GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Të heshturit që u japin kuptim vlerave njerëzore!

17:35 - 13/09/22
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
E sotmja e ndërtuar mbi të shkuarën e imagjinuar!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Kim Mehmeti

Ne, ‘zhurmaxhinjtë’ që jemi vetëshpallur si përfaqësues të mendimit kritikë shqiptar, kemi bërë një mëkat të pafalshëm: shoqëritë tona i kemi shpërfaqur si galeri ku nuk mund të shohësh asgjë tjetër përpos portreteve të shëmtuar të burrështetasve tanë të papërgjegjshëm, të pafytyrë dhe hajdutë. E në të vërtetë “Shqipëritë’ tona janë ‘kopshte’ me përplot vlera njerëzore, ku banon e njerëzishmja, ku nuk mungojnë personalitete që e kanë kuptuar se shkathtësia dhe mençuria pa mirësi e pa moral, nuk janë vlerë, por mallkim i rrezikshëm.

Pra nëpër ‘Shqipëritë’ tona ka plotë personalitete që heshtin jo pse nuk kanë çka të thonë, por pse e kanë kuptuar se sot është e rrezikshme dhe shumë e vështirë të mbetesh njeri, se në kohët e sotme asgjë nuk vlen e vërteta, se është e kotë të thuash se nëpër damarët e njerëzve të moralshëm e të ndjeshëm nuk rrjedh vetëm gjak, por edhe pikëllimi dhe d

hembja e gjithë të pikëlluarve dhe fatkëqijve të kësaj bote.

Dhe një ndër ata që e dinë sa e mundimshme është të mbetesh njeri, është edhe prozatori i mrekullueshëm nga Shkupi, Xhabir Ahmeti i cili dekada me radhë, çdo gjë të vlefshme që kishte, e ndau me të tjerët, duke mos e ndarë me askënd vetëm dhembjen që ia përcaktoi fati jetësorë. E të cilën dhembje e bashkëjeton me të bijën, me poeten më të mirë që ka shqiptaria – Lindita Ahmetin.

Edhe Kosova ka përplot njerëz të cilët me ‘heshtjen’ e vet u japin kuptim vlerave njerëzore. Siç janë për shembull akademikët Rexhep Ismajli dhe Eqrem Basha, të cilëve me asgjë nuk ua shton vlerën akademia, pora ata atë e bëjnë të jetë AKADEMI. Dhe që ia mbrojnë asaj dinjitetin edhe atëherë kur ka rrezik të bie në rrafshin e gazetarisë ditore dhe t’u shërbejë atyre që kur nuk kanë me këndë të grinden, qortohen edhe me shtyllat elektrike rrugëve të Prishtinës.

As Shqipërisë nuk i mungojnë ata që në heshtje, popullit të vet ia dhurojnë më të vlefshmen që kanë, siç janë për shembull romansieri i mrekullueshëm, Fatos Kongoli, tregimtari i pashoq, Lazër Stani, krijuesi e kritiku i veçantë letrat Agim Baçi…. Pra nuk i mungojnë ata që veprojnë në heshtje, duke lënë pas vetes vepra të çmuara, vepra që na e kumtojnë të vërtetën se jo fama e rrejshme dhe përfitimi material, por pikëllimi dhe dhembja njerëzore janë shpirti i kësaj bote.

Dhe falë njerëzve të kësaj ‘race’ në zhdukje dhe të rrezikuar nga ne ‘zhurmaxhinjtë’, është e mundur që edhe në këto kohë kur të gjithë flasin e askush nuk dëgjon, t’ia dalim ta kuptojmë se kjo botë nuk qëndron mbi shtyllat e llafazanisë së pavlerë, por mbi heshtjen e atyre që e dinë se në këtë planet asgjë nuk është e përhershme, përpos mbëmendjes së tokës se ku dhe çfarë duhet të mbijë mbi të. Si dhe me çka duhet të ushqehet dheu dhe, si t’i kalbë ata që kanë përfunduar në barkun e saj.

 

 

Etiketa: Heshturkuptimnjerezorevlerat

Lajme të lidhura

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Para
Ky është mesazhi që këshilltarët e Scholz dhe Macron i lanë Kurtit dhe Vuçiçit

Ky është mesazhi që këshilltarët e Scholz dhe Macron i lanë Kurtit dhe Vuçiçit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com