GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Të gjithë kundër, Rama s’tërhiqet: Amnistia fiskale të ishte bërë

10:45 - 18/12/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Të gjithë kundër, Rama s’tërhiqet: Amnistia fiskale të ishte bërë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më 18 dhjetor, në Ditën Kombëtare të Diasporës po zhvillohet mbledhja vjetore e Këshillit Koordinues të Diasporës. Të pranishëm janë kryeministri Edi Rama dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Teksa fliste për emigrantët që ndodhen jashtë Shqipërisë dhe sfidat me të cilat i duhen të përballen, kryeministri Rama shfrytëzoi momentin për të bërë të qartë se nuk është tërhequr nga propozimi për amnistinë fiskale.

Ndonëse një projekt ligj që ka shkaktuar mjaft debate dhe është kundërshtuar nga ndërkombëtarët, opozita apo ekspertë të ekonomisë se ligji në fakt do të shërbejë për të pastruar paratë e krimit të organizuar, Rama tha se amnistia fiskale duhet të ishte bërë më herët.

“Marrëdhënia mes Diasporës është dinamike, me probleme që asnjëherë nuk shterojnë sepse kohët ndryshojnë. Interesat dhe lidhjet mes vendit më dhe bijve të vetë të shpërndarë nëpër botë marrin trajta të ndryshme në funksion të kohës. Gjeneratat përballen me sfida të ndryshme. Bota transformohet. Nga ana tjetër është interesante që të shihet dhe të mos harrohet që kontributi i të ikurve në emigracion nga Shqipëria në 3 dekada është konstant në ekonominë tonë. Remitancat kanë shënuar rritje në raport me një periudhë të mëparshme. Kjo dëshmon për lidhjen mes njerëzve dhe familjen dhe rretheve familjare që ende është e fortë në rrethanat shqiptare. Kjo kërkon edhe adresimin që ne e kemi bërë me dije që se e kemi të gjithë dëshirën dhe vullnetin që është amnistia fiskale. 

Amnistia fiskale do të garantojë formalizimin e të gjitha të ardhurave nga puna e shqiptarëve në diasporë. Ekonomia informale nuk është një territor vetëm i vendeve në zhvillim si Shqipëria, por është një zonë që ekziston edhe në vendet e zhvilluara. Puna në të zezë, pagesat në Cash për punë të paregjistruara janë një konstante edhe në vendet e zhvilluara. Kemi arsye dhe raste për ta bërë më në fund këtë hap i cili ka qenë dashur të bëhet prej shumë kohësh”, tha Rama.

Etiketa: AmnistiaDiasporaeksperteKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
Para
Makina përplaset me pemën në Fier, i riu përfundon në spital

Makina përplaset me pemën në Fier, i riu përfundon në spital

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com