GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës, PDK dhe LDK refuzojnë pjesëmarrjen: Takimi antikushtetues

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosovë/ Ngërçi në Kuvend nuk zhbllokohet as pas përpjekjes së 15-të, seanca e radhës më 15 maj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndonëse të shtunën shpalli konstituimin e Kuvendit të Kosovës edhe pa u zgjedhur nënkryetari nga komuniteti serb, kryeparlamentari Dimal Basha ka thirrur mbajtjen e mbledhjes së Kryesisë të hënën pas mesdite.

“Takim konsultativ se si do ta vazhdojë punën Kuvendi i Kosovës,” thuhet tek pika e rendit të ditës sipas njoftimit të dërguar zyra e shtypit.

Në njoftim bëhet e ditur se në takim janë thirrur katër nënkryetarët e zgjedhur të parlamentit. Kryesia e re aktualisht përbëhet nga kryetari Dimal Basha dhe nënkryetarët Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilja Rexhepi.

Por Partitë që legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, PDK-ja dhe LDK-ja, thanë se nuk do të marrin pjesë në mbledhjen e së hënës, pasi Kuvendi nuk është konstituuar.

Sipas tyre u shkel Kushtetuta dhe Rregullorja e Punës së Kuvendit, e cila thekson se seanca konstituive konsiderohet e përfunduar me zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

“PDK e konsideron të pakuptimtë ftesën për takim të Kryesisë së Kuvendit që nuk është konstituuar dhe nuk merr pjesë në takime të tilla, të cilat i shërbejnë vetëm agjendave partiake e jo interesit të shteti,” thuhet në njoftimin e PDK-së.

Ndërsa, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se Basha ka konstatuar gabimisht se seanca është konstituuar, meqë Kushtetuta e thotë qartë që një gjë e tillë konsiderohet vetëm pasi të jenë zgjedhur të gjithë nënkryetarët.

“Nuk marrim pjesë në çmenduri të tilla,” u shpreh ai.

Kryeparlamentari Basha tha legjislatura e nëntë të organit ligjvënës të vendit konsiderohet e konstituuar, pasi anëtarë të partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, Lista Serbe dhe as kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, nuk arritën të marrin votat e nevojshme në raundet e treta të votimit që u mbajtën për ta.

Lajme të lidhura

“Nuk kemi kohë për të humbur”, Kurti pas takimit me presidenten e re: Kemi shumë sfida përpara
Kosovë & Rajon

“Nuk kemi kohë për të humbur”, Kurti pas takimit me presidenten e re: Kemi shumë sfida përpara

14:33 - 08/10/26
Presidentja e Kosovës/ Justina Shiroka Pula merr zyrtarisht detyrën
Aktualitet

Presidentja e Kosovës/ Justina Shiroka Pula merr zyrtarisht detyrën

16:24 - 07/10/26
Ambasadori i BE-së uron presidenten e re të Kosovës: Mbështetja jonë mbetet e palëkundur
Kosovë & Rajon

Ambasadori i BE-së uron presidenten e re të Kosovës: Mbështetja jonë mbetet e palëkundur

14:31 - 07/10/26
Para
Vrasja e Fatos Cenajt/ Prokuroria italiane: Ish-oficeri shqiptar u ekzekutua për hakmarrje

Vrasja e Fatos Cenajt/ Prokuroria italiane: Ish-oficeri shqiptar u ekzekutua për hakmarrje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shtypi zërat kritikë brenda PS për hartën e re territoriale, i paralajmëroi me përjashtim
Aktualitet

Rama shtypi zërat kritikë brenda PS për hartën e re territoriale, i paralajmëroi me përjashtim

14:49 - 09/10/26

Harta e re territoriale që parashikon shkrirjen 15 bashkive të vogla u miratua të enjten në mesnatë me 85 vota...

Lexo më shumë
20 vjedhje në Itali brenda pak muajve, policia arreston tre ‘skifterët’ shqiptarë

20 vjedhje në Itali brenda pak muajve, policia arreston tre ‘skifterët’ shqiptarë

14:36 - 09/10/26
Zbulohen dy mina antitank në Borsh, ndërhyjnë forcat xheniere

Zbulohen dy mina antitank në Borsh, ndërhyjnë forcat xheniere

14:25 - 09/10/26
Berisha kërkon lirinë, Gjykata Kushtetuese shtyn diskutimet për të enjten

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, çështja rikthehet në Gjykatën e Lartë

13:59 - 09/10/26
Miratimi i Reformës Territoriale, Berisha: Po mbledhim firma për referendum

Miratimi i Reformës Territoriale, Berisha: Po mbledhim firma për referendum

13:45 - 09/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com