GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Të cen-shurruar 24 orë në 24, 7 ditë në 7!

10:09 - 08/06/22
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Distancohem si qytetar!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Artan Fuga

Si është e mundur ky terr i tmerrshëm informativ, kjo llahtari ku media priret të bëjë vetëm propagandë, mu në mes të një llollollolloje nga mëngjesi në darkë si diahre viçash?

Dha pastaj ankohen viçat se përse audiencat i braktisin! Nuk kanë fare çfarë na duan mo!

Po të ketë ndonjë për-puthu, a për-qafoju, a për-futu, poooooo!

U mbajt ai takimi për Open Ballkan!

E mirë! E pastaj?

Në mediat tona vetëm propagandë, ideologji, diahre llafesh kot, fjalish që copy paste kalojnë nga një televizion te tjetri, nga buzët e një spikereje te buzët e asaj tjetrës, nga një portal te tjetri!

Asgjë nuk kupton! Hiç!

Uaaa Lavrovi na paska thënë që sa keq që nuk aterroi në Beograd se do të kishte përshëndetur Open Ballkan. Tall prapanicën ai me Ballkanasit! Nga inati se bleu kot biletë avioni! Dolën analistët dhe menjëherë nxorrën përfundimin: Rrofsh Lavro se na e zbulove krimin!

Mirë mo mirë po e përshëndetën edhe nga Departamentit dhe nga BE!

A ka ndonjë rrush që na shpjegon çfarë bëhet? Nejse muhabet i gjatë i këtyre përshëndetjeve! Por, më raftë pika për analistat gjeopolitikë që na mbushin kokën me budallalliqe!

Analizojnë fjalë në vend të realitetit!

Propagandë, ideologji, metafizikë, hiç raportim në gazetari! Gazetarët e rinj dinë ta bëjnë për bukuri por nuk i lënë drejtuesit e mediave, pronarët jo e jo!

Ik ore ti! Do raportosh ti! Ku do t’i fusësh hundët moooooj?

Mblidhet serbi, shqiptari, maqedonci dhe thuhet se janë katër marrëveshje që kaluan për njehsim diplomash, jo reeeeeeee?, për heqja disa tarifash për mallra, mos reeeeeee?, si edhe për turizmin dhe kulturën, uaaaaaaaa, vërteeeeeeeet?

Kaq! Ikni o qytetarë, o publik, shkoni përmiruni tani! Ja ju informuam! Mos fusni hundët në Shkup se ja u fusim me shkop!

Shkop – shkup – shkup – shkop!

Kush të thotë se çfarë janë këto marrëveshje? Sa klauzola kanë? Sa janë në përputhje me marrëveshjet dhe standardet europiane? Për cfarë bëhet fjalë konkretisht? Lëre të botohen tekstet e tyre!!! Pse marrin specialistë të pavarur që të debatojnë për to? As bëhet fjalë!

Merren me budalliqe! Uaaaa, si mo do bëjnë dhe xhiro me varkë në liqenin e Pogradecit, më fal të Ohrit, të horrit? Jo reeeee? I paska dekoruar dhoma e tregtisë të maqedonisë tre drejtuesit, serbin, maqedoncin, shqiptarin, për Ballkanin e open? Uaaaaa, paska dekoruar veten për veten! Mirë mo, ndonjë peshk koran, a tarzan, të pjekur e tymosur mirë ashtu si dinë peshkatarët, nuk do hanë? Ndonjë supë peshku more aman!!!

Ore po opozita i ka kërkuar t’i lexojë këto marrëveshje, t’i debatojë, apo akoma merren të gjejnë një emër për t’ja propozuar zotit Rama për President pas katër vjetësh! O më raftë pika për opozitën në Kuvend!

Oiii, oii, të qara me llainga! E patë si ja futi doktori Metës! Jo mo, ashtu bëjnë kot se janë në aleancë! Tirr, shthurr, thurr, … llafe, pshurr!

Asnjë informacion. Se mos bëhet fjalë që mediat shqiptare të dërgojnë korrespondentë atje, ta mbulojnë live eventin që luan me fatet e Ballkanit dhe të Shqipërisë!!! Hiç o fare!

Kush ne mo, të biem në vendet e fundit për lirinë e medias? Media është e lirë mooooo! Ja ndiqeni: Si bëhet masturbimi me kokë dushi? Ja prova e lirisë!

Nëpër studio kemi muhabete të tjera! E pe atë nusen që e filmoi vjehrri pa sytjena! Ore, ishte gjetur një si kasetofon në Sazan që nuk dihet çfarë ishte! Hahahahaha! Për çfarë mund të ishte? Unë them ishte për të gjurmuar çifte në shkurret e Sazanit! Ej e morre vesh! Ca turistë turq që kaluan andej zbritën nga Jahti dhe u angazhuan për fiksje zjarresh! Jo reeeeeeee! Hallall, aferim! Jemi popull vëllezër!!! Ku e nënshkroi Meta në Stamboll atë heqjen e gradave të gjeneralmajorit – president? Ku? Në wc e stacionit të trenit? Në ashensor? O pika që më raftë? Ore një maqinë sekrete të mat shpejtësinë kur je me 2000 km në sekondë dhe të heq patentën!

Kurse një media botonte këshillat e mjekut për seksin në ujë, i kishte trajtuar të gjitha që nga si bëhet orgazma me kokën e dushit, deri seksi në lumenj tani në kohë vape!

Cfarë terri informativ i tmerrshëm! Cfarë shoqërie jemi bërë ku askush nga ne nuk di asgjë, asnjë fakt të rëndësishëm. Ku ka vetëm propagandë, deklarata, budallëqe.

Cfarë nevoje ka për censurë, ne jemi të gjithë të cen-shuruar . Tollovi llafosjesh, korr e mos lidh! Dhe të mendosh që i paguajmë mediat sa frëngu pulën! Thjesht që lidershipi i establishmentit të na hedhë trutë e gomarit!

 

Etiketa: kryesore2

Lajme të lidhura

Gazetari Hoxha: Kreu i organizatës krimininale në Shqipëri është Edi Rama
OP-ED

“Bozaxhiu” ynë vazhdo bërtit, por në fund do të përfundosh me pranga në duar

17:51 - 31/12/25
Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare
Breaking Views

Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare

20:10 - 29/12/25
Diella, krijesa që po përvëlon të atin
OP-ED

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

10:06 - 25/12/25
Para
Grabitja në Dubai e 2kg ar, kush është 51-vjeçari autor i vjedhjes që u arrestua dje në Kukës

Vidhet banesa në Memaliaj, 24-vjeçari denoncon në polici

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen
Botë

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen

23:11 - 15/01/26

«Presidenti nuk e ka ndryshuar mendimin». Ndërsa takimi mes Donald Trump dhe Maria Corina Machado-s ishte ende në zhvillim, zëdhënësja...

Lexo më shumë
Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

22:46 - 15/01/26
A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

21:48 - 15/01/26
Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

21:23 - 15/01/26
Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

21:15 - 15/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com