Biseda përmban disa postime në të cilat David Kozak, 24-vjeçari çek, i cili dyshohet se ka vrarë 14 persona në fakultetin e Filozofisë, shpjegon mjaft mirë qëllimet e tij.
Në postimet e tij, ai pretendon se është frymëzuar nga dy vrasësit e studentëve rusë.
David Kozak, 24 vjeç, është student çek në Universitetin e Karolinës në Pragë. Mirëpo, disa orë pas të shtënave, në lidhje me të kanë dalë edhe shumë detaje të tjera, të cilat ende janë duke u verifikuar, aq sa kanë bërë që autoritetet të dyshojnë se pas disa prej tyre mund të fshihen “trollë rusë” që do të thotë se ai mund të ketë pasur edhe lidhje me rusët, raporton La Repubblica.
Ndër informacionet më të përhapura është se Kozak mbante një ditar në Telegram dhe se aty shpjegoi se po planifikonte një vrasje masive. Ekzistenca e Telegram- fillimisht publik dhe papritmas privat disa orë pas tragjedisë – i lidhur me vrasësin u konfirmua nga burime të policisë çeke, të cilat folën për një veprim të paramenduar të frymëzuar nga ngjarje të ngjashme të ndodhura jashtë vendit.
“E urrej botën dhe do të doja të lija sa më shumë dhimbje”, është një nga postimet e bëra më 17 dhjetor. Megjithatë, lidhja e 24-vjeçarit me gjuhën ruse të cilën ai e përdor në të gjitha postimet e tij dhe duket se e di në mënyrë perfekte mbetet për t’u konfirmuar.
Biseda e tij me ndjekësit u postua më 9 dhjetor dhe të nesërmen u shfaqet si një tekst i gjatë në të cilin autori prezantohet dhe shpjegon qëllimet e tij.
“Emri im është David dhe dua të kryej vrasje masive në një shkollë dhe më pas ndoshta të bëj vetëvrasje. Alina Afanaskina më ndihmoi shumë. Gjithmonë kam dashur të vras, atëherë kur Ilnaz qëlloi kuptova se ishte më e leverdishme të bëhej një vrasje masive sesa vrasjet serike”.
Janë dy masakra që Kozak përmend si burim frymëzimi: e para në maj 2021, kur studenti 19-vjeçar Ilnaz Galjaviev vrau shtatë studentë të moshës 13 deri në 14 vjeç, një mësues dhe një punonjës të një instituti në Kazan, tjetra ndodhi në Bryansk më 7 dhjetor, kur studentja 14-vjeçare Alina Afanaskina hapi zjarr me pushkë gjuetie kundër shokëve të klasës, duke vrarë një, duke plagosur pesë dhe në fund duke u vetëvrarë.
Mbi të gjitha do të kishte qenë ky episodi i fundit që e shtyu Kozakun në veprim.
“Prita, duke ëndërruar, doja ta bëja për një kohë të gjatë, pastaj Alina erdhi për të më shpëtuar nga parajsa në kohën e duhur”.
Më 11 dhjetor ai shkroi: “Të gjithë më urrenin, më urrejnë dhe do të më urrejnë. Mos u shqetësoni, është e ndërsjellë”.
Më pas ai shton: “Do të fshij disa postime, ndonjëherë jam poshtë dhe shkruaj gjëra shumë personale, duke harruar se do të lexohen në të ardhmen”.
Të nesërmen ai komenton: “Është një ditë muti, është një jetë muti”; pastaj përsëri “po pi çaj dhe dua të qëlloj veten” dhe më 17 dhjetor ai kishte shkruar “të ndyrë bastardë”.
Mesazhi i fundit është i datës 19, ku thuhet: “Më kumbojnë veshët, më duken si xixëllonja të mallkuar, dua t’i shqyej veshët”.
Informacioni tjetër që qarkullon për Kozakun vjen nga bota universitare. Pas diplomimit për Studime Historike Evropiane, ai do të fitonte një diplomë master në histori, me fokus Poloninë.
Majin e kaluar ai fitoi çmimin Marian Szyjkoëski, dhënë nga Instituti polak në Pragë, për tezën e diplomës mbi “ngjarjet revolucionare të 1846 në Krakov dhe Galicinë Austriake”.
Më në fund, në rrjetet sociale, majin e kaluar, Fakulteti i Letërsisë dhe Filozofisë, i njëjti ku ndodhi tragjedia, uroi fituesin dhe publikoi një foto të djalit të quajtur David Kozak, i cili shihet i veshur me kostum dhe kravatë teksa merr çmimin fitued duke u ndjerë krenar për veten e tij.
Discussion about this post