GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Të dyja palët pretendojnë…”/ Konflikti nuse-vjehrrë në Dimal, reagon policia

13:55 - 11/10/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Të dyja palët pretendojnë…”/ Konflikti nuse-vjehrrë në Dimal, reagon policia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas konfliktit të vazhdueshëm nuse-vjehrrë në Dimal, ka reaguar dhe policia.

Teksa 61-vjeçarja Marjana Cinari përfundoi në spitalin e Traumës me dëmtime të rënda, Ajo ka pretenduar se është dhunuar fizikisht nga Elena Çinari, e cila është njëkohësisht dhe bashkëshortja e djalit të saj.

Uniformat blu në njoftimin zyrtar bëjnë me dije se më datë 06.10.2022, rreth orës 08:30, është paraqitur në Stacionin e Policisë Dimal, shtetasja Marjana Çinari, e cila ka kërkuar nga punonjësit e Policisë që të largojnë nga banesa e përbashkët, bashkëshorten e djalit të saj. Në përmbushje të detyrave funksionale, efektivët e Stacionit të Policisë Dimal i kanë shpjeguar shtetases Marjana Çinari, se për përmbushjen e kësaj kërkese nuk mund të procedohej pa vendim gjykate. Gjithashtu, efektivët i kanë shpjeguar shtetases Marjana Çinari se për pretendimet që kishte, mund të depozitonte një kallëzim penal. Shtetasja Marjana Çinari nuk ka pranuar të depozitojë kallëzim dhe është larguar nga ambientet e Komisariatit.

Në vijim, po më datë 06.10.2022, rreth orës 13:45, kemi marrë njoftim se shtetaset Marjana Çinari dhe Elena Çinari janë konfliktuar me njëra-tjetrën. Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes dhe kanë gjetur në banesë shtetasen Marjana Çinari e cila ka pretenduar se është dhunuar fizikisht nga shtetasja Elena Çinari (bashkëshortja e djalit të saj) që nuk ndodhej në banesë në momentin e mbërritjes së shërbimeve.

Shtetasja Marjana Çinari, pas pretendimit se nuk ndihej mirë, është transportuar për në Spitalin Rajonal Berat, ku mjekët kanë deklaruar se kjo shtetase nuk ka shenja të dukshme dhune dhe për ekspertizë mjekësore më të specializuar, e kanë transportuar shtetasen Marjana Çinari për në Spitalin e Traumës Tiranë.

Në kuadër të veprimeve policore për këtë rast, specialistët e Hetimit të Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Dimal, shtetasen Elena Çinari, ndaj së cilës ka nisur procedimi për veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe është plotësuar nga SPZ-ja, Urdhri i Mbrojtjes së Menjëhershme, në favor të shtetases Marjana Çinari.

Më datë 07.10.2022, shërbimet e Policisë kanë administruar deklaratën e shtetases Elena Çinari , e cila ka pretenduar se për shkak të konfliktit me shtetasen Marjana Çinari (nëna e bashkëshortit të saj), është dhunuar psikologjikisht dhe është kanosur nga bashkëshorti i saj, shtetasi Elena Çinari. Për këto pretendime, shtetasja Elena Çinari nuk ka dashur të depozitojë një kallëzim penal. Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal, në përmbushje të plotë të detyrave funksionale, kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme me pjesëtarët e kësaj familjeje, me qëllim parandalimin e agravimit të konfliktit. Duke qenë se shtetasja Elena Çinari ka pretenduar sërish se është shqetësuar nga familjarë të shtetases Marjana Çinari, shtetasja Elena Çinari është akomoduar në Qendrën Sociale Poshnje, së bashku me dy fëmijët e saj të mitur.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat janë të angazhuara maksimalisht për t’u shërbyer qytetarëve dhe për të zbatuar me korrektësi ligjin.

Etiketa: dimalkonfliktnuse-vjehrre

Lajme të lidhura

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim
Aktualitet

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur
Aktualitet

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti
Aktualitet

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

16:37 - 03/04/26
Para
Do të mbështesë Ilir Alimehmetin për Bashkinë e Tiranës? Meta: Kjo çështje ka përfunduar

Do të mbështesë Ilir Alimehmetin për Bashkinë e Tiranës? Meta: Kjo çështje ka përfunduar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër
Breaking Views

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26

Bordi i Transparencës në datë 3 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit...

Lexo më shumë
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

16:37 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com