.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur: “I. Vendosjen e masës parandaluese pasurore, konfiksimin e pasurive për të cilat është vendosur sekuestro me vendimin nr. 112, datë 20.07.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe kalimin në pronësi të shtetit të pasurive si më poshtë:
1- Një ndërtesë 4-katëshe biznesi, me sipërfaqe totale 332,3 m2, me Nr. Pasurie {…}, Z.K {…}, e ndodhur në {…}, regjistruar në pronësi të shtetasit G.K. (subjekti). Kjo ndërtesë, është regjistruar më datën 16.02.2016 bazuar në Lejen e Legalizimit, miratuar me VKM Nr. 871, datë 14.12.2016. Ky objekt ka 2 kate shërbime dhe 2 kate banim, ku kati 1-77 m2, kati 11-81,5 m2, kati 111-81,5 m2, kati IV-81,5 m2, me sipërfaqe trualli 77 m2.
2- Një sipërfaqe trualli 77 m2, me Nr. Pasurie {…}, Z.K {…}, e ndodhur në {…}, regjistruar në pronësi të shtetasit G.K. (subjekti). Kjo ndërtesë, është regjistruar më datën 23.01.2018, bazuar në Lejen e Legalizimit, miratuar me VKM Nr. 871, datë 14.12.2016.
3- Një apartament me sipërfaqe 67,3 m2, me Nr. Pasurie {…}, Z.K {…}, e ndodhur në {…}, regjistruar në pronësi të shtetasit I.K. (i biri i subjektit). Kjo pasuri është blerë me Kontratë Noteriale me Nr. {…} Rep./Nr. {…} Kol. datë 22.07.2015, për blerjen e një apartamenti, ku shtetasi I.K., ia ka blerë shtetasit S.H..
4- Pasuria me Nr. {…}, e ndodhur në qytetin {…}, regjistruar në pronësi të I.K. (i biri i subjekti). Kjo pasuri është pjesë e ndarë e pasurisë Nr. {…}, ndërtesë 4 kate, ku 1 kat është Lokal, një kat Hotel dhe 2 kate banim.
5- Pasuria me Nr. {…}, e ndodhur në qytetin {…}, regjistrim i përkohshëm, regjistruar në pronësi të I.K. (i biri i subjekti). Kjo pasuri është ngritje kati mbi objektin ekzistues 4 katësh, pjesë e ndarë e pasurisë Nr. {…}, (ndërtesë 4 kate, ku 1 kat është Lokal, një kat Hotel dhe 2 kate banim).
6- Një Automjet me targë {…}, i markës “{…}”, model “{…}”, me Nr. Shasie “{…}”, prodhim i vitit 2006, me ngjyrë {…}, në pronësi të shtetasit I.K. (i biri i subjektit). Kjo pasuri i është blerë shtetasit I.K., më datën 18.11.2016 me çmim 5000 Euro (konvertuar me 134,2 lekë = 671 000 Lekë), me Kontratë Noteriale blerje Nr. {…} Rep./Nr. {…} Kol. datë 18.11.2016.
7- Një Automjet me targë {…}, i markës “{…}”, model “{…}”, me Nr. Shasie “{…}”, prodhimi vitit 2004, me ngjyrë {…}, në pronësi të shtetasit I.K. (i biri i subjektit). Kjo pasuri i është blerë shtetasit M.Sh., më datën 18.11.2016, me çmim 5000 Euro, me Kontratë Noteriale blerje Nr. {…} Rep./Nr. {…} Kol. datë 14.01.2018.
II. Për administrimin e pasurisë së konfiskuar ngarkohet Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara.”.

Sa më lart, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 13, datë 21.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

 

 

Etiketa: apelGjykataTirane

Lajme të lidhura

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, gjykata e Elbasanit lë në burg producentin Petri Bozo
Aktualitet

Përplasi për vdekje fëmijën 7-vjeçar, lihet në burg regjisori Petri Bozo

14:22 - 16/07/26
Parandalohet tragjedia në Shkodër! I plagosën vëllanë me thikë, 41-vjeçari tenton të hakmerret ndaj autorit
Aktualitet

Parandalohet tragjedia në Shkodër! I plagosën vëllanë me thikë, 41-vjeçari tenton të hakmerret ndaj autorit

13:49 - 16/07/26
Berisha: Rama hesht ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit, nuk guxojnë ta shpallin non-grata
Aktualitet

Berisha: Rama hesht ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit, nuk guxojnë ta shpallin non-grata

13:32 - 16/07/26
Para
Nobel në ekonomi, ja kush janë fituesit e çmimit prestigjioz për këtë vit

Nobel në ekonomi, ja kush janë fituesit e çmimit prestigjioz për këtë vit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pickford harroi shishen e ujit në fushë, lojtarët e Argjentinës qeshin me shënimet për penalltitë
Sport

Pickford harroi shishen e ujit në fushë, lojtarët e Argjentinës qeshin me shënimet për penalltitë

15:30 - 16/07/26

Një situatë gazmore ndodhi pas përfundimit të gjysmëfinales së Botërorit 2026 mes Anglisë dhe Argjentinës, pasi shënimet e Jordan Pickford...

Lexo më shumë
Iu faturua eliminimi nga Botërori, Federata angleze merr vendimin për trajnerin Thomas Tuchel

Iu faturua eliminimi nga Botërori, Federata angleze merr vendimin për trajnerin Thomas Tuchel

15:06 - 16/07/26
Abuzuan me fondet e BE-së! Prokurori Evropian ngre padi kundër 22 personave, përfshirë dhe 4 eurodeputetë grekë

Abuzuan me fondet e BE-së! Prokurori Evropian ngre padi kundër 22 personave, përfshirë dhe 4 eurodeputetë grekë

14:48 - 16/07/26
Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, gjykata e Elbasanit lë në burg producentin Petri Bozo

Përplasi për vdekje fëmijën 7-vjeçar, lihet në burg regjisori Petri Bozo

14:22 - 16/07/26
Parandalohet tragjedia në Shkodër! I plagosën vëllanë me thikë, 41-vjeçari tenton të hakmerret ndaj autorit

Parandalohet tragjedia në Shkodër! I plagosën vëllanë me thikë, 41-vjeçari tenton të hakmerret ndaj autorit

13:49 - 16/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com