GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Të gjithë vëllezër”, Reja rrëfen miqësoren e bamirësisë në Vatikan dhe takimin me Papën

12:17 - 30/11/21
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
“Të gjithë vëllezër”, Reja rrëfen miqësoren e bamirësisë në Vatikan dhe takimin me Papën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, ka marrë pjesë në një event të rëndësishëm me karakter bamirës të organizuar me iniciativën e Papa Françeskut dhe në kujdesin e Vatikanit dhe klubit të Lacios. Në qendrën sportive të Lacios, Formelo, është zhvilluar ndeshja “Të gjithë vëllezër” e ku përballë u vunë një përfaqësuese e Organizatës Botërore të Romëve (World Rom Organization), që kishte për trajnerin Mauricio Sarrin dhe përfaqësuesja e Vatikanit, që kishte për trajner pikërisht numrin 1 të stolit të Shqipërisë, Edoardo Reja. I pranishëm në këtë event ishte edhe trajneri i përgatitjes atletike të Kombëtares shqiptare, Luigi Febbrari.

Arbitër i ndeshjes ishte sulmuesi i mirënjohur i Lacios dhe Italisë, Çiro Imobile. Të dyja skuadrat, në vigjilje të sfidës, u pritën në një audiencë nga Papa Françesku në Vatikan së bashku edhe me një delegacion të Lacios të kryesuar nga presidenti Lotito dhe drejtori sportiv Igli Tare.

Qëllimi i kësaj miqësoreje ishte për të grumbulluar fonde për të mbështetur projektin “Një shkelm përjashtimit”, të promovuar nga dioqeza e Romës për të ndihmuar përfshirjen e romëve e të shtresave vulnerabël si edhe lufta kundër të gjitha formave të margjinalizimit apo diskriminimit.

Skuadra e Papës, që drejtohej nga Edy Reja, ishte e përbërë nga pjesëtarë të gardës zvicerane, nëpunës të Vatikanit, priftërinj, etj.

Në lidhje me këtë miqësore të veçantë, trajneri i Kombëtares shqiptare Edoardo Reja, ka rrëfyer për Fshf.org momentet më të veçanta, ndërsa është shprehur i nderuar për ftesën e bërë nga presidenti i Lacios, Lotito për të marrë pjesë dhe për të drejtuar ekipin e Vatikanit.

“Ishte një event i rëndësishëm. Mora një ftesë nga presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, i cili u tregua i gatshëm për të ngritur strukturën e nevojshme sportive dhe për të organizuar këtë miqësore. Sigurisht, e pranova ftesën dhe u ndjeva mirë që u ktheva për një vizitë në ish-klubin tim, sepse që pas largimit tim nga Lacio nuk kisha qenë më aty dhe ndeshje u zhvillua në Formelo, qendrën stërvitore të Lacios”, – tha Reja për Fshf.org, duke treguar më pas edhe një detaj interesant nga ndeshja, që ka emocionuar të gjithë.

“Një nga momentet më të bukura që më la mbresa ishte fakti se në ekipin tim unë kisha një djalosh me sindromën down, i cili shënoi dy gola. Festa e atij djaloshi pas golave ishte emocionuese, ai festonte me një entuziazëm dhe lumturi të paparë, ishte vërtetë një moment prekës dhe lumturie të madhe”, – thotë tekniku i përfaqësueses kuqezi, teksa zbulon edhe takimin me Papa Françeskun dhe qëllimin e këtij eventi.

“Papa Françesku e kishte kërkuar këtë ndeshje për t’i shprehur mirënjohjen edhe komunitetit rom, që është i margjinalizuar. Madje, kryetari i Shoqatës Botërore të Romëve ishte një kroat, të cilin unë e kam njohur gjatë eksperiencës sime te Hajduk Spliti dhe u ndjeva mirë që u takuam sërish dhe diskutuam për ato kohë. Momenti tjetër kulmor ishte audienca e Papa Françeskut. Në momentin e parë i thashë: “Kam përgjegjësi të madhe, sepse sot jam trajneri i skuadrës së Vatikanit. Shpresoj të bëjmë mirë”. Ndërsa ai mu përgjigj se përveç kësaj është një event i rëndësishëm për të promovuar aspektin human të komunitetit rom. Ishte e bukur të vizitoja Vatikanin, patëm mundësi të shikonim muzetë e Vatikanit dhe ishim gjithashtu të ftuar të drekë atje. Ishte një ditë e veçantë, edhe në aspektin kulturor. Sigurisht, për ne të krishterët, takimi me Papën është diçka e jashtëzakonshme. Ka qenë një aktivitet i veçantë që më ka lënë shumë mbresa dhe plot energji pozitive”, – deklaroi ndër të tjera Edoardo Reja.

Etiketa: ndeshjerejaVatikan

Lajme të lidhura

Portieri Kinsky në një natë makthi, del nga fusha me lot pas minutës së 17-të
Breaking Views

Portieri Kinsky në një natë makthi, del nga fusha me lot pas minutës së 17-të

08:00 - 11/03/26
Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham
Breaking Views

Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham

23:21 - 10/03/26
Gallatasaraj-Liverpool 1:0/ Një gol i anuluar me VAR për anglezët dhe lojë e luftuar fizikisht
Breaking Views

Gallatasaraj-Liverpool 1:0/ Një gol i anuluar me VAR për anglezët dhe lojë e luftuar fizikisht

21:15 - 10/03/26
Para
‘Allianz Arena’, pa tifozë për ndeshjen Bayern-Barça, ja pse

‘Allianz Arena’, pa tifozë për ndeshjen Bayern-Barça, ja pse

Discussion about this post

TË FUNDIT

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?
Aktualitet

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26

Prej vitesh, streha e kafshëve endacake e Bashkisë Tiranë është prezantuar si një nga “historitë e suksesit” të administratës lokale:...

Lexo më shumë
Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

18:05 - 11/03/26
Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

17:26 - 11/03/26
Çlirohen bastet sportive, gati aktet nënligjore të Qeverisë

Çlirohen bastet sportive, gati aktet nënligjore të Qeverisë

17:16 - 11/03/26
Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com