GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Të çmojnë aq sa e çmon shtëpinë dhe vëllazërinë tënde!

11:25 - 26/01/23
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëria ka arrit deri aty ku ka edhe më keq!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Nga Kim Mehmeti
Sikur të prodhonte grurë e grosh sa e një e dhjeta e asaj sa prodhon kanabis, Shqipëria do kishte bukë, si dhe për me bukë, për të gjithë banorët e saj dhe, nuk do kishte nevojë të importonte miell të prishur serb. Dhe duke e ditur se kanë ushqim sa për vetveten, banorët e saj më lehtë do e kuptonin pse kanë rënë në duart e regjimit të ‘Rilindjes’, pjesëtarët e të cilit, si të ishin hajdutë të mëhallës, dalin në mes të natës dhe e rrënojnë Tetarin e Kombëtarë. E që pastaj, në mes të ditës, të mbështesin projektet serbo-ruse, si ai i ‘Ballkanit të Hapur’ dhe mëmëdheun tonë ta shndërrojnë në kopsht të kanabisit e vetveten në kryekumbarë të bandave kriminele.
Sikur Kosova të kishte biblioteka sa një e qindta e numrit të ‘Garazheve’ ku fshehurazi bëjnë seks burrat e gratë e martuar që i tradhtojnë fëmijët dhe partnerët e vet bashkëshortor, atëherë ajo do e kuptonte pse realitetin e saj e përshkruajnë akademikët të cilët merren me ‘llafe’ grash dhe paaftësinë e vet e fshehin pas punimeve ‘shkencore’ për bartjen e shamisë?!
Sikur nëpër vendbanimet e shqiptarëve të Maqedonisë të kishte shkolla të pajisura përafërsisht aq saç janë të pajisur WC-të e kazinove dhe bastoreve të Tetovës, atëherë shqiptarët e këtij shtetit mbase më lehtë do e kuptonin se janë peng dhe argatë të drejtuesve të BDI-së të cilët. sa herë që thirren në vlerat e UÇK-së ia bëjnë me dije popullit se veprojnë sipas mendësisë leniniste të ‘armatës së kuqe’: ‘ne ju çliruam, ne do ju shkë….ejmë!’
Nëpër ‘Shqipëritë’ tona mungon shumëçka, por ka një pasuri të paimagjinueshme të cilën pasuri ua japim falas vendeve Perëndimore: të rinjtë të cilët nuk e braktisin vendlindjen gjithaq pse u mungon ushqim cilësor apo shtrat i butë, por pse prindërit e tyre i lanë në duar e hajdutëve të cilët nuk ua plaçkitën vetëm të sotmen. por ua harxhuan edhe të ardhmen!
Pra nëpër ‘Shqipëritë’ tona u rritën dhe rriten fëmijët e prindërve që nuk kishin as aq guxim qytetarë sa të pranonin hapur se nuk ishin vetëm politikanët ata që dështuan dhe u bënë hajdut, por edhe të gjithë ata që e vinin në gjumë popullin duke i ofruar grindje publike dhe spektakle ku promovohej shthurje dhe amoral. Me çka aq e trullosën popullin sa ai të harrojë se aty ku nuk ka moral e dinjitet, mos kërko shtëpiar që e dinë se çdokush të çmon vetëm aq sa t’i e çmon shtëpinë dhe vëllazërinë tënde .
Etiketa: Kim MehmetiOpinion

Lajme të lidhura

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…
OP-ED

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…

14:41 - 13/02/26
Para
Sulm me bombë nga ushtria izraelite,  vriten 9 palestinezë

Sulm me bombë nga ushtria izraelite, vriten 9 palestinezë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht
Aktualitet

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26

Një aksident fatal i mori jetën një fëmije 7-vjeçar që kërkonte lëmoshë në rrugët e Tiranës. Pas përplasjes nga një...

Lexo më shumë
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26
“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00

“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00

20:25 - 25/02/26
Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho

19:28 - 25/02/26
Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

18:13 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com