GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Të burgosurit do të lejohen të punojnë, ja sa do të jetë paga

21:40 - 13/10/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Të burgosurit do të lejohen të punojnë, ja sa do të jetë paga
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të gjithë personat të cilët vuajnë dënimin në burgjet e vendit tonë, por dëshirojnë të punësohen, duhet të paraqesin disa dokumente. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë përcaktuar dhe rregullat për punësimin e tyre, kushtet e punës, kohëzgjatjen dhe shpërblimin që do të përfitojnë. Ata mund të punësohen nga administrata e institucionit ku vuajnë dënimin, nga persona juridikë privat ose nëpërmjet vetëpunësimit. Një i dënuar ka të drejtë të punojë jashtë institucionit, vetëm në rast se ai ka njohuri ose aftësi teknike të veçanta dhe ruajtja ose zhvillimi i këtyre aftësive mund të kryhet vetëm nëpërmjet punësimit në një person juridik privat jashtë institucionit. Aplikanti për punë, duhet t’i paraqesë drejtorit të institucionit një sërë dokumentacionesh të nevojshme, në mënyrë që të procedohet me marrjen e punës. Për sa i përket pagës që duhet t’i ofrohet, në rast se i burgosuri punësohet nga një person juridik privat, paga nuk duhet të jetë më e ulët se ajo minimale në vend. Në rast të punësimit të të burgosurit me kohë të pjesshme, paga ose shpërblimi përcaktohet në kontratën individuale për orë pune ose sipas punës së kryer (pagë në njësi, në detyrë ose me komision), në varësi të llojit të punës, kushteve në të cilat kryhet dhe vështirësive të saj. Paga ose shpërblimi do të depozitohet në një llogari të posaçme, e cila administrohet nga vetë personi, por pas marrjes së pëlqimit nga institucioni.

Etiketa: BurgPUNESIMvendim

Lajme të lidhura

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji
Aktualitet

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise
Aktualitet

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

17:21 - 04/04/26
Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë
Aktualitet

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26
Para
Operohet ylli i Milanit, kuqezinjtë gjejnë zëvendësuesin, ishte pa skuadër

Operohet ylli i Milanit, kuqezinjtë gjejnë zëvendësuesin, ishte pa skuadër

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com