GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Të ka Lali xhan…”/ Arli i Tatimeve blen mobilje të personalizuara, 24 milionë lekë pa garë

16:26 - 18/04/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe e Tarifave Vendore Tiranë zhytet në luks. Për këtë ka menduar Lali Eri që i siguron komoditet punonjësve të

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe e Tarifave Vendore Tiranë zhytet në luks. Për këtë ka menduar Lali Eri që i siguron komoditet punonjësve të

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe e Tarifave Vendore Tiranë zhytet në luks. Për këtë ka menduar Lali Eri që i siguron komoditet punonjësve të Tatimeve, sidomos drejtorit Arli Naska. Mbi 24.8 milionë lekë do të harxhohen për “Blerje mobilje dhe orendi për zyra”.

Gara për këtë tender është hapur më datë 30 mars 2023, ndërsa fituesi është shpallur sot më 18 prill 2023. Nuk e kuptojmë se çfarë shqyrtimesh ka bërë komisioni i vlerësimit të ofertave këtë muaj, kur fituesi është shpallur pa garë fare.

Sipas dokumentit, për këtë tender ka paraqitur ofertë vetëm firma DROMEAS ALBANIA, në pronësi të Valendina Çamatit. Ajo ka foruar ta kryejë me 23 milionë lekë këtë shërbim, pra sa 90% e fondit limit.

Por, drejtori i Veliajt nuk ka parë fare nëse firma i plotëson kriteret, nuk ka parë as vlerën e lartë të ofertës, por shpejt e shpejt ka firmosur kontratën, duke shpallur fituesin në shkelje flagrante të ligjit.

Kështu 23 milionë lekë u morën nga xhepat e taksapaguesve kryeqytetas për t’i krijuar kushte drejtorit Naska

Karrige dhe tavolinë të personalizuar për shefin

Bashkia përveç se po shpenzon kaq shumë para për mobilie, por ka disa kërkesa të çuditshme për llojin dhe formën e orendive.

Ajo që na bie në sy është se kërkon tavolinë pune të personalizuar për titullarin e Tatimeve, Arli Naska. Me siguri i është mërzitur tavolina që kishte, ku ka firmosur porositë e Lali Erit. Motoja e punës së Tatimorëve të Tiranës është: mblidhja edhe qindarkën e fundit bizneseve të vogla dhe tolerancë për oligarkët e ndërtimit, se janë miqtë e Lali Erit!

Në dokumentet standarde të tenderit thuhet “Tavolinë titullari (Drejtori i Përgjithshëm), në formë “L” (1 copë”. Madje përcakton dhe ngjyrën si dhe të jetë mjaft rezistente.

Në fakt, në zyrën e shefit nuk do të jetë vetëm 1 tavolinë, por katër të tilla. Të cilat do të jenë në madhësi dhe forma të ndryshme.

 

Më tutje kërkohet  edhe karrige e posaçme për shefin e Drejtorisë së Tatimeve. Në dokument thuhet se karrigia duhet jetë në atë formë që t’i sigurojë rehati shefit, si dhe të ketë mundësi rregullimi për mbështetjes të shtyllës kurrizore. Ndërsa shefi paska kërkuar që karrigen ta ketë në ngjyrë kafe.

 

 

 

Madje shefi i Tatimeve ka kërkuar edhe një minibibliotekë në zyrën e tij. Veliaj po ia plotëson dëshirën. Ndërsa për punonjësit e tjerë, do të blihen nga një karrige dhe tavolinë e përbashkët të llojit të zakonshëm. Pas këtij tenderi, në kohën e lirë në zyrë, drejtor Arli mund të zhytet në karrigen rrotulluese dhe të këndojë “Të ka Lali xhan…”

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimArli naskakarrigemobilietatimettenderVeliaj

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Kompania telefonike hedh në treg kartën “eSIM”

Kompania telefonike hedh në treg kartën “eSIM”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria
Aktualitet

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26

Gjykata e Tiranës ditën e sotme ka rrëzuar masën e sigurimit të pezullimit nga detyra të kreut të IMT Tiranës...

Lexo më shumë
Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

13:41 - 02/04/26
Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

12:11 - 02/04/26
Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

12:02 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com