GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Të arrestohet”, deputeti i vetëm shqiptar në Serbi: Po përdoren metodat e Millosheviçit

16:09 - 20/09/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
“Të arrestohet”, deputeti i vetëm shqiptar në Serbi: Po përdoren metodat e Millosheviçit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, tha se nuk e ka pritur që dikush do të guxonte të kërkonte arrestimin e tij në këtë institucion shtetëror, në prezencë të presidentit të Serbisë.

Arrestimi i Kamberit, për shkak të deklaratës së tij se Kosova është shtet i pavarur, u kërkua gjatë një seance parlamentare nga deputetja e Partisë Socialiste të Serbisë, njëherësh nënkryetarja e Kuvendit, Snezhana Paunoviç.

“Unë prisja që të gjithë të kundërshtonin qëndrimet e mia, por nuk prisja që dikush do të guxonte të kërkonte, në prani të presidentit të Republikës, në Kuvend, jo vetëm burgosjen e një deputeti, por ajo që është më e keqja – dëbimin tim nga Serbia”, tha Kamberi në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Gjatë seancës dyditore të Kuvendit, që u mbajt javën e kaluar, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, prezantoi raportin për dialogun me Kosovën dhe iu përgjigj pyetjeve të deputetëve.

Kamberi, një prej deputetëve të paktë që haptazi njeh pavarësinë e Kosovës, përfaqëson komunitetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë.

Pasi Kamberi deklaroi në seancën plenare se Kosova është shtet i pavarur dhe se autoritetet në Serbi duhet të bashkëpunojnë me autoritetet e Kosovës, Snezhana Paunoviç, deputete e Partisë Socialiste, partia e ish-liderit serb, Sllobodan Millosheviç, deklaroi se Kamberi ka shkelur betimin e bërë para Kuvendit dhe Kushtetutën e Serbisë, ku thuhet se Kosova është pjesë e Serbisë.

“Çfarë nuk lejohet të thuhet në Kuvendin e Serbisë – është kjo”, tha Paunoviq, duke shtuar se ka bazë për arrestimin e Kamberit.

Sipas rregulloreve serbe, deputetët gëzojnë imunitet dhe nuk mund të ndiqen penalisht për shprehje të mendimeve apo votë të shprehur verbalisht apo me shkrim.

Shaip Kamberi tha për REL-in se e gjithë kjo ndodhi në prani të presidentit të Serbisë i cili nuk reagoi, dhe kryetarit të Kuvendit, i cili, siç tha Kamberi, obligohet sipas Rregullores së Punës dhe Ligjit për Kuvendit, të kërkojë nga deputetët që të mos përdorin metoda të tilla të frikësimit.

“Në këtë lloj mjedisi politik, është normale të presësh që dikush të shprehet se nuk është dakord me ju ose që ka mendim të ndryshëm politik. Mirëpo, siç ndodhi në Kuvend – një vend ku, të paktën formalisht, një deputeti i lejohet të shprehë lirshëm mendimin e tij, siç e parasheh Ligji për Kuvendin, sigurisht se nuk prisja që të shkonte kaq larg”, tha Kamberi.

“Pra, ky rast tregon se janë hequr maskat dhe se ata që kanë veshur kostumin demokratik po tregojnë se nuk kanë ndryshuar dhe se po mundohen të përdorin metodat e Millosheviçit, sidomos kur bëhet fjalë për shqiptarët. Për mendimin tim, kjo është e keqe për demokracinë, e keqe për vendin që synim primar të politikës së jashtme e ka afrimin me Bashkimin Evropian, pra anëtarësimin në bllok”, shtoi ai.

Kamberi tha se deklaratat e nënkryetares së Kuvendit serb i ka parë si “gjuhë të urrejtjes”, por shtoi se duke e ditur se cilës parti i përket ajo, ato kanë qenë të pritshme.

“Kjo mund të pritej nga Partia Socialiste, partia që ka përgjegjësinë më të madhe për të gjitha krimet që ndodhën në Ballkan dhe për gjithçka që ka ndodhur në Kosovë. Por, të thonë diçka të tillë në prani të presidentit të Republikës, vërtetë nuk e prisja”, theksoi ai.

Sipas Kamberit, baza e politikës që kërkon që Kosova t’i kthehet Serbisë, është synimi që kishte Milosheviçi, “që Kosova të jetë nën Serbi, por pa shqiptarë”.

Deputeti Kamberi tha se tani është koha që Kosova dhe Serbia të diskutojnë dhe të arrijnë një marrëveshje në përputhje me situatën reale.

“Unë kërkova që presidenti Vuçiç të marrë përgjegjësinë e një burrështetasi, të arrijë paqe me shqiptarët dhe të punojë për prosperitet në Ballkanin Perëndimor”, tha Kamberi.

Ai tha se nëse deklaratat e tij në Kuvend konsiderohen armiqësore ndaj shtetit të Serbisë, atëherë, sipas tij, shtrohet pyetja se cili është qëllimi që ai është pjesë e Kuvendit serb, institucion ku ndalohet shprehja e mendimit të lirë.

Edhe në të kaluarën Kamberi ka deklaruar se Kosova është shtet i pavarur dhe ka kërkuar që palët të arrijnë një marrëveshje dhe ai sërish theksoi se nuk do të tërhiqet nga këto qëndrime.

Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë dialog për normalizimin e raporteve me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Të dyja palët kanë dallime sa i përket përfundimit të këtij procesi. Kosova kërkon që dialogu të përmbyllet me një marrëveshje me njohje reciproke, ndërkaq Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi. Megjithatë, zyrtarët në Beograd nuk kanë treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë. /REL

Etiketa: ArrestimKosovaSerbiShaip Kamberi

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Gjermani/ Plagosen gjashtë shqiptarë të një familjeje, tre prej tyre fëmijë të mitur
Botë

Aksident i rëndë në Gjermani/ Plagosen gjashtë shqiptarë të një familjeje, tre prej tyre fëmijë të mitur

07:58 - 08/01/26
Kosova armatoset me sisteme moderne anti-tank nga Turqia
Breaking Views

Kosova armatoset me sisteme moderne anti-tank nga Turqia

22:25 - 06/01/26
Vjosa Osmani takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani
Kosovë & Rajon

Vjosa Osmani nën hetim për pasurinë? Vjen reagimi i presidencës: Mirëpresim çdo verifikim

11:01 - 06/01/26
Para
“Nuk e dimë kush e shpiku”, Gjermania përgënjeshtron dialogun Kosovë- Serbi

“Nuk e dimë kush e shpiku”, Gjermania përgënjeshtron dialogun Kosovë- Serbi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com